Author: almakos

Alsat 2019-06-14T10:18:42+02:00 Në të gjitha shkollat e mesme të vendit të hënën dhe të martën, gjegjësisht më 17 dhe 18 qershor do të filloj afati i parë i regjistrimit për vitin shkollor 2019-2020. Rezultatet e regjistrimit do të shpallen më 19 qershor. Paraqitja e dytë për regjistrimin e nxënësve do të mbahet më 24 dhe 25 qershor, ndërsa i treti më 1 korrik. Në bazë të konkursit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës janë paraparë 35.690 vende, prej të cilave 24.581 në gjuhën maqedonase, 10.123 në gjuhën shqipe, 952 në gjuhën turke dhe 34 në gjuhën serbe. Në gjimnaz janë…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-14T10:11:06+02:00 Enti Shtetëror për Statistikë (ESHS) sot do të fillojë me aktivitetet në terren për regjistrimin provë të popullatës, shtëpive dhe banesave. Regjistrimi provë do të zbatohet në 32 qarqe të regjistrimit, në territorin e 13 komunave në shtet, dhe atë në Gostivar, Kisella Vodë, Zelenikovë, Shtip, Radovish, Kumanovë, Shën Nikollë, Kratovë, Prilep, Dollnen, Strugë, Kërçovë dhe Vallandovë. Sipas ESHS, qëllimi themelor i regjistrimit provë është testimi i zgjidhjeve metodologjike, organizative dhe sistemit IT të përgatitura për zbatimin e metodologjisë së re të kombinuar në regjistrimin e popullatës, shtëpive dhe banesave. Regjistrimi provë do të kryhet ekskluzivisht për qëllime…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-14T10:04:02+02:00 Regjim i veçantë i komunikacionit do të vendoset sot dhe gjatë uikendit në periudhë nga ora 06 deri në orën 16 në rrugët rreth varrezave të Shkupit për shkak të festës fetare Dita e shpirtrave. Trafiku drejt varrezave të Butelit do të bëhet në qarkore, gjegjësisht automjetet do të drejtohen përgjatë rrugës “Aleksandar Urdarevski” drejt rrugës lokale për fshatin Mirkovci në hyrjen e varrezës në rrugën “Boca Ivanova” dhe do të kthehen prap në rrugën “Aleksandar Urdarevski”. Sipas nevojës, regjim trafiku do të ketë edhe në varrezat e Gjorçe Petrovit përgjatë rrugës “Crnogorska”, dhe në varrezat “Kamnik” përgjatë…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-14T09:52:48+02:00 Një makine ka fluturuar nga rruga gjatë vozitjes në autostradën Tetovë-Gostivar, vetëm një kilometër nga pikë pagesa e Tetovës. Ne makina kanë udhëtuar dy persona te cilët sipas informatave te para kane kaluar me lëndime të trupore dhe jashtë rrezikut për jetë. Ne vend ngjarja kanë arritur zjarrfikësit dhe ndihma e shpejte. Pritet arritja edhe e prokurorisë për ta hetuar rastin./Alsat Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-14T08:31:56+02:00 Një tërmet me intensitet 3.8 ballësh sipas shkallës Evropione Makrozismike është ndjerë sot në mëngjes rreth orës 02:20 në rajonin jugperëndimor të Maqedonisë. Tërmeti është regjistruar 2km nën sipërfaqen e tokës. Tërmeti është ndjerë edhe në Manastir, Resnje si dhe në shtetet fqinjë Greqi dhe Shqipëri. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-14T08:12:12+02:00 Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare me drejtim verilindor. Temperatura maksimale do të jenë në interval prej 22 deri në 38 gradë Celsius. Në Shkup do të jetë mot me diell dhe dhe i nxehtë. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 20 gradë, ndërsa e ditës deri në 33 gradë Celsius. Enti hidrometeolorgjik parashikon që deri të shtunën temperaturat të jenë shumë të larta, ku në disa vende do të arrijnë deri në 38 gradë celsius.…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-13T23:00:02+02:00 Federata e Futbollit të Maqedonisë dënon gjuhën e urrejtjes që është përdorur sot në Prilep ndaj futbollistit të reprezentacionit të Maqedonisë në futboll, Ezgjan Alioski. “Ne si federatë dhe institucion që kemi përgjegjësi shoqërore dhe që jemi të angazhuar për zhvillimin e vlerave pozitive në shoqëri, gjithmonë do të qëndrojë në anën e së drejtës dhe të respektit, pa dallim feje, kombi, race. Ne i bëjmë thirrje institucioneve të reagojnë ashtu siç është e paraparë për ngjarje të tilla të pakëndshme, në mënyrë që të mos përsëriten kurrë”, thuhet mes tjerash në reagimin e FFM-së. Alioski bashkë me…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-13T22:44:14+02:00 Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, futbollisti Ezgjan Alioski gjatë ditën së sotme ka përjetuar skena të pakëndshme në qytetin e tij të lindjes Prilep. Alioski bashkë me familjen e tij sot deri sa kanë qenë ulur në një restorant në Prilep, në momentet që ata kanë folur shqip, personeli i restorantit i ka dëbuar me arsyetimin se ata po flisnin shqip. Lajmin e ka pohuar edhe vetë Alioski. Siç mëson Alsat të punësuarit dhe i gjithë personeli i kafesë-restorantit “La Strada”, ku po qëndronte Alisoki tashmë janë marrë në bisedë informative në stacionin policor të Prilepit. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-13T21:34:36+02:00 Në emisionin “Rruga drejt” në Alsat ku po diskutohet nëse do të ketë ose jo datë për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian, Ministrja e Mrojtjes Radmilla Sheqerinska, tha se Maqedonia e Veriut i ka bërë detyrat e shtëpisë që i ka caktuar Bashkimi Evropian dhe se gjatë procesit të Skriningurt nuk është gjetur asnjë gabim. Ajo theksoi se ndryshe nga Shqipëria që ka problem me Holandën apo me deputetët e CDU-së në Gjermani, ne nuk kemi problem me asnjë vend apo politikan të BE-së, pra sipas saj, është vetëm çështje kohe dhe se datë për fillimin e…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-13T21:23:33+02:00 “Luftë speciale ndaj BDI-së në mungesë të një opozite të shëndoshë. Kemi kërkuar nga institucionet tona por edhe ato ndërkombëtare që të hetoj çdo funksionarë të BDI-së. Me këtë BDI inkurajon institucionet që të hetoj gjithsecilin prej nesh. BDI do mbetet në historinë e shqiptarëve. Nuk duam që të njollosim BDI-në”, tha Osmani. Ndërkohë Sheqerinska tha se nuk jemi as parti e as njerëz që gjysmën e ditës punojmë me BDI-në dhe gjysmën tjetër kundër BDI-së. “Ajo që ne dëshirojmë është që asnjëri të mos jetë mbi Ligjin. Edhe në të kaluarën e kemi thënë edhe themi dhe…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-13T21:15:34+02:00 Në emisionin “Rruga drejt” në Alsat ku po diskutohet nëse do të ketë ose jo datë për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian, Ministër i Jashtëm Nikolla Dimitrov, u shpreh i bindur se datë për fillimin e negociatave do të ketë brenda vitit, por nuk saktësoi as datën as muajin e saktë të këtij viti se kur do të ndodhë. Sipas tij bëhet fjalë për një sistem kompleks nga ana e të gjithave vendeve të Bashkimit Evropian dhe problemet teknike që ka pasur Bundestagu gjerman, por ai hodhi poshtë në mënyrë kategorike se ndonjë vend i BE-së ka…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-13T21:11:07+02:00 “Të dielën Këshilli Qendror do të mbaj mbledhje në Ohër dhe do të diskutoj për situatën e krijuar pas takimit me kancelaren Merkel. Ne kemi thënë që mbajmë llogari për fotografinë e gjerë të vendit. Ne kishim shans që me zgjedhjet presidenciale t’i mbjamë edhe ato parlamentare, por nuk deshëm të japim alibi, them se këtë e anuluam për shkak se deshëm të shohim se çfarë do të ndodhë. Të dielën në Ohër ky vendim do të shqyrtohet nga organet e partisë”, deklaroi Radmilla Sheqerinska, zv kryetare e LSDM-së, sipas së cilës LSDM-ja mban llogari për ardhmërinë e…

Lexo më Shumë