Alsat-M 2019-04-25T14:55:41+02:00
Kompania farmaceutike “Alkaloid” sipas të dhënave të prezantuara për periudhën janar-mars 2019 ka shënuar rezultate pozitive në punë. Eksporti i konsoliduar ka shënuar rritje prej 23%, rritja e fitimit të konsoliduar neto prej 19%, investimet janë rritur për 194 milionë denarë ndërsa janë bërë edhe 55 punësime të reja. Në periudhën janar- mars, shitjet e përgjithshme të konsoliduara janë 2.833.475.867 denarë, që është për 15% më shumë krahasuar periudhën e njëjtë vitin e kaluar. Rritja më e lartë e shitjeve pjesërisht ka të bëjë me serializimin obligativ të produkteve për tregjet e BE-së, që filloi më 09.02.2019.
Alsat
Loading…



