Author: almakos

Një person është therur me thikë rreth orës 19:20 minuta në Suharekë. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ka thënë për Telegrafin se personi është jashtë rrezikut për jetë. Ai ka theksuar se janë dy të dyshuar janë identifikuar nga policia lidhur me këtë rast. “Rreth orës 19:20 ka ndodhur një therje me thikë afër marketit ‘Viva Fresh’ në Suharekë. Kemi një person të lënduar. Viktimës fillimisht i është dhënë ndihma në Qendrën e mjekësisë familjare në Suharekë, pastaj është dërguar në spitalin rajonal, dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile, jashtë rrezikut. Dy persona të…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-03T19:44:02+02:00 Vetëm dy ditë na ndajnë nga rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale. President do të zgjidhet kandidati i cili do të fiton shumicën e votave, nëse në vendvotime dalin mbi 40 për qind e votuesve të regjistruar, përkatësisht 723.253 votues. Pjesëmarrja në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale ishte 41.8 për qind. Në rast se nuk arrihet censusi në rrethin e dytë, si ushtrues i detyrës president i shtetit do të jetë kryetari aktual i Kuvendit, i cili do të duhet t’i përmbushë me kapacitet të plotë të gjitha detyrimet e presidentit. Në Republikën e Maqedonisë së Veriut…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-03T18:56:51+02:00 Këshilli gjyqësor sot pasdite në seancë të mbyllur urgjente solli vendim t’i merret imuniteti një gjykatësi nga Gjykata Administrative për shkak se ndaj tij është hapur procedurë penale. Në seancë është sjellë edhe vendim me të cilën nuk i është miratuar kërkesa për përcaktimin e masës paraburgim për gjykatësin, i cili dyshohet për keqpërdorim në një lëndë për denacionalizim. Gjykatësi i është referuar të drejtës së imunitetit gjyqësor pasi Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion kërkoi nga gjykatësi në procedurë paraprake t’i caktojë masën paraburgim, informuan nga Gjykata Penale. “Deri te gjykatësi në procedurë paraprake pranë Gjykatës…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-03T18:52:30+02:00 Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, në tubimin e fundit të zgjedhjeve presidenciale të Bashkimit Demokratik për Integrim para të pranishmëve i mohoi spekulimet se mosshfaqja e tij gjatë fushatës zgjedhore ka lidhje me atë se kush do të bëhet kryetar shteti. “Talati me konsensus është zgjedhur kryetari i Kuvendit dhe nëse nuk arrihet censusi, nuk do të bëhet kryetar shteti, vetëm do të më shtohet një obligim shtesë më shumë, me çka do të ripërsëritet kjo procedurë. Besoj se pas rrethit të parë, të gjithë kuptuan se ideja e Ali Ahmetit për konsensualitet buron nga marrëveshja e Ohrit”,…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-03T17:54:48+02:00 Në bazë të proceseve reformuese dhe në bazë të zgjidhjes së kontesteve bilaterale këtë vit kemi rast shumë të fuqishëm. Është shumë e vështirë ndonjë vend i BE-së të thotë “jo” për tregimin e Maqedonisë në vitin 2019, kjo është situata aktuale, deklaroi sot shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov në lidhje me atë nëse vendi do të marrë datë për fillimin e negociatave në qershor të këtij viti. Sipas tij, ekziston një konfuzion i vogël me leximin e porosive nga Samiti i Berlinit. “Procesi është gjithmonë në tre hapa – Komisioni Evropian e publikon raportin, shtetet e lexojnë,…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-03T17:49:17+02:00 Shkrimet të cilat u paraqitën në disa media se NATO-ja po përgatit modernizimin në bazën e Krivollakut janë të rreme, komentojnë nga shërbimi për marrëdhënie me opinionin të NATO-s për MIA-n. Mediat ruse gjatë ditës së sotme publikuan informacion se NATO-ja do të marrë bazë ushtarake në Krivollak me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Aleancë, ndërsa spekulohet se edhe një bazë tjetër do të mund të hapet në Kumanovë. “Kjo është gënjeshtër. Maqedonia e Veriut ende nuk është anëtare e NATO-s. Krivollaku është dhe do të mbetet bazë kombëtare”, thonë nga NATO për MIA-n. Sqarojnë se NATO-ja…

Lexo më Shumë

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 16:00 në magjistralen Hani i Elezit-Kaçanik.  Në aksident janë përfshirë tri vetura, dy nga veturat i përkasin njërës nga ambasadat e huaja në Kosovë. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi duke mos treguar se të cilës ambasadë janë. “Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00, në aksident janë dy vetura të njërës ambasadë të huaj në Kosovë dhe një veturë me targa të Kosovës”, deklaroi ai. Gashi tha që përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-03T16:16:37+02:00 Kreu i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski në gjurmët e Komisionit kundër korrupsionit i cili ka hapur dy procedura ndaj tij. Njëra është për koncesionin e tokës shtetërore prej 33 mijë metrave katrorë, ndërtim të hidrocentraleve dhe koncesion për shfrytëzim të ujit që e ka marrë kompania “Energotek SHPK Shkup, që është në pronësi të Mickoskit, por edhe të një ish zyrtarit të lartë të Ministrisë së transportit dhe lidhjeve. Anti- korrupsioni do të hetojë nëse ka pasur shkelje të ligjit kur njëkohësisht Mickoski ka qenë drejtor në ELEM dhe këshilltar i ish kryeministrit Gruevski për energjetikë. Hetimet zhvillohen…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-03T15:45:07+02:00 SPB-Ohër ka ngritur padi penale kundër personit I.B. (29) dhe S.GJ. (34), të dy nga Ohri, personat dyshohen të kenë kryer 14 herë veprën penale “vjedhje të rënda” dhe pesë herë veprën penale “vjedhje”. Në periudhën nga tetori i vitit të kaluar deri në prill të këtij viti, grabitësit në vende të ndryshme në Ohër dhe në disa fshatra të Ohrit, duke përdorur mjete të ndryshme dhe forcë fizike, kanë hyrë në shtëpi dhe banesa duke grabitur gjë sende të ndryshme. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-03T15:35:47+02:00 Kandidatja për president Gordana Siljanovska Davkova, në paraqitjen e fundit para përfundimit të fushatës parazgjedhore, tha se pa reformat e nevojshme nuk mund të ketë datë për fillimin e negociatave me BE-në. Siljanovska akuzoi pushtetin se nuk mund të jetë reformator i problemeve që i shkakton vetë. Patjetër të ballafaqohen me sfidat demokratike evropiane si sundimi i të drejtës, ekonomi me prosperitet, për administratë shtetërore dhe publike të kualifikuar dhe profesionale, me luftën kundër krimit, ballafaqimin me nepotizmin. Ndërsa këto nuk i kemi. Këto janë kriteret e vërteta, nuk është e mjaftueshme të nënshkruani marrëveshje dhe ajo të…

Lexo më Shumë

Pesë persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 11:25 në rrugën “Azem Bejta”, në Skenderaj. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Sipas tij, në këtë aksident kanë qenë të përfshira një kamionetë dhe një veturë, ndërsa personat e lënduar kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, e më pas janë liruar. “Nga hetimet e para në vend të ngjarjes, bëhet e ditur se shkaktar i aksidentit dyshohet të jetë veprimi i drejtuesit të kamionetës i cili merr…

Lexo më Shumë