Alsat 2019-04-26T22:40:21+02:00 Gjatë intervistës në emisionin 360 gradë në Alsat, kreu i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela ka përmendur vendimin e KSHZ-së për anulimin e votimit në vendvotimin 0816, që njëherë është edhe vendvotimi i kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti. Sela thekson se me këtë Ahmeti ka marrë të drejtën që të bëjë të pavlefshme votat e Blerim Rekës. [embedded content] Loading…
Author: almakos
Gjashtë persona janë lënduar në një aksident trafiku i cili ka ndodhur sonte rreth orës 19:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë. Kështu ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. “Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar rreth orës 19:00 , aksidenti ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, segmenti rrugor në fshatin Pestovë. Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar gjashtë persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin e Vushtrrisë”, ka thënë Avni Zahiti për Telegrafin. Sipas zëdhënësit Zahiti, shkaktar i aksidentit konsiderohet të jetë mos-mbajtja…
Një punëtor 23-vjeçar ka rënë sot nga një ndërtesë derisa ishte duke punuar. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 16:00 kemi pranuar informacion se një person ka rënë nga një ndërtesë në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë , derisa ishte duke punuar”, ka thënë Ahmeti për Telegrafin. Zëdhënësja Ahmeti tha se personi i lënduar me inicialet M.M është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Ndërsa me rastin po merren njësitet policore nga stacionin qendra. /Telegrafi/
Alsat 2019-04-26T18:48:53+02:00 Një person është rrahur keq pas një zënke në qendrën tregtare “Çairçanka”, njofton Ministria e Brendshme. Nga Ministria e Brendshme, thonë se në orën 16:25 është raportuar se në spitalin e qytetit është pranuar i lënduari V.I. (21) nga Shkupi. Po punohet për zbardhjen e rastin. Sipas dëshmitarëve, incidenti ka ndodhur pas dite, ndërsa personat e përfshirë në zënkë ishin të armatosur, por nuk ka pasur të shtëna. Loading…
Alsat 2019-04-26T17:33:11+02:00 Policia në qytetin Pogradec të Shqipërisë e arrestoi një burrë 47-vjeçar pasi ka rrëmbyer një shtetas të Maqedonisë së Veriut për shkak të borxhit. Sipas kumtesës së policisë, pjesëtarët e Sektorit për krim në kuadër të stacionit policor në Pogradec, A.T. është arrestuar për shkak të ekzistimit të dyshimeve se e ka rrëmbyer shtetasin e Maqedonisë D.S. Shtetasi i Maqedonisë është rrëmbyer për shkak të një borxhi financiar të cilin e kishte pasur ndaj mikut të A.T. i cili ka garantuar se “do ta kryej punën”. Rasti është dorëzuar në procedurë të mëtejme në Prokurorinë për vepra të…
Alsat 2019-04-26T17:25:28+02:00 Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ka të ngjarë të sigurojnë rekomandimin pozitiv nga Komisioni Evropian për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit, tha komisionari për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, për DPA-në. Ai tha se “është i bindur” se Komisioni do ta lëshojë këtë rekomandim në fund të majit. Hahn lavdëroi në veçanti Maqedoninë e Veriut për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë. Shtetet e BE-së kanë rënë dakord në parim qershorin e kaluar, por fillimi formal i bisedimeve varet nga reformat e mëtejshme. Komisioni do të dalë me një përditësim rreth përpjekjeve për reforma pas zgjedhjeve për…
Alsat 2019-04-26T15:43:59+02:00 Festat që nga sot filluan ta zbrazin kryeqytetin. Shumë qytetarë për Pashkë dhe për 1 Maj udhëtuan jashtë Shkupit . Më mbresëlënëse janë rrugët gjysmë të zbrazëta dhe mungesa e kaosit në trafik. “Trafiku mendoj tani është në rregull sepse kur është ditë pune, është katastrofë”. Turistët e huaj këto ditë do të mund ta shohin Shkupin pa rrëmujën e zakonshme. “Ne mbërritëm dje dhe pati shumë rrëmujë. Sot rrugët janë boshe. Në Londër, festuam Pashkët javën e kaluar, kështu që tani do ti festojmë për herë të dytë. “ Udhëtimi në një destinacion të huaj për Pashkët,…
Alsat 2019-04-26T15:19:04+02:00 Gjykata Penale e Shkupit do të blejë makinë të re. Konkursi për blerjen e automobilit të ri tashmë është shpallur në Byronë e Furnizimeve Publike. Mjeti transportues do të blihet me procedurë më të thjeshtë të hapur ndërsa sipas ndryshimeve të Ligjit për Furnizime Publike, që hyri në fuqi nga fillimi i këtij muaji, gjykata nuk ka obligim që ta shpallë vlerën apo sa fonde planifikon të shpenzojë për automobilin e ri. Por, nëse shikohen karakteristikat e automobilit që e kanë përmendur, mund të thuhet se bëhet fjalë për mjet transportues që s’mund ta ketë qytetari mesatar. Kështu…
Alsat 2019-04-26T15:05:00+02:00 Edhe vaksinimi në teren do të pushoj gjatë ditëve të festave. Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Shkup Zllate Memedoviq njoftoi se gjatë ditës për vaksinim ishin të hapura dy pikat e vaksinimit, në Çair dhe Bit Pazar që pranuan për vaksinim vetëm në ndërrimin e parë. Përveç vikendit, vaksinimi nuk do të realizohet edhe të hënën për shkak të Festës së Pashkëve. Procesi në mënyrë të rregullt do të rikthehet të enjten më 2 Maj, në të gjitha institucionet shëndetësore. Mememdoviq nënvizoi se në poliklinikat Bit Pazar, Çair, Jane Sandanski dhe Bukuresht vaksinimi do zhvillohet në dy…
Alsat 2019-04-26T14:46:42+02:00 Rezultatet e rrethit të parë, arritja e censusit dhe nxitja e qytetarëve për të dalë për të votuar më 5 maj, janë në fokus së fushatës presidenciale në pesë ditët e para të rrethit të dytë. Kandidati i pushteti për president Stevo Pendarovski, në shfaqjet e para pas rrethit të parë duke kërkuar mbështetje nga qytetarët për siç tha konceptin euroatlantik, duke kundërshtuar konceptin e kundërkandidates Siljanovska. Koncepti i opozitës pengon kohezionin e brendshëm të shoqërisë sonë, nuk i trajton të gjitha komunitetet etnike si të barabarta, sjell prapambetje në aspektin ekonomik, na kthen në kohë konflikti dhe…
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.J.. Mbi të rëndojnë veprat penale “Kanosja”, “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja në Pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve”. Të pandehurit B.J iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji. Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
Alsat 2019-04-26T14:35:04+02:00 Kandidati i përbashkët i partive në pushtet për president, Stevo Pendarovski nga Qyteti i Velesit tha se me rrethimin e numrit tre, qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk do të turpërohen më nga presidenti i tyre. Pendarovski kërkoi mobilizimin e qytetarëve për të votuar në rrethin e dytë, me qëllim që të mos vijë përsëri në Vilën Vodno president i mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja. Qytetarëve të Velesit, Pendarovski u premtoi se do të ketë përmirësim edhe në ekonomi, ndërsa kjo gjë sipas tij do të arrihet duke përmirësuar ende më shumë marrëdhëniet me shtetet fqinje dhe shtet anëtare në…

