Alsat 2019-05-03T15:35:47+02:00
Kandidatja për president Gordana Siljanovska Davkova, në paraqitjen e fundit para përfundimit të fushatës parazgjedhore, tha se pa reformat e nevojshme nuk mund të ketë datë për fillimin e negociatave me BE-në. Siljanovska akuzoi pushtetin se nuk mund të jetë reformator i problemeve që i shkakton vetë.
Patjetër të ballafaqohen me sfidat demokratike evropiane si sundimi i të drejtës, ekonomi me prosperitet, për administratë shtetërore dhe publike të kualifikuar dhe profesionale, me luftën kundër krimit, ballafaqimin me nepotizmin. Ndërsa këto nuk i kemi. Këto janë kriteret e vërteta, nuk është e mjaftueshme të nënshkruani marrëveshje dhe ajo të jetë e mjaftueshme për alibi për datë për negociata- deklaroi Gordana Siljanovska Davkova.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, kërkoi nga qytetarët e papërcaktuar që të mbështesin kandidaten Gordana Siljanovska Davkova. Në fjalimin e tij, Mickovski deklaroi se bojkoti në zgjedhje i shkon në favor pushtetit. Akuzoi pushtetin aktual se nuk i ka mbajtur premtimet ndaj qytetarëve dhe ka shkaktuar dëshpërim në vend.
Të nderuar bashkëqytetarë. Të ecim sigurt, në mënyrë evropiane, njëri me tjetrin. Gordana Siljanovska Davkova është zgjidhja. Vota për të është votë për njeri të ndershëm, grua me besueshmëri. Kemi mundësinë që presidente të jetë, roja e interesave të Republikës së Maqedonisë dhe çdo njeriut të saj. Zëri juaj në politikë. Ajo, është mundësia për fitoren e padrejtësive dhe fitore e drejtësisë. Ndërsa unë Ju premtoj, Ju premtoj se do ta jap edhe atomin e fundit të energjisë, me punët palodhshme ta ndryshojmë fotografinë dëshpëruese të Maqedonisë- deklaroi Hristijan Mickovski, VMRO-DPMNE.
Mickovski tha se ka shtuar se në këto zgjedhje qytetarët duhet të luftojnë për siguri, zhvillim dhe ndershmëri duke shtuar se vota për Siljanovskën mund të kontribuojë për kohëra më të mira.
Mefail Ismaili
Loading…



