Author: almakos

Alsat 2019-05-05T16:04:12+02:00 Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut, të dy kandidatët për presidentë Stevo Pendarovski, i mbështetur nga partitë e koalicionit qeveritar dhe Gordana Siljanovska Davkova, e mbështetur nga opozita maqedonase u kanë bërë thirrje qytetarëve për dalje më të madhe në votime. Pendarovski dhe Siljanovska u përpoqën në prag të ditës së sotme të votimit, që të bëjnë për vete votuesit e Blerim Rekës, i cili kishte rreth 80 mijë vota në raundin e parë. Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, vëmendja është drejtuar te dy partitë shqiptare në opozitë Aleanca për Shqiptarët…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-05T15:56:40+02:00 Komisioni Shtetëror Zgjedhor informon se në zgjedhjet lokale në rrethin e dytë deri në ora 15:00 në komunën e Novo Sellës kanë dalë gjithsej 3.339 qytetarë ose 33.78 për qind, ndërsa në komunën e Ohrit kanë votuar 18.347 votues ose 35.10 për qind. Në komunën e Ohrit të drejtën e votës mund ta ushtrojnë gjithsej 52.303 qytetarë të regjistruar kurse në Novo Sellë 11.365 qytetarë. [embedded content] Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-05T14:37:20+02:00 Në komunën e Haraçinës ka fluks më të madh votuesish në krahasim me orët e paradites. Ndërkohë që për rreth 3 % është më i madh numri i votuesve që kanë votuar deri në këtë orë në krahasim me rrethin e parë të zgjedhjeve. [embedded content] Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-05T14:29:58+02:00 Votimi në komunën e Qendrës zhvillohet në mënyrë të qetë dhe demokratike. Ndryshe nga orët e para të mëngjesit, tani ka rritje të numrit të votuesve, madje numri është më i lartë në krahasim me rrethin e parë zgjedhor. [embedded content] Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-05T14:03:18+02:00 Komisioni Shtetëror Zgjedhor informon se jehona e votuesve për zgjedhjet lokale në rrethin e dytë në komunën e Novo Sellës është 24.14 për qind, ndërsa në komunën e Ohrit 21.91 për qind. Në komunën e Ohrit të drejtën e votës mund ta ushtrojnë gjithsej 52.303 qytetarë  të regjistruar kurse në Novo Sellë  11.365 qytetarë. [embedded content] Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-05T13:48:13+02:00 Në Haraçinë rritet frekuentimi i votuesve. Në rrethin e parë deri në ora 13.00 ka pas dalje të rreth 9%, ndërsa në rrethin e dytë, sipas të dhënave të KKZ, dalja arrin rreth 13%. Përkthyer në votues, në rrethin e dytë deri më ora 13.00 ka dalje prej mbi 360 votues më tepër. Ndërkohë vërehet edhe fluks më i madh i qytetarëve nëpër vendvotime, posaçërisht në vendbanimin e Haraçinës. Loading…

Lexo më Shumë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një pompë të derivateve në Gjilan. Rastin e ka raportuar një person, i cili ka thënë se derisa ishte në vendin e tij të punës kanë hyrë dy të dyshuar, të maskuar dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur rreth 300 euro. Nuk raportohet për të lënduar./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Jehona e votuesve deri në ora 13:00 sipas KSHZ-së arriti në 20.73 për qind. Numër më i madh i qytetarëve të drejtën e tyre të votës e kanë realizuar në Komunën e Berovës,  Gjevgjelisë, Kratovës, Kriva Pallankës, Prilepit   dhe kështu me radhë. Ndërsa jehonë më e ulët është regjistruar në Komunën e Bërvenicës, Vrapçishtës dhe Zhelinës. https://www.facebook.com/AlsatMTelevision/videos/589418408245937/

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-05T13:17:48+02:00 Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë votimit të sotëm në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, deri në orën 12 nuk ka regjistruar asnjë shkelje të rendit dhe qetësisë publike.Votimi zhvillohet në mënyrë paqësore dhe pa probleme, tha zëdhënësi i MPB-së Toni Angelovski në konferencën e sotme për shtyp. MPB apelon tek qytetarët, që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votimit në mënyrë paqësore dhe dinjitoze. “Çdo përpjekje për prishjen e procesin zgjedhor do të sanksionohet pa kompromis”- tha Angelovski. [embedded content] Loading…

Lexo më Shumë