Author: almakos

Alsat 2019-06-13T12:31:09+02:00 “Kancelarja Angela Merkel na informoi se Bundestagu do të sjell vendim në shtator për miratimin e fillimit të negociatave të BE-së me Maqedoninë Veriore, në pajtim me procedurat e Gjermanisë për çështjen e zgjerimit të Unionit. Në takim kancelarja Merkel ka potencuar se Maqedonia Veriore i ka plotësuar pritshmëritë dhe se ajo dhe Berlini këtë e shohin si shumë pozitive. Në Gjermani dhe vendet tjera anëtare pakontestueshëm janë pranuar rezultatet nga reformat, të cilat janë nënvizuar edhe në raportin e Komisionit Evropian dhe se me pozitivitet shihet në rekomandimin e KE-së për fillimin e negociatave për anëtarësim në…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-13T12:14:58+02:00 Ish-kryeministri Ljubço Georgievski thotë se është turp i madh për shtetin e Kosovës që nuk ka ftuar delegacion maqedonas në shënimin e 20 vjetorin të hyrjes së NATO-s në Kosovë. “Me rastin e kremtimin të 20-vjetori të hyrjes së NATO-s në Kosovë, siç vura re, nuk kishte delegacion nga Maqedonia. Është turp i madh për Kosovën dhe për bashkësinë ndërkombëtare. Injorimi i Maqedoninë dhe rolit të saj dhe mbështetjes së plotë logjistike ndaj ndërhyrjes së NATO-s, krizës së refugjatëve dhe pasojave që kishte në vendin tonë. Dhe e fundit: vendimi që vetëm përmes Maqedonisë të futen në ofensivë…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-13T12:07:52+02:00 Pas takimit të kancelares gjermane Angela Merkel dhe kryeministrit Zoran Zaev mbetet e hapur mundësia që vendimi për hapjen e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut të sillet gjatë verës apo në vjeshtë, që korrespondon të jetë opsioni më real. Siç raporton “360 gradë” Merkel ka paralajmëruar se Bundestagu më së voni në shtator do të mund të miratoj fillimin e negociatave me Maqedoninë Veriore. Ndërkohë pala maqedonase ka theksuar se Gjermania dhe vetë Merkel janë mbështetës të mëdhenj të Maqedonisë dhe partnerë strategjik. Ndërkohë që vazhdon të mbetet bindja për fillimin e negociatave deri në fund…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-06-13T11:30:31+02:00 Në seancën e komisionit parlamentar për financim dhe buxhet ka filluar debati publik për propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojërat e fatit. Deputeti i BDI-së Rexhail Ismaili, si propozues i këtij ligji, thotë se pikë kryesore e ndryshimeve të parapara me ligj janë dislokimi i lojërave të fatit nga shkollat dhe çerdhet në largësi të konsiderueshme. Deputetët kanë propozuar që nga 30-50% të realizimit total të mjeteve që sigurojnë kasinot, të dedikohen për sport rini dhe aktivitete të ndryshme. Të pranishëm në seancë janë edhe edhe përfaqësues nga sektori civil, përfaqësues të bastoreve dhe…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-13T11:03:23+02:00 Të refuzohet Shkupi për fillim të negociatave për anëtarësim do të ishte brutal, vetëdështues dhe i gabueshëm, vlerëson magazina britanike me ndikim “Ekonomist” në shkrimin “BE-ja duhet ta mbajë premtimin ndaj Maqedonisë së Veriut”. “Problemet e brendshme në BE nuk duhet ta tërheqin vëmendjen nga përparimi i jashtëzakonshëm i vendit, i cili prej shkurtit është riemëruar si Maqedonia e Veriut. Pas disa viteve pushtet autoritar, qeveria e re, e kryesuar nga Zoran Zaev, filloi me përballjen me korrupsionin dhe riformimin e gjyqësisë. Në rajonin e goditur nga trazira etnike, komuniteti maqedonas dhe ai shqiptar kanë marrëdhënie të mira.