Alsat-M 2019-04-25T13:20:16+02:00
Komisioni shtetëror zgjedhor ka vendosur që të anulojnë shtatë vendvotime pas rrethit të parë të votimeve për zgjedhjet presidenciale. Në seancën e sotme publike anëtarët e KSHZ-së kanë konstatuar anulim të procesit zgjedhor në dy vendvotime në Kavadar dhe nga një në Kumanovë, Ohër, në komunat e Shkupit një në Aerodrom dhe Qendër dhe një vendvotim në Kërçovë. Votimet janë anuluar përshkak se në kutitë e votimeve janë numëruar më shumë fleta nga sa ka pasur votues të regjistruar.
Në këto vendvotime nuk do të rivotohet, sepse rezultati i këtyre vendvotimeve nuk do të ndikojë në rezultatin final. Pas rrethit të parë të zgjedhjeve janë dorëzuar katërmbëdhjetë ankimime, të gjitha nga shtabi i kandidatit presidencial Gordana Siljanovska-Davkova.
Loading…


