Alsat 2019-04-25T11:47:53+02:00
Anëtarët e Këshillit Gjyqësor njëzëri me 12 vota “pro” e zgjodhën gjykatësin kushtetues, Kiro Zdravev për kryetar të ri të Këshillit Gjyqësor, trup ky i cili emëron dhe shkarkon gjykatës.
Propozimi për Zdravevin erdhi nga Sashko Georgiev, anëtar i Këshillit Gjyqësor. Mandati i kreut të ri këshillit në fjalë fillon më 27 prill. Zdravev do ta zëvendësoj kryetarin e deritanishëm Zoran Karaxhoski, të cilit nesër i skadon mandati, ndërkohë që këtë funksion e kreu për plotë 3 vjet.
Loading…



