Author: almakos

Alsat 2019-05-04T14:09:30+02:00 Nga MPB njoftojnë se më 4 maj 2019, në orën 01:30 të mëngjesit, në Stacionin Policor të Krushevës nga ana e Ndihmës së Shpejtë është raportuar se në shtëpinë e personit N.P. (29) pas ndihmës nga ekipi i Emergjencës ka lindur një foshnje, e cila për një kohë të shkurtër ka ndërruar jetë. Prokuroria Publik ka inspektuar vendin e ngjarjes kurse trupi i pajetë është dorëzuar për autopsi. Nga MPB njoftojnë se po punohet për zbardhjen e plot të rastit. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-04T13:56:09+02:00 Në datën 03.05. 2019, rreth orës 15:00, është raportuar se në kazermën Ilinden, efektivi i policisë Z.M. (26) gjatë parapërgatitjes së armës ka qëlluar kolegun e tij C. A. (27) në pjesën e sipërme të këbmës së majtë, I plagosuri është transferuar në Klinikën “Nënë Tereza”. Policia po punon në zbardhjen e rastit. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-04T13:24:52+02:00 Mandati i dytë i presidentit Gjorge Ivanov i përfundon më 12 maj. Momentalisht ai nuk e informon opinionin ku do ta vazhdojë karrierën profesionale. Kabineti i tij është integruar në Shërbimin për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta (SHPPP), sa arrin buxheti vjetor për ish-presidentin e shtetit. Sipas Ligjit për të drejtat e presidentit dhe familjes së tij pas ndërprerjes së funksionit, ai ka të drejtë të pensionit vlera e së cilës është e barabartë me vlerën e pagës që e merr presidenti i shtetit, ka të drejtën e hapësirës për zyrë dhe më së shumti tre bashkëpunëtorë.…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-04T12:57:34+02:00 Maqedonia e Veriut do të jetë vendi i 42-të që do ta vizitojë papa Françesko nga vendosja e tij si kreu i Kishës katolike romake në vitin 2013. Papa duhet të arrijë për vizitë apostolike në vend me 7 maj, ndërsa paraprakisht do ta vizitojë Bullgarinë. Papa deri tani ka pasur 29 udhëtime apostolike jashtë Vatikanit të cilat përfshijnë vende ku jetojnë katolikët romakë, por edhe shtete në të cilat shumicën e përbëjnë besimtarët protestant, myslimanë dhe ortodoks, si dhe pjesëtarë të religjioneve tjera. Vendin e parë që e vizitoi prejse e trashëgoi papën Benedikti i XVI në…

Lexo më Shumë

Një person është arrestuar pasi ka therrë me thikë një person tjetër i cili ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka marrë tretman mjekësor në QKUK. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 17:34 në rrugën “Skenderbeu”, në Lipjan. Siç thuhet në raport, me aktvendim  të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-04T11:59:17+02:00 Në komunën e Dibrës dhe Qendrën e Zhupës të drejtën e tyre të votimit sot duhet ta realizojnë 36 të sëmurë dhe persona të pafuqishëm. Sipas kryetares së Komisionit zgjedhor komunal, Elmira Bakalli, në komunën e Dibrës do të votojnë 33 persona. “Në shtëpitë e tyre sot të drejtën e tyre të votimit duhet ta realizojnë 36 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm. Ai është numër identik sikur në rrethin e parë, kur të drejtën e tyre e shfrytëzuan 30 persona. Për rrethin e dytë, nuk kemi pasur të paraqitur të ri”, thotë Bakalli. Tha se nesër në…

Lexo më Shumë

Një person është arrestuar pasi ka sulmuar me boks të hekurit një person tjetër, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 17:00 në rrugën “Skenderbeu”, në Kaçanik. Sipas raportit të policisë, viktima ka marrë tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me aktvendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-04T11:21:06+02:00 Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi dërgoi urim deri te pjesëtarë të konfesionit islam respektivisht deri te të gjithë që fillojnë agjërimin në muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin në të cilin praktikohet agjërimi, lutja, ndarja e ushqimit dhe fjala e bukur. “Fryma e këtij muaji me gjithë solidaritetin e vet le të jetë mysafir i dashur në çdo shtëpi, le ti fisnikërojë zemrat me mendime të mira të respektit dhe dashurisë ndaj të afërmve dhe ndaj të gjithë njerëzve, të njohur dhe të panjohur. Për arsye se, nuk guxojmë të harrojmë se të gjithë…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-04T10:37:50+02:00 Më 03.05.2019, në ora 12:00 në Gostivar, në rrugën “Goce Dellçev”, policët nga stacioni i policisë së Gostivarit kanë privuar nga liria personin L.F. (32) nga Gostivari. Policia gjatë kontrollit kishte gjetur qese me hashash. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-04T10:23:09+02:00 Zgjedhjet presidenciale në vend do t’i ndjekin 3.381 vëzhgues të vendit dhe 520 vëzhgues të huaj, si dhe 289 përkthyes dhe 60 gazetarë të huaj të akredituar nga KSHZ-ja. Nga vëzhguesit e vendit numër më të madh kanë MOST, pastaj Shoqata për Promovimin e Vlerave Humane dhe Integrimit Rinor MAK-SONCE Shkup dhe Shoqata e Qytetarëve për Zhvillimin dhe Promovimin e Turizmit, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe të Drejtat e Njeriut AKSIOS 2017 Shkup. Vëzhguesit e huaj, më të shumtë janë nga Misioni i OSBE / ODIHR 195, pastaj Kongresin Botëror Maqedonas Shkup, Ambasada e SHBA-së, Delegacioni i BE-së, Delegacioni…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-04T10:19:35+02:00 Në zyrën e Avokatit të Popullit sot në ditën e mbajtjes të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale 2019 dhe zgjedhjet e parakohshme për kryetar të komunave Ohër dhe Novo Sellë në periudhën nga ora 07:00 deri në orën 19:00 do të funksionojë linja telefonike falas: 0800-54321, në të cilën qytetarët do të mund të paraqesin çfarëdo lloj shkelje të së drejtës së votimit. Të hapura për qytetarët do të jenë të gjitha shtatë zyrat e Avokatit të Popullit në: Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe në Shtip, me qëllim që t’u ndihmohet në realizimin dhe mbrojtjen…

Lexo më Shumë

Një rrahje në mes disa personave ka ndodhur mbrëmë në Gjilan, ku si pasojë janë lënduar katër persona. Sipas Policisë, lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, pasi që të njëjtit me mjete të forta kishin sulmuar katër viktima meshkuj të cilët kanë pësuar lëndime trupore. Viktimat kanë marrë tretman mjekësor. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Telegrafi/

Lexo më Shumë