Alsat 2019-04-25T12:03:28+02:00
Sot N.P. Higjiena Komunale-Shkup aksionin “Bëhu pjesë e ardhmërisë së pastër” e shtriu edhe në Komunën e Sarajit. Këtij aksioni iu bashkëngjiten Komuna e Sarajit, Shoqata Kulturore Artistike “Drita e Dërvenit”, atletja e njohur nga Saraji, Drita Islami si dhe nxënësit e shkollës fillore dhe të mesme Saraj. Mesazhi i këtij aksioni ishte: “Ne dhe fëmijët tanë meritojmë një ambient më të pastër”.
Loading…




