Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot rreth mesditës në magjistralen Prishtinë-Podujevë, në Lupç, ku tre persona kanë mbetur të lënduar.
Aksidenti ka ndodhur kur një kamion është ndeshur me një furgon.
Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00, tre persona kanë marrë lëndime dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, ka thënë Borovci.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident. /Telegrafi/