Author: almakos

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti duke falënderuar votuesit për mbështetjen që i dhanë idesë së konsualitetit theksoi se kjo ishte alternativa e vetme drejt NATO-s dhe BE-së. Ai i uroj Pendarovskit fitoren, por nga ana tjetër e porosit të bëj detyrën duke respektuar parimin e konsensualitetit. Fitorja e kandidatit tonë na hap rrugën drejt anëtarësimit të plotë të vendit në NATO. Por dhe na afron vendin tonë drejt fuqive të mëdha. Vendi ynë është i përgatitur dhe pret sa më parë bisedimet për anëtarësimin e vendit tone në BE. Do doja të falënderoja të gjitha shtabet zgjedhore që me…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-05T21:24:03+02:00 Akoma pa u shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, para selisë së LSDM-së veçmë ka filluar festa. Simpatizantët e kësaj partie  me daulle po hedhin valle, kështu festojnë fitoren e Stevo Pendarovskit. [embedded content] Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-05T21:18:19+02:00 Darko Aleksov president i asociacionit qytetar MOST, në një deklaratë për mediat dha rezultatet e para. Sipas këtij asociacioni, nga 46 për qin të votave të numëruara deri më tani, udhëheq kandidati i pozitës, Stevo Pendarovski, me 51,51 për qind kurse kandidatja e opozitës; Siljanovska është në pragun e 44,96 për qind të votave të numëruara.MOST po ashtu informoi se procesi zgjedhor në këtë raund të dytë ka qenë kryesisht i qetë, por për më shumë detale do të informojë gjatë ditës së nesërme. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-05T20:50:08+02:00 “Kandidatit Stevo Pendarovski udhëheq me mbi 30 mijë vota kundrejt kundër kandidates Gordana Siljanovska. Presim që këto rezultate të vazhdojnë dhe Pendarovski të shpallet president i shtetit. Qytetarët mbështetën konceptin që shpie drejtë anëtarësimit në NATO dhe BE, Qytetarët zgjodhën presidentin e vërtet i cili shpie proceset përpara. I thamë jo izolimit dhe ndarjes”, deklaroi Konstatin Konstadinov, zëdhënës i LSDM-së. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-05T20:39:07+02:00 Nga kutitë e numëruara deri më tani, rreth 37 për qind të tyre, kryeson kandidati i mazhorancës, Stevo Pendarovski me  55,51 për qind ose e përkthyer në vota 181.028 kundrejt kandidates së opozitës Gordana Siljanovska me 41,05 për qind ose e përkthyer në vota 133.878. Në përditësim… Loading…

Lexo më Shumë

Sekretari i përgjithshëm e VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev në një konferencë për shtyp të pak minutave më parë denoncoi se gjatë votimit të sotëm ka pasur parregullsi të ndryshme që nga manipulimet deri të indimidimi i votuesve. Sipas tij ka pasur manipulime, presione, persona që kanë votuar nga dy herë dhe shumë parregullsi të formave të tjera. Parregullsitë më të mëdha janë vërejtur në Novo Sello dhe në Ohër ku po votohet njëherazi edhe për kryetar komune. Janushev akuzoi policinë se ka ushtruar presion ndaj votuesve, ndërsa në Manastir ka pasur persona me precedent penale që kanë intimiduar votuesit me presione…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-05T19:53:37+02:00 BDI-ja mbetet e kënaqur që  mundësoi censusin dhe që procesi zgjedhor u rrumbullakua me sukses. BDI-ja shprehet e kënaqur nga kontributi i saj që mundësoi censusin. “Së paku rreth 90 mijë vota tona- shqiptare kanë përkrahur konceptin e konsensualitetit”, tha Izet Mexhiti, shef i shtabit zgjedhor të BDI-së. Pres konference e BDI-se Publiée par Alsat sur Dimanche 5 mai 2019 Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-05T19:48:11+02:00 Shefi i shtabit zgjedhor të Pendarovskit, Aleksandar Kiracovski uroi qytetarët e RMV-së për pjekurin e tyre demokratike dhe u shpreh optimist se kandidati i LSDM-së dhe partnerëve të tyre do të shpallet fitues i këtyre zgjedhjeve. [embedded content] Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-05T19:32:52+02:00 Mbërrijnë dhe rezultatet e para nga faqja zyrtare e internetit të Komisioni Shtetëror Zgjedhor. Nga kutitë e para të hapura në nivel kombëtar, shihet qartë epërsia e kandidatit të mazhorancës, Stevo Pendarovski. KSHZ-ja pak minuta më parë njoftoi se censiusi është arritur me mbi 44.5 për qind deri në orën 18:30. Në përditësim….. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-05T19:14:13+02:00 Të dy kandidatët në garën presidenciale shpresojnë të fitojnë. Stevo Pendarovski dhe Gordana Sijanovska Davkova në mesditë ushtruan të drejtën e tyre të votimit, kur edhe u prononcuan rreth pritjeve të tyre. [embedded content] Loading…

Lexo më Shumë