Author: almakos

Alsat 2019-04-07T08:16:54+02:00 Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sekerinska dhe shefi i shtabit të përgjithshëm Vasko Gjurçinovski do të marrin pjesë në Ditën e hapur të ushtrisë për qytetarë, organizuar me rastin e Javës së NATO-s, 70-vjetorin e themelimit të Aleancës dhe përparimin e Republikës së Maqedonisë Veriore drejt anëtarësimit në NATO. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-04-07T08:14:38+02:00 Një delegacion i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Veriore, i udhëhequr nga kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi, do të marrë pjesë në Asamblenë e 140-të të Unionit Ndërparlamentar në Doha. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-04-07T08:11:20+02:00 Dita Botërore e Shëndetit është një forum për informimin dhe diskutimin rreth shëndetit në botë. Ajo festohet çdo vit në 7 prill në 193 vende anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Caktimi i ditës Botërore të Shëndetit ishte një nga aktet e para zyrtare të OBSH-së. 7 prilli është dita e miratimit zyrtar të kushtetutës se OBSH-së, kështu që kjo ditë kujton pikërisht atë moment të rëndësishëm të jetës së OBSH-së. Që prej vitit 1950 Dita Botërore e Shëndetit i kushtohet një çështje të caktuar specifike që përbën shqetësim botëror. Мe rastin e 7 Prillit – Ditës Botërore…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-04-07T08:01:44+02:00 Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira mesatare, pasdite, kryesisht në pjesët perëndimore me reshje lokale të shiut dhe bubullima të rralla. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 3 deri 10 gradë, ndërsa e ditës prej 10 deri 21 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira mesatare, me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri 6 gradë, ndërsa e ditës do të ngritet deri 21 gradë. Të hënën, në disa vende priten…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-04-07T01:21:25+02:00 Aktorja dhe ish-kryetarja e komunës së Kisella Vodës, Biljana Beliçanec-Aleksiç, është gjetur e vdekur në një apartament në Shkup. Për momentin, nuk janë të njohura arsyet e vdekjes. Ministria e Punëve të Brendshme ka komfirmuar rastin për portalin Makfax. Policia po heton shkaqet e vdekjes. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-04-06T20:54:46+02:00 Terminet e futbollit me ministrat në Shkup mundë ti humbas, por vozitjen me motor ditën e diel, nuk e harron. Kryeministri Zoran Zaev tha se nuk ka shumë kohë të lirë për aktivitete sportive, por kohën e lirë mundohet ta shfrytëzoj në mënyrë maksimale për pasionin e tij. “Kam pak kohë, pavarësisht kësaj mundohem ta shfrytëzoj. Të dielën ngas motor, kurse të enjten luaj futboll me ministrat në Shkup, por nuk jam i rregullt. Shpresoj që në të ardhmen të kem më shumë kohë për sport, në mënyrë që të jem më i përgatitur për aktivitetet e përditshme…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-04-06T20:18:44+02:00 Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Jashtme Michael Roth ishte pjesë e delegacionit që shoqëroi presidentin gjerman, Frank-Walter Steinmeier, në vizitën e tij nga 4-5 Prill në Bullgari. Deutsche Welle: Zoti ministër Roth gjatë vizitës në Bullgari, presidenti gjerman përmendi disa herë angazhimin e Bullgarisë për Ballkanin Perëndimor. A mendoni ju se afrimi i Ballkanit Perëndimor me BE ka humbur dinamikën e vet si temë? Kemi nevojë për një impuls të ri? Michael Roth: Kam përshtypjen, si edhe më parë, se interesi strategjik i BE dhe shumë vendeve anëtare për Ballkanin Perëndimor ka rënë. Kjo është problematike dhe…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore në Mitrovicë i caktoi sot masën e arrestit prej një muaji të dyshuarit R.F., i cili një ditë më parë në rrethana ende të paqarta ka plagosur gruan e tij duke shtënë dy herë me pistoletë drejt saj. Mbi të dyshuarin rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasje e rëndë në tentative” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Gjykata vendosi për një muaj arrest pas kërkesës së Departamentit për Krime të Rënda pranë Prokurorisë Themelore të Mitrovicës.

Lexo më Shumë

Alsat 2019-04-06T16:30:32+02:00 Kandidatja për presidente e mbështetur nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska Davkova, ka vendosur lule në përmendoren e fëmijëve refugjatë nga Maqedonia e Egjeut. Siljanovska tha se si presidente do ti dëgjojë shoqatat e refugjatëve nga Maqedonia e Egjeut, të cilët nuk janë të sigurt nëse duhet të flasin si refugjatë ose si të përndjekur. Sipas saj pushteti nuk ka gjetur forcë që të flas për odisenë e Egjeut. [embedded content] Turpërohem, të gjithë duhet të turpërohemi për shkak se bëhet fjalë për njërën nga tragjeditë më të mëdha dhe më të rënda të maqedonasve. Më të drejtë, të pranishmit…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-04-06T16:23:48+02:00 Kandidatët për president vazhdojnë aktivitetet e tyre, për të fituar besimin e qytetarëve. Nga Dibra, kandidati për president Blerim Reka, I cili mbështetet nga ASH dhe Lëvizja BESA, ka deklaruar se për 20 vite, koncepti i shtetit e ka zbrazur çerekun e popullsisë. Sipas tij, ky koncept i shtetit për 20 vite të tjera do ta arrijnë qëllimin të cilin nuk e kanë arritur edhe ata më të këqijtë që kanë bërë eksperimente me egsodet shqiptare. Për këtë arsye Reka ka ftuar dibranët që të votojnë për të, pasi ata janë sovrani që vendos dhe që ka në…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-04-06T16:14:07+02:00 Ministria e Arsimit ka tërhequr vendimet e Komisionit të Shkallës së Dytë për kthimin e drejtorëve të shkarkuar të shkollave në Gostivar në vendet e tyre të punës. Vendimi vjen një ditë pasi Komuna e Gostivarit akuzoi dikasterin e Arsimit se vendimi i tillë është politik dhe madje skandaloz në kohën kur zhvillohet fushata zgjedhore. Ministria e Arsimit njoftoi sot se ka tërhequr vendimin pikërisht që të mos ndikojë në procesin zgjedhor. [embedded content] Kjo tërheqje e vendimeve nga MASH mbështetet mbi atë që procesi zgjedhor të zhvillohet në atmosferë të qetë dhe korrekte. Ky veprim i Ministrisë…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-04-06T15:59:37+02:00 Java e parë e fushatës presidenciale, sipas ekspertëve të komunikimit, në vend të kandidatëve, u rrëmbye nga partitë politike. Sipas Xhelal Nezirit edhe pse kandidatët shfaqen si mbipartiakë, pjesën më të madhe të fushatës ua harxhojnë partitë politike. Ndërsa Angellka Peeva Llaurençiq vlerëson se fushata është shumë e mbyllur dhe mungojnë përplasjet e argumenteve nga të tre kandidatët edhe për tema të tjera përveç çështjes së emrit. [embedded content] Kemi tre kandidatë të pavarur, prandaj mendoj se është absurde ose demaskuese vetë paraqitja e liderëve në podium dhe mbajtja e fjalimeve të gjata, apo edhe reklamimi i atyre…

Lexo më Shumë