Alsat 2019-04-26T15:19:04+02:00
Gjykata Penale e Shkupit do të blejë makinë të re. Konkursi për blerjen e automobilit të ri tashmë është shpallur në Byronë e Furnizimeve Publike. Mjeti transportues do të blihet me procedurë më të thjeshtë të hapur ndërsa sipas ndryshimeve të Ligjit për Furnizime Publike, që hyri në fuqi nga fillimi i këtij muaji, gjykata nuk ka obligim që ta shpallë vlerën apo sa fonde planifikon të shpenzojë për automobilin e ri. Por, nëse shikohen karakteristikat e automobilit që e kanë përmendur, mund të thuhet se bëhet fjalë për mjet transportues që s’mund ta ketë qytetari mesatar. Kështu që, automobilin që do ta blejnë pritet të ketë motor dizel, me minimum 190 kuaj fuqi si dhe marsh automatik.
Byroja e Furnizimeve Publike
Sistem për frenim automatik në rast rreziku nga goditja frontale në shpejtësi të vogël
Kondicioner me rregullim automatik të temperaturës dhe mundësi për rregullim të temperaturës në ulëset e pasme
Sensor për shi
Penalja në këtë mënyrë vazhdon trendin e gjykatave që këtë vit vendosën që të blejnë automobila të ri. Përveç Gjykatës Penale të Shkupit, automobila do të blejnë Gjykata e Apelit dhe ajo Themelore në Manastir, Gjykata e Apelit në Shkup dhe Gostivar, Gjykata Administrative si dhe gjykatat themelore në Shtip dhe Veles. Për blerjen e automobilave të ri, sipas buxhetit të miratuar, gjykatat do të shpenzojnë prej 13 mijë deri në 27 mijë euro. Valën e blerjes së automobilave për gjykatat e dënoi SPOGJ. Kjo sindikatë kërkoi që fondet t’i ridestinojnë për pagesën e shtesave për policinë gjyqësore, rritjen e pagave për nëpunësit dhe uniforma të reja për policinë gjyqësore. Por, asnjë gjykatë nuk ka bërë ridestinim të parave, edhe pse SPOGJ paralajmëroi se gjykatat ballafaqohen me mungesa elementare.
Bojan Stojanovski
Loading…