…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-13T10:49:19+02:00 Gjatë ditës së djeshme në rrugën nacionale Radovish-Shtip ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku mes një kamioni dhe një makine, ku si pasojë jetën e ka humbur 57-vjeçari nga Shkupi. “Më 12.06.2019 në ora 15:35 në rrugën nacionale Radovish-Shtip ka ndodhur një aksident trafiku në mes një kamioni të tipit “MAN” me targa të Strugës, të drejtuar nga V.B. (52) nga Radovishi dhe një makine të tipit Volkswagen Passat me targa të Shkupit, që po drejtohej nga I.M (57) nga Shkupi. Nga lëndimet e marra gjatë aksidentiti, shoferi i makinës I.M. ka ndërruar jetë në vendngjarje. Është…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-13T10:36:32+02:00 MPB informon se dje rreth orës 17:00 në hekurudhën Veles-Manastir, respektivisht në afërsi të ish-fabrikës “Kiro Kuçuk” ka ndodhur një aksident mes një veture me targa të Italisë dhe një treni të mallrave. “Më 12 qershor 2019, në ora 17:00, u raportua se në linjën hekurudhore Veles-Manastir, gjegjësisht në afërsi të ish-fabrikës “Kiro Kuçuk” në Veles ka ndodhur një aksident mes makinës së markës “BMW” me targa italiane që po drejtohej nga GJ.E. (48) nga fshati Jabollçishtë e Poshtme dhe trenit të mallrave, që po drejtohej nga D.N. (53) nga fshati Llopatë i Kumanovës. Trafiku hekurudhor Veles-Manastir ka…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-13T10:09:24+02:00 Kolona te gjata ne bulevardin Aradhat Partizane. Punët ndërtimore pengojnë qarkullimin e automjeteve, duke shkaktuar kështu kolona të gjata. Udhëtarët të revoltuar deklarojnë se janë duke pritur më tepër se gjysmë ore vetëm për të kaluar urën “Kombet e Bashkuara”, ku edhe po zhvillohen punët ndërtimore. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-13T10:00:41+02:00 Takimi i Angela Merkel me kryeministrin Zoran Zaev filloi në zyrën e Kancelares gjerman në Berlin në orën 9:30. Nga takimi, priten informacione konkrete rreth marrjes së datës për fillimin e negociatave me BE-në. Gjatë fjalimit të mbrëmshëm në konferencën vjetore të Odës Ekonomike të Gjermanisë për Evropën Juglindore në Berlin, kryeministri Zaev tha se shtyrja e fillimit të negociatave, jo vetëm që do të dëmtojë stabilitetin e koalicionit qeverisës, por do të “hedh benzinë ultra-nacionalizmit të qeverisë së mëparshme.” [embedded content] Loading…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-06-13T09:48:53+02:00 MPB-ja ka shpalluir konkurs për punësim të 600 policëve. Në konkurs kërkohen policë nga Shkupi, Strumica, Ohri, Manastiri, Tetova, Velesi, Shtip, Kumanova, dhe Qendrat Rajonale për punë doganore – Veri, Perendim dhe Lindje-Jug. Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e kërkuara të më poshtme: Të jenë shtetas të RMV-së. Të është i moshës madhore, Mos të jetë më i moshuar se 25 vjet, nëse për herë të parë krijon marëdhënie pune e cila parashihet të punësohet me shkollë të mesme. Të jetë folës aktiv i gjuhës maqedone dhe shkrimit të saj. Për më shumë detaje klikoni në lidhjen e…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-06-13T09:40:22+02:00 Policia parmbrëmë ka arrestuar Abdulla Sadiki, njërin nga anëtarët e grupit kriminel “Bellanoca”, që është vazhdimësi e aksionit paraprak para një muaji në Hasanbeg. Sektori për punë të brendshme në Shkup, deri te PTHP-ja Shkup, ka dorëzuar padi penale kundër personit A.S (41) nga Shkupi për shkak dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprave penale “përpunim dhe futjen e lëndëve narkotike në treg”. Më 11.06.2019, me urdhër gjyqësor, zyrtarët policor kanë kryer bastisje në një shtëpi dhe disa lokalitet tjera kundër personit A.S, gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar pishtoll “CZ 100” – 9mm, 10 fishekë -9mm, 14…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-06-13T08:47:37+02:00 Kryeministri Zoran Zaev sot në kuadër të vizitës dyditore në Gjermani do të ketë takime me kancelaren Angela Merkel ku një nga temat kyçe do të jetë data për fillim të negociatave me BE-në që duhet të konfirmohet edhe në samitin e ardhshëm të liderëve të Unionit më 20 dhe 21 qershor në Bruksel. Siç ka bërë të ditur Pres shërbimi qeveritar, Zaev në takim do të shoqërohet nga zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani dhe ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov. Para takimit të sotëm me Merkelin, kryeministri Zaev mbrëmë në takim me biznesmenët në Berlin ka porositur…

Lexo më Shumë