Author: almakos

Alsat 2019-06-14T15:34:13+02:00 Qeveria konfirmon se në qershor dhe korrik nuk do të ketë datë për fillim të negociatave. Zv.kryeministri Bujar Osmani, i sapokthyer nga Berlini nga takimi me kancelaren gjermane Angela Merkel për emisionin “Rruga drejt…” u shpreh i bindur se nga Gjermania kanë marrë siguri se do të mbështetet fillimi i negociatave këtë vit. Në qershor, për shkak të mos-pasjes vendim nga Bundestagu gjerman,… Është obligim kushtetues i Gjermanisë që para se qeveria të ketë vendim në Këshillin Evropian, duhet parlamenti ta aprovojë të njëjtën. Për shkak se nuk kishte mundësi teknike për ta shqyrtuar raportin nuk do të…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-14T15:28:01+02:00 Shtohet numri i aksidenteve në rajonin e Pollogut. Për vetëm dy ditë dhjetëra aksidente kanë ndodhur në autostradat Tetovë- Gostivar dhe Tetovë -Shkup madje me pasoja fatale. Sipas policisë arsyeja kryesore është shpejtësia. Megjithatë shumë aksidente shkaktohen edhe nga kafshët nëpër autostrada si pasojë e vjedhjes së telave mbrojtës nga shitësit e hekurit. Fakti që shtohet bindshëm numri i makinave intensiteti i komunikacionit rritet dukshëm, kështu që ajo sjelle dhe deri tek rritja e numrit të aksidenteve në trafik. Problem kryesor tek ne paraqet edhe rrjeta mbrojtëse e autostradës që shpesh nga ana e ca qytetarëve të papërgjegjshëm…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-14T15:18:16+02:00 Në një aksion të realizuar mbrëmë  nga Ministria e Punëve të Brendshme janë shqiptuar 150 gjoba shkelje të rregullave të qarkullimit në komunikacion dhe atë vetëm në territorin e Shkupit. Ndaj 36 shoferëve janë shqiptuar sanksione për tejkalim shpejtësie. Gjithashtu nga MPB thonë se janë konstatuar edhe 64 shkelje  për të cilat janë lëshuar 19 urdhra të detyrueshme pagese dhe 45 urdhra për kundërvajtje. Që nga mëngjesi deri në mesnatë gjithsej 54 automjete janë marrë me karrotrec  dhe janë marrë masaj ndaj 63 shoferëve për parkimin e parregullt të automjeteve të tyre. Ditëve të fundit është vërejtur shpeshtim…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-14T15:13:15+02:00 Tejkalimi i afateve për përfundimin e projektit për modernizimin e tregut të Bit Pazarit, shtyn shitësit ambulant që arkat me fruta të dalin t’i shesin në autostradë. Arkat me prodhimet frutore shitësit i vendosin madje edhe çdo  4-5 metra në korsinë e tretë e cila shërben për ndalesa emergjente, në rastin konkret në autostradën Shkup-Tetovë. Ata janë të vetëdijshëm se ky aktivitet i tyre është kundërvajtje, madje thonë se shpeshherë u shqiptohen gjoba deri edhe në 300 euro. Megjithatë, të revoltuar shtojnë se me këto shitje nxjerrin  bukën e gojës “ ose të shesim këtu, ose prodhimet tona…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-14T15:02:54+02:00 Po i hapin hartat për tu orientuar në terren. Këto janë ekipet e regjistruesve, të cilët që nga mëngjesi i sotëm iu kanë përveshur punës. Enti Shtetëror për Statistikë filloi me regjistrimin provë të popullatës, shtëpive dhe amvisërive. Deri më 30 qershor pilot regjistrimi do të zbatohet në 13 komuna për të testuar teknologjinë on-line pasi për herë të parë regjistrimi do të bëhet në softuerin kompjuterik. TV Alsat ndoqi nga afër punën e regjistruesve në rajonin e Shkupit. Sot e kemi të planifikuar të bëjmë gjiro në tërë rajonin regjistrues për tu orientuar në teren që secili…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-14T14:44:16+02:00 Aksident i rëndë në rrugën Shkup-Bllacë, menjëherë pas tunelit që çon drejt Kosovës, shkruan gazeta KOHA.Para gjysmë ore, dy vetura – një BMW me targa nga Tetova dhe Reno Clio me targa kosovare janë përplasur, ndërsa ka të lënduar.Gabimi, siç thonë dëshmitarët nga vendi i ngjarjes, është i shoferit të Renos nga Kosova, pasi ka tejkaluar katër vetura dhe është përplasur direkt me BMW e tetovarit. Qytetarë të shumtë po ndihmojnë të lënduarit derisa të vijnë ekipet e Ndihmës së Shpejtë. Rruga drejt kufirit në Bllacë aktualisht është e bllokuar. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-14T14:29:44+02:00 Ujëra të zeza nga sistemi kolektor në lagjen Grashnicë në Ohër derdhen drejtpërdrejt në liqenin e Ohrit. Era kundërmuese përhapet gjithandej, edhe pse është fillimi i sezonit turistik. Në ndërkohë, ambientalistët apelojnë deri tek kompetentët që të ndërmarrin masa urgjente. Pas më shumë se 30 viteve, kemi problem me rrjedhën e ujit në plazhin Mizo dhe poshtë tek lumi Grashnicë. Disa ditë nuk ka reshje të shiut ndërsa ujërat rrjedhin vazhdimisht. Apelojmë që të tejkalohet ky problem. Ky është problemi më i madh që na prek, edhe pse probleme tjera më të vogla – tha Borçe Stojanoski- shoqata…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-14T14:06:38+02:00 Qyteti i Shkupi ka korrigjuar tabelën digjitale në hyrje të kryeqytetit, në të cilën urohej mirëseardhje vetëm në gjuhën angleze dhe maqedonase, por jo edhe në atë shqipe. Korrigjimi vjen pasi pak javë më parë Alsat bëri krahasimin e dy tabelave digjitale, asaj të vendosur në hyrje të Shkupit në rrugën e Kaçanikut ku mirëseardhja urohej në tre gjuhë, dhe të tjetrës identike të vendosur në hyrje të Shkupit nga ana e Kumanovës. Në këtë të fundit gjuha shqipe nuk figuronte askund. Rastet e tabelave me gabime drejtshkrimore apo ku nuk figuron aspak gjuha shqipe nuk janë të…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-14T12:16:12+02:00 Më 13 qershor 2019, rreth orës 14:30, në rrugën rajonale Shtip – Radovish, në zonën e quajtur “Kilometri i 6”, policia ka ndaluar një kamion mallrash “Mercedes” me targa të Shkupit të drejtuar nga Z.P (46) nga fshati Petrovec i Shkupit. Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 40 emigrantë (26 nga Pakistani, 10 nga Siria dhe 4 nga Egjipti), prej të cilëve 12 të mitur. Z.P. është ndaluar nga policia. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-14T11:40:55+02:00 Në një intervistë për FAC, kryeministri Zaev për herë të parë zbulon detajet rreth arratisjes së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, për arratisjen e të cilit ka spekulime të ndryshme në publik.Prokuroria nuk i konfirmon këto informacione. Zaev prë FAC tha se është në dijeni për trajektoren e lëvizjes së Gruevskit gjatë orëve kyçe të arratisjes së tij nag Maqedonia. “Me ashensor ka zbritur në bodrum dhe pastaj është fshehur në bagazhin e makinës me të cilën është larguar nga vendi. Një makinë diplomatike hungareze e ka pritur në Shqipëri”, tha kryeministri Zaev për Frankfurt Algemajne Cajtung. Teza për fshehjen…

Lexo më Shumë