Alsat 2019-06-12T14:44:56+02:00 Nuk ka detaje të reja nga akuza kundër sekretarit shtetëror në Ministrinë e Shoqërisë Informatike, Jahi Jahiu, i cili u paraburgos nën dyshimet për marrje të ryshfetit nga një tender i një kompanie italiane. Nga Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion thonë se dëshmitë e sjella nga organet italiane do të përdoren në akuzën kundër dy shtetasve të Maqedonisë së Veriut. Villma Ruskoska paralajmëron se për krim ekonomik dhe korrupsion po heton edhe funksionarë të tjerë. Pas bastisjeve, gjëja e vetme për të cilën jam e informuar është se në Itali janë gjetur dëshmi të cilat do…
Author: almakos
Photo Credit: ilmessaggero.it Alsat-M 2019-06-12T14:40:59+02:00 Tragjedi e madhe ka ndodhur në rrugët e Italisë, pas një aksidenti fatal, shuhet familja me prejardhje nga Shkupi, derisa po ktheheshin në Francë ku edhe po jetonin. Mediet italiane kanë publikuar fotografi nga aksidenti i tmerrshëm dhe kanë njoftuar se në karrigen e pasme është gjetur një fëmijë që i ka shpëtuar aksidentit, derisa prindërit kishin ndërruar jetë në vendngjarje. Në vendngjarje ka ndërruar jetë Ebubekër Sulejmani nga Haraçina e Shkupit dhe bashkëshortja e tij Egzona Maksuti nga Kumanova, të cilët kishin nga 24 vjeç. Tragjedia ka ndodhur rreth orës 03.00 të mëngjesit, në…
Alsat 2019-06-12T14:16:58+02:00 Nikolla Gruevski do të gjykohet në mungesë për rastin “Talir”, i cili i referohet financimit të paligjshëm të partisë VMRO-DPMNE. Gjykata miratoi këtë vendim me kërkesë të PSP-së për shkak se ish-kryeministri u arratis dhe fitoi statusin e azilit në Hungari. Sot mbrojtja këmbënguli që gjykimi të shtyhej, sepse Kuvendi ende nuk është prononcuar sa i përket kërkesës së Gjykatës dhe Prokurorisë, ndërsa ajo është se kush mundet ta përfaqësojë rastin Talir në sallën gjyqësore? Qoftë ajo PSP-ja apo Prokuroria e rregullt. Kompetenca e PSP-së në këtë rast është e diskutueshme për avokatët sepse Katica Janeva ka ngritur…
Alsat 2019-06-12T14:13:40+02:00 Disa nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian nuk janë të gatshme të pranojnë fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut gjatë qershorit, pranoi presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk. Pas takimit me presidentin e vendit Stevo Pendarovski i cili qëndroi për vizitë zyrtare në Bruksel, Tusk deklaroi se Shkupi zyrtar ka kryer të gjitha detyrat që priste BE-ja dhe se ai vetë parapëlqen zbatimin e rekomandimit të KE-së Ju keni bërë gjithçka që pritej nga ju por dua të jem i sinqertë me ju që jo të gjithë vendet anëtare janë të përgatitura që të vendosin…
Alsat-M 2019-06-12T13:11:41+02:00 Federiko Kafeiro De Raho, prokuror publik për ndjekje të mafisë dhe terrorizmit sot ka qenë i pranishëm në Maqedoni, por nuk ka zbuluar nëse Prokuroria e tij bashkëpunon për hetime me kolegët e tij maqedonas për rastin “Skopje 2014”. Ai në pyetje të gazetarëve se a kanë bashkëpunim me kolegët maqedonas, sepse kompania italiane ka punuar shumicën e skulpturave për projektin ka thënë: “Duhet të theksohet se të gjitha hetimet janë sekrete, deri në momentin kur do të kërkohet paraburgim apo konfiskim të pasurisë. Nëse shpalosi detaje, unë do të bëj vepër penale, ka thënë Kafeiro De Raho.…
Alsat-M 2019-06-12T12:54:29+02:00 Dje më datë 11.06.2019 në ora 14.20 në fshatin Vaksincë, Komuna e Likovës në vendin e quajtur “Çezma e Hoxhës”, ka ndodhur aksident trafiku midis një makine të tipit “Mercedes” me targa gjermane e drejtuar nga personi me iniciale N.S (76) nga Gjermania dhe një makinë e tipit “Volksvagen” me targa të Kumanovës, e drejtuar nga J.H(27) nga fshati Vaksincë. Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar personi N.S (76) dhe është dërguam menjëherë në klinikën Nënë Tereza në shkup, derisa personit me iniciale J.H i është ofruar ndihma e par në Kumanovë. Në aksident lëndime trupore…
Alsat-M 2019-06-12T12:45:31+02:00 Shefja e Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korupsionit, Vilma Ruskovska ka shpalosur sekrete se për momentin po zhvillohen paralelisht hetime për disa funksionarë aktual. Po zhvillohen disa hetime dhe procedura parahetimore për funksionarë aktual, mirëpo nuk guxoj të zbuloj më shumë sepse të njëjtat janë sekret, ka thënë Ruskovska, e cila shtoi se lëndët janë për krim ekonomik dhe korrupsion./Alsat Loading…
Alsat 2019-06-12T12:17:12+02:00 “Të respektohet prezumimi i pafajësisë”, ky është qëndrimi i Bujar Osmanit rreth arrestimit të Jahi Jahiut, sekretar shtetëror në Ministrin e Administratës dhe Shoqërisë informatike. “BDI është partia e vetme në Maqedoninë e Veriut e cila me vendim të kryesisë ka kërkuar hetim për të gjithë funksionarët e saj që nga viti 2002 e këndej. Dhe kjo është marrë si rezultat të një lufte speciale që po bëhet ndaj BDI-së në forma të ndryshme”, tha Bujar Osmani. Loading…
Alsat-M 2019-06-12T12:07:34+02:00 Gjatë dy viteve të fundit vendi juaj ka adresuar të gjitha çështjet që ka pritur BE-ja të realizohen. Unë nuk dua të paragjykoj vendimin e vendeve anëtare në lidhje me fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut por ju keni bërë gjithçka që është pritur nga ju. Megjithatë duhet të pranojmë se jo të gjithë vendet anëtare janë të gatshme të pranojnë fillimin e negociatave tani. Pyetja tani është jo “nëse…” por “kur…”. Disa herë, arritja e konsensusit mes vendeve anëtare merr më shumë kohë se sa dua unë.- theksoi Donald Tusk, presidenti i Këshillit Evropian Ne kemi…
Alsat 2019-06-12T11:54:35+02:00 “Dorëheqja e Pavle Bogoevskit nga funksioni deputet për shkaqe morale, vetëm për shkak të indikacioneve paraqet akt të lartë moral dhe ndjenjë të fortë të përgjegjësisë personale para qytetarëve. Te deputetët nga radhët e VMRO-DPMNE-së, kundër të cilëve udhëhiqen procese gjyqësore për vepra të rënda penale, nuk ka as ndjenjë të përafërt të përgjegjësisë morale, kjo është e qartë. Por, deputetët e VMRO-DPMNE-së, Trajko Veljanovski, Antonio Milloshoski dhe Ilija Dimovski të mos presin më shumë, por menjëherë të japin dorëheqje nga funksionet e tyre. Kjo është më pak që mund ta bëjnë që të evitohet çfarëdo qoftë mundësie…
Photo Credit: SDK.MK Alsat-M 2019-06-12T11:43:35+02:00 Komuna e Qendrës sot ka vazhduar me rