Author: almakos

Një grua ka rënë prej katit të gjashtë në Ferizaj. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agim Gashi, ka thënë për Telegrafin, se viktima është dërguar në spital në Ferizaj me shenja jete. “Rreth orës 15:30 minuta në rrethana ende të panjohura një person i gjinisë femërore ka rënë prej katit të gjashtë. Është dërguar në spital në qendrën emergjente dhe tani ndihma e parë është duke u përgatitur që ta dërgoj në klinikë në Prishtinë”, ka thënë ai. Gashi ka theksuar se ende nuk dihet mosha dhe arsyet e këtij rasti. “Nuk dihet mosha, as arsyeja. Ajo që dihet është…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-04-25T15:47:33+02:00 Nxënësit më të mirë të drejtimeve profesionale morën diploma për njohuritë e arritura dhe praktikën e suksesshme gjatë katër viteve mësim. Zgjedhja e tyre u bë në kuadër të projektit “Lider I profesionit” përmes të cilit projekt dëshmohen aftësitë, vlerat dhe shkathtësitë e përfituara nga edukimi profesional. Ju kisha preferu gjithë nxënësve të zgjedhin një drejtim profesional. Në të ardhmen mund të gjejnë punë, sukses dhe gjithçka”-tha Ermira Murtezani, nxënëse në sh.m.q “Dimitar Vllahov” Jam lider I drejtimit juridiko-ekonomik dhe tregtar. I ftoj të gjithë semimaturantët të zgjedhin arsimin profesional sepse jan një hap përpara me drejtimin e…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-04-25T15:43:22+02:00 Ndryshime kadrovike pas zgjedhjeve. Pas paralajmërimit të kryeministrit Zaev, edhe zëvendëskryeministrja Radmilla Sheqerinska porositi disa funksionarë në pushtetin ekzekutiv se do të marrin një “fshesë” për shkak të mos përmbushjes së pritshmërisë së qytetarëve. Porosia është marrë dhe pikërisht për shkak të kësaj porosie do të bëjmë ndryshime kadrovike menjëherë pas zgjedhjeve, kur edhe ligjërisht kemi të drejtë ta bëjmë këtë. Megjithatë, siç u theksua sot, ekipi i parë do të vendoset nga Kryeministri, por nuk mendoj se ndryshimet kadrovike do të kufizohen vetëm sa i përket përbërjes qeveritare – deklaroi Radmila Sheqerinska, zëvendëskryeministre. Rikonstruktimi i Qeverisë që…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-04-25T15:37:50+02:00 Votimi i 27 prillit u anulua në vendvotimin 0816 në fshatin Zajaz të Kërçovës ku gjithsej kishte mbi 400 vota. Vendimin e mori Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve pas ankesave nga shtabi i kandidates Gordana Siljanovska Davkova kurse përveç tij, u anuluan edhe gjashtë vendvotime të tjera. Në Zajaz u konstatua se kutia e votimit kishte pesë vota më shumë se sa numri i personave të regjistruar se kanë votuar. Po aty, është i regjistruar për të votuar edhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti. Nga mbi 400 votat, mbi 380 ishin për kandidatin Stevo Pendarovski. Ankesa e shtabit të…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-04-25T15:31:29+02:00 Gjykatësi suprem Kiro Zdravev është kryetari i ri i Këshillit gjyqësor. Në frymën e zgjedhjeve presidenciale, anëtarët e këtij trupi votuan në mënyrë të fshehtë prapa kabinës, ndërsa fletëvotimet i vendosnin në kuti të zgjedhjeve. Pasi që përfundoi votimi dhe zgjedhja, Zdravev në deklaratën e parë në rolin e kryetarit të Këshillit gjyqësor, ishte i rezervuar lidhur me raportin e PSP-së se katër gjykatës – Jovo Vangellovski, Svetllana Kostova, Sofija Laliçiq dhe Aleksandra Zafirovska kanë punuar sipas diktatit politik. Nuk dha përgjigje konkrete se çfarë do të ndërmarrin. Paralajmëroi se në vjeshtë do të fillojnë t’i përpunojnë parashtresat…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-04-25T15:21:46+02:00 Drejtori i Durmo Turs, Durmish Beluli dhe shoferi që drejtonte autobusin ditën e aksidentit, janë lëshuar nga paraburgimi, në arrest shtëpiak. Vendimin e mori gjykatësi i procedurës paraprake me kërkesë të avokatit, i cili për arsye shëndetësore ka kërkuar lehtësim të masave të caktuara për klientët e tij. