Alsat-M 2019-04-25T13:20:16+02:00 Komisioni shtetëror zgjedhor ka vendosur që të anulojnë shtatë vendvotime pas rrethit të parë të votimeve për zgjedhjet presidenciale. Në seancën e sotme publike anëtarët e KSHZ-së kanë konstatuar anulim të procesit zgjedhor në dy vendvotime në Kavadar dhe nga një në Kumanovë, Ohër, në komunat e Shkupit një në Aerodrom dhe Qendër dhe një vendvotim në Kërçovë. Votimet janë anuluar përshkak se në kutitë e votimeve janë numëruar më shumë fleta nga sa ka pasur votues të regjistruar. Në këto vendvotime nuk do të rivotohet, sepse rezultati i këtyre vendvotimeve nuk do të ndikojë në rezultatin final.…
Author: almakos
Alsat 2019-04-25T12:34:57+02:00 Gazeta Zyrtare e RMV-së arsyeton shpalljen e vendimit gjyqësor për kryetarin e BFI-së, në të cilin thuhet se në vend të Sulejman Rexhepit kryetar emërohet Skender Buzaku. Në një bisedë telefonike, drejtori Gazetës Zyrtare, Martin Kostovski i pyetur për publikimin e vendimit të gjykatës pa respektuar afatin për ankimin e palës tjetër, na tha shkurt se institucioni i tij ka respektuar të gjitha procedurat, duke shtuar se pas vendimit mbi bazën e ankesës është i obliguar sërish ta publikoj të njëjtin. Adrian Kerimi Loading…
Alsat 2019-04-25T12:12:01+02:00 Deri më 30 qershor të këtij viti, “Furnizim me ngrohje Ballkan Energji” përsëri ofron mundësi për kyçje pa pagesë në sistemin për ngrohje qendrore. Aksioni, siç kumtoi kompania, do të zbatohet sipas parimit “i pari i ardhur i pari i shërbyer”, ndërsa do të vlejë për të gjithë konsumatorët e interesuar të cilët kanë mundësi teknike, por nuk janë kyçur në sistemin për energji të ngrohjes. Që ta përdorin mundësinë për kyçje pa pagesë, konsumatorët e interesuar duhet që sa më shpejtë, më së voni deri më 30 qershor, të dorëzojnë kërkesë me shkrim për kyçje në disa…
Alsat 2019-04-25T12:08:14+02:00 Nga nesër, 26 prill, deri të hënën, më 29 prill, vendet e parkimit të cilat udhëhiqen nga NP Parkingjet e Komunës Qendër do të jenë falas për të gjithë qytetarët, për shkak të festave të Pashkëve, njoftoi nga ndërmarrja. Tarifa e rregullt e parkimit do të vazhdojë nga dita e martë. Loading…
Alsat 2019-04-25T12:03:28+02:00 Sot N.P. Higjiena Komunale-Shkup aksionin “Bëhu pjesë e ardhmërisë së pastër” e shtriu edhe në Komunën e Sarajit. Këtij aksioni iu bashkëngjiten Komuna e Sarajit, Shoqata Kulturore Artistike “Drita e Dërvenit”, atletja e njohur nga Saraji, Drita Islami si dhe nxënësit e shkollës fillore dhe të mesme Saraj. Mesazhi i këtij aksioni ishte: “Ne dhe fëmijët tanë meritojmë një ambient më të pastër”. Loading…
Alsat 2019-04-25T11:55:54+02:00 Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sekerinska tha qeveria po i ndjek me kujdes zhvillimet në BFI, duke mos dashur të ndërhyjnë në çështjet fetare në vend. Ajo tha besimtarët dhe gjykatat kompetente duhet të vendosin për këtë çështje, dhe se duhet të hetohen akuzat për falsifikim të mundshëm të disa prej dokumenteve. [embedded content] Loading…
Alsat 2019-04-25T11:47:53+02:00 Anëtarët e Këshillit Gjyqësor njëzëri me 12 vota “pro” e zgjodhën gjykatësin kushtetues, Kiro Zdravev për kryetar të ri të Këshillit Gjyqësor, trup ky i cili emëron dhe shkarkon gjykatës. Propozimi për Zdravevin erdhi nga Sashko Georgiev, anëtar i Këshillit Gjyqësor. Mandati i kreut të ri këshillit në fjalë fillon më 27 prill. Zdravev do ta zëvendësoj kryetarin e deritanishëm Zoran Karaxhoski, të cilit nesër i skadon mandati, ndërkohë që këtë funksion e kreu për plotë 3 vjet. Loading…
Një person është arrestuar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën, keqpërdorim i pozitës zyrtare. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 13 mars, në Gjakovë. “Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur”, thuhet në raport. Ndërkaq, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Alsat 2019-04-25T11:36:56+02:00 Rreth 170 milionë fëmijë në të gjithë botën, nën moshën 10 vjeçare, janë të pambrojtur nga fruthi në një kohë kur sëmundja po njeh shpërthim. Mes tyre gjysmë milioni në Britaninë e Madhe dhe 2.5 milionë në SHBA. Më shumë se 21 milionë fëmijë në vit nuk vaksinohen për një nga organizmat më infektivë që ekzistojnë, thotë UNICEF. Mes vitit 2010 dhe 2017 rreth 169 milionë fëmijë e humbën të parën nga regjimi i rekomanduar prej dy dozash. Rastet e fruthit janë rritur me 300 për qind në tre muajt e parë të këtij viti, krahasuar me të…
Alsat 2019-04-25T11:17:19+02:00 Vendimi për ndërrime në ministrinë e ekologjisë është e drejtë e kryeministrit, kështu u shpreh zv. ministri i ekologjisë, Jani Makraduli. Ndërkohë edhe Radmilla Sheqerinska u shpreh se ndryshimet nuk do të ketë vetëm në kabinetin qeveritarë, që përfshin ministrat dhe zëvendësit e tyre, por ndryshime do të ketë edhe atje ku qytetarët nuk janë të kënaqur. Loading…
Alsat 2019-04-25T11:03:57+02:00 KSHZ-ja vendosi të anulojë votimin në dy vendvotime në Kavadar për shkak të mos-përputhjes së numrit të personave të regjistruar në listë se kanë votuar dhe fletëve të votimit në kuti. Bëhet fjalë për vendvotimet 0684/1 dhe vendvotimin 0682. Në vendvotimin 0684/1 ka pasur 368 persona të regjistruar që kanë votuar kurse janë konstatuar 369 fletëvotime. Anëtarët e Këshillit zgjedhor kanë konstatuar edhe vetë lëshimin dhe e kanë evidentuar në procesverbal. KSHZ-ja mori edhe vendim për shkarkimin e tyre. Në vendvotimin 0682 lëshimi është bëre nga vetë anëtarja e këshillit zgjedhor e cila menjëherë pas hapjes së vendvotimit…
Një femër (shtetase e Shqipërisë) është arrestuar pasi në kohën e vizitës në burgun e Dubravës ka tentuar që të fusë substancë të dyshuar narkotike me peshë 12.5 gramë tek një i burgosur. Siç thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 10:30, në Istog. Ndërkaq, me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

