Alsat 2019-05-04T14:09:30+02:00
Nga MPB njoftojnë se më 4 maj 2019, në orën 01:30 të mëngjesit, në Stacionin Policor të Krushevës nga ana e Ndihmës së Shpejtë është raportuar se në shtëpinë e personit N.P. (29) pas ndihmës nga ekipi i Emergjencës ka lindur një foshnje, e cila për një kohë të shkurtër ka ndërruar jetë. Prokuroria Publik ka inspektuar vendin e ngjarjes kurse trupi i pajetë është dorëzuar për autopsi. Nga MPB njoftojnë se po punohet për zbardhjen e plot të rastit.
Loading…