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Prokurorisë Themelore Publike të cilët kanë dorëzuar ankesë në Gjykatë, me çka kërkojnë që të dyshuarit për aksidentin në Llaskarcë, të kthehen në paraburgim. Nga Prokuroria për Televizionin Alsat thonë se gjykatësit të procedurës paraprake nuk i takon që të vendosë për masat e…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-04-25T15:19:59+02:00 Funksionarët për të cilët antikorupsioni kërkoi procedurë për kundërvajtje, aspak nuk u shqetësuan. Secili prej tyre i interpreton në mënyrën e vet gjetjet e theksuara dhe dyshimet e anëtarëve të anti-korrupsionit, për ndikim gjatë punësimit të të afërmve të tyre. Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dyshimet e Komisionit për ndikimin e tij në kompanitë e energjisë në vend i komenton si një mosinformim. Ai argumenton se me ligjin e ri të energjetikës, nga mesi i vitit të kaluar për kompanitë shtetërore energjetike, kompetente ishte ministria e transportit dhe jo ajo e ekonomisë. Fakti që motra e tij ka…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-04-25T15:03:33+02:00 Një person ka ngelur i vrarë në një përleshje me armë pasditen e sotme në fshatin Rahçe, mëson Alsat nga burime policore. Sipas informatave të para, drejt tashmë të ndjerit SH.XH (65), është shtënë nga një makinë në lëvizje e tipit Xhip, marka e të cilit ende nuk është bërë e ditur. Nga MPB ende nuk ka informata zyrtare për këtë rast. Së shpejti priten informacione të detajuara. Alsat Loading…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-04-25T14:55:41+02:00 Kompania farmaceutike “Alkaloid” sipas të dhënave të prezantuara për periudhën janar-mars 2019 ka shënuar rezultate pozitive në punë. Eksporti i konsoliduar ka shënuar rritje prej 23%, rritja e fitimit të konsoliduar neto prej 19%, investimet janë rritur për 194 milionë denarë ndërsa janë bërë edhe 55 punësime të reja. Në periudhën janar- mars, shitjet e përgjithshme të konsoliduara janë 2.833.475.867 denarë, që është për 15% më shumë krahasuar periudhën e njëjtë vitin e kaluar. Rritja më e lartë e shitjeve pjesërisht ka të bëjë me serializimin obligativ të produkteve për tregjet e BE-së, që filloi më 09.02.2019. Alsat…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-04-25T14:53:04+02:00 Para pak çastesh ka ndodhur një vrasje ne fshatin Rashce të komunës se Sarajit. ALSAT mëson se eshte vrare personi me Iniciale Sh. Xh. (Sheval Xhika) 65-66 vjeç. Në vendngjarje ka forca policore. Vrasja ka ndodhur ne hyrje te te fshatit, motivet nuk dihen. Jozyrtarisht behet fjale për gjakmarrje… ALSAT Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-04-25T13:35:22+02:00 Kryeministri Zoran Zaev,  vlerësoi vendimin e Komisioni për parandalimin e korrupsionit ku kërkohet të hapet procedurë kundërvajtëse kundër presidentit të shtetit, ministrit të ekonomisë dhe disa deputetëve të cilët kanë ndikuar në punësimin e të afërmve. Zaev tha se është i prerë dhe se tashmë ka dhënë urdhër që të gjithë personat të cilët janë të përfshirë dhe që janë punësuar nën ndikimin e zyrtarëve të qeverisë të shkarkohen menjëherë pas 5 majit. Ai gjithashtu theksoi se pret përgjegjësi politike nga zyrtarët e përfshirë në vendimin e Anti-korrupsionit. ALSAT [embedded content] Loading…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-04-25T13:30:29+02:00 Ngriten dy padi penale për shoferin kumanovar që vrau policin në detyrë gjithashtu i shqiptohet masë paraburgimi për 30 ditë MPB Kumanovë, ka ngritur padi penale kundër personit me iniciale S.J (40), nga fshati Pelincë, Komuna e Staro Nagoriçanit, për shkak të dyshimeve se ka kryer veprën penale “Vepër e rëndë kundër sigurisë së njerëzve në komunikacion” si dhe “mos dhënie e ndihmës, personit të lënduar në komunikacion”. Më 21.04.2019 në rrugën regjionale Kumanovë-Sveti Nikollë, makina e tipit Mercedes me regjistrim të Kumanovës, ka goditur 37 vjeçarin me iniciale V.C (punonjës policie) dhe A.M (25) (praktikant policie), të…

Lexo më Shumë