Alsat 2019-05-05T09:23:54+02:00
Në komunën e Strugës të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë, në orën 7 të mëngjesit, konfirmoi kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor Bledar Ziba.
“Të gjitha vendvotimet ishin hapur me kohë, pa kurrfarë problemesh. Votimi po zhvillohet normalisht”, deklaroi Ziba për MIA-n.
Struganët të drejtën e votës në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale do ta realizojnë në 101 vendvotime. Në Listën zgjedhore në këtë komunë janë regjistruar 60.459 persona. Të drejtën e votës dje e realizuan 62 të moshuar, të sëmurë dhe 19 të burgosur të cilët gjenden në burg në Burgun e Strugës.
Në tre vendvotimet zgjedhore në Komunën e Vevçanit votimi ka filluar në orën 7, konfirmoi kryetarja e KKZ të atjeshëm Paraskeva Kukoska.
“Procesi zgjedhor filloi me kohë. Të tre vendvotimet janë hapur në orën 7 dhe votimi po zhvillohet pa kurrfarë problemesh”, deklaroi Kukoska.
Në Listën Zgjedhore të Vevçanit janë regjistruar 2.048 votues, prej të cilëve asnjë nuk ishte lajmëruar që para kohe ta realizojë të drejtën e tyre të votës dje.
Loading…


