Author: almakos

Alsat 2019-05-05T10:40:29+02:00 Deri në ora 10:00 sipas të dhënave të KSHZ-së të drejtën e tyre të votës e kanë shfrytëzuar 6.31 për qind. Jehonë më e madhe e votuesve shtë regjistruar në Komunën e Kriva Pallankës derisa jehonë më e ulët e votuesve është regjistruar në Komunën e Vrapçishtit. Drejtpërdrejt nga KSHZ-ja Publiée par Alsat sur Dimanche 5 mai 2019 Loading…

Lexo më Shumë

Edhe qytetarët e Kumanovës kanë dalë të votojnë që në orën 7:00 të mëngjesit. Raportohet për dalje të ulët, proces të qetë dhe korrekt dhe asnjë parregullsi të shënuar deri tani. The post Kumanovë, procesi i votimit zhvillohet korrekt (video) appeared first on ALSAT-M.

Lexo më Shumë

Pa pengesa të paktën deri më tani procesi i votimit zhvillohet edhe në Komunën Qendër. Në rrethin e parë të zgjedhjeve në këtë komunë kishte pjesëmarrje të lartë që në orët e para të mëngjesit. The post Qendër, votimi zhvillohet pa pengesa (video) appeared first on ALSAT-M.

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-05-05T09:27:48+02:00 Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut i Republikës së Maqedonisë së Veriut kumtoi se zyra e tyre sot do të hapet gjatë tërë ditës që t’u mundësojë qytetarëve të paraqesin lëndim të së drejtës zgjedhore gjatë Zgjedhjeve presidenciale. “Komiteti i inkurajon të gjithë qytetarët të cilët vlerësojnë se e drejta e tyre zgjedhore është lënduar, ta paraqesin rastin në zyren e Komitetit, e cila gjendet në rr. “Naum Naumovski Borçe” nr. 83 në Shkup. Nëse qytetarët nuk kanë mundësi të vijnë deri te hapësirat tona, rastet e shkeljes të së drejtës zgjedhore mund t’i paraqesin edhe…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-05T09:23:54+02:00 Në komunën e Strugës të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë, në orën 7 të mëngjesit, konfirmoi kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor Bledar Ziba.“Të gjitha vendvotimet ishin hapur me kohë, pa kurrfarë problemesh. Votimi po zhvillohet normalisht”, deklaroi Ziba për MIA-n. Struganët të drejtën e votës në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale do ta realizojnë në 101 vendvotime. Në Listën zgjedhore në këtë komunë janë regjistruar 60.459 persona. Të drejtën e votës dje e realizuan 62 të moshuar, të sëmurë dhe 19 të burgosur të cilët gjenden në burg në Burgun e Strugës.Në tre vendvotimet zgjedhore në…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-05-05T08:26:13+02:00 Kreu i Kishës Katolike, papa Françesku sot do të udhëtojë për Sofje me çka zyrtarisht e fillon vizitën e tij treditore Apostolike në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut. Papa paradite do të pritet zyrtarisht në aeroportin e Sofjes, ku do të ketë takim me kryeministrin bullgar Bojko Borisov. Nga aeroporti do të niset drejtë pallatit presidencial në Sofje para të cilit do të mbahet ceremonia e pritjes, pas çka ai do të ketë takim protokollar me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev. Pas bisedimeve të dy shefave të shteteve, papa Françesku do të ketë takim me përfaqësues të autoriteteve,…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-05-05T08:21:55+02:00 Sipas Komisionit Komunal Zgjedhur, të gjitha 115 vendvotimet në Komunën  e Kërçovës janë hapur në kohë, ndërsa votimi zhvillohet pa pengesa dhe pa probleme. Siç sqaroi Antigona Sefere, kryetare e KKZ-së, në listën e vetme zgjedhore në Komunën e Kërçovës për zgjedhjen e presidentit në rrethin e dytë janë regjistruar 50.351 votues. Seferi shtoi se në Kërçovë të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 92 persona të sëmurë nga gjithsej 97 aq sa ishin të paraqitur për votim në kushte vendore për president të shtetit në territorin e tërë komunës. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-05-05T08:19:46+02:00 Trupi koordinativ për organizimin e vizitës së papa Françeskut në Republikën e Maqedonisë së Veriut informoi se kanë mbetur një numër i vogël i biletave falas për pjesëmarrje në ngjarjen qendrore të vizitës së tij – liturgjia që do të mbahet të martën në sheshin “Maqedonia” në Shkup. Të gjithë qytetarët e interesuar të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në këtë ngjarje historike publike mund të marrin bileta falas edhe sot, prej orës 12 deri në ora 17:30, në stendën promovuese para Shtëpisë-përmendore të Nënës Terezë në rrugën “Maqedonia” në Shkup. Loading…

Lexo më Shumë