Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa efektivët e policisë kanë shoqëruar disa persona. Mes të shoqëruarve është edhe eksperti i IT-së dhe aktivisti Gent Progni.
Mësohet se disa protestues kanë qëlluar me vezë disa deputetë socialistë, të cilët ndodheshin në një kafe pranë parlamentit. Në momentin që ata kanë tentuar të dalin për të hyrë në parlament janë qëlluar me vezë.
Gazetari Ergys Gjençaj raporton se pati edhe konfrontime fizike nga ana e policisë, dhe një ndër protestuesit e shoqëruar ishte i gjakosur në hundë.


