Author: almakos

Alsat 2019-05-05T18:41:02+02:00 Në Komunën e Haraçinës dalja në votime deri në këto momente arrin në mbi 30%. Deri në ora 18:00 në komunën e Haraçinës kanë dalë 2928 votues ose e përkthyer në përqindje, 30.65%. Në rrethin e parë në Komunën e Haraçinës deri në orën 18:00 kishin dalë 23.37%, respektivisht 2233 votues. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-05T18:06:00+02:00 Dy parregullsi të izoluara janë regjistruar në votimin e deritanishëm për raundin e dytë të Zgjedhjeve presidenciale nga vëzhguesit e Asociacionit Qytetar MOST, të dhënat e së cilit tregojnë jehonë të votuesve prej 21,3 për qind deri në orën 13. “Në vendvotimin (GM) 2248/1 në Shtip, është vërejtur lexim me zë i votuesve ndërsa para GM 0934 në Kratovë është vërejtur prani e një personi të paautorizuar, me çka është thirrur policia e cila e ka larguar personin prej këtij vendvotimi”, informoi në konferencë shtypi Zllatko Dimitrioski nga MOST. Sipas të dhënave të marra nga programi PVT (përmbledhje…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-05T17:23:05+02:00 MPB-ja gjatë pasdites ka njoftuar për 5 denoncime që ndërlidhen me prishjen e procesit zgjedhorë, fotografim të fletëvotimit, fotografim të këshillit zgjedhor dhe agjitim të palejuar. “Mbrapa shkollës fillore Nevena Georgieva-Dunja, jashtë vendvotimit janë gjetur disa fletushka me përmbajtje nga zgjedhjet presidenciale. Gjithashtu në rrugën Kosta Novakoviq në Shkup, në nga ana e qytetarëve është denoncuar se janë hedhur fletushka me përmbajtje zgjedhore”, thuhet në njoftimin e MPB-së. Loading…

Lexo më Shumë

Deri në ora 17:00 në komunën e Haraçinës kanë dalë 2501 votues ose 26.18%. Krahasuar me rrethin e parë në Komunën e Haraçinës deri në orën 17:00 kanë dalë 646 votues më shumë. Dalja në rrethin e parë ka qenë 1855 votues ose 19.4 %. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-05T17:04:27+02:00 Ndërsa ambasadori i Francës në Shkup, Kristian Timonier vizitoi zonën e Kumanovës. Ai vëzhgoi procesin e votimit në disa vendvotime, proces për të cilin tha se ka vërejtur se ka rrjedhur në ambient  paqësorë dhe të qetë. Ai shpreson se presidenti i ardhshëm do të mbrojë interesat e shtetit dhe do të përfaqësojë të gjitha bashkësitë në vend. [embedded content] Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-05T16:34:09+02:00 Disa vendvotime në Komunën Qendër shënojnë dalje më të lartë se në rrethin e parë të zgjedhjeve. Këto janë informacione që Alsat siguroi nga tereni, ndërsa edhe gjatë inspektimeve në vendvotimet e Komunës së Karposhit është vërejtur numër i konsiderueshëm i qytetarëve që kanë dal për të votuar, sidomos në mesditë. Edhe Qendra edhe Karposhi shënojnë mbi 39% dalje deri në ora 15:00. Në asnjërën komunë të lartcekur nuk është raportuar për ndonjë parregullsi apo incident. Gjitha vendvotimet janë hapur në kohë ndërsa procesi i votimit vazhdon. [embedded content] Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-05T16:26:49+02:00 Në komunat Çair dhe Butel të Shkupit, procesi i votimit vijon të zhvillohet normalisht pa ndonjë problem të theksuar. Sipas kryetarëve të qendrave të votimit edhe në rrethin e dytë të zgjedhjeve jehona e votuesve nuk është ajo që pritej. [embedded content] Loading…

Lexo më Shumë