Alsat 2019-06-14T08:12:12+02:00
Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare me drejtim verilindor.
Temperatura maksimale do të jenë në interval prej 22 deri në 38 gradë Celsius.
Në Shkup do të jetë mot me diell dhe dhe i nxehtë. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 20 gradë, ndërsa e ditës deri në 33 gradë Celsius.
Enti hidrometeolorgjik parashikon që deri të shtunën temperaturat të jenë shumë të larta, ku në disa vende do të arrijnë deri në 38 gradë celsius. Nga e diela në orët e pasdites pritet që të ketë reshje lokale të shiut ndërsa temperaturat maksimale pritet të shënojnë rënie.
Loading…



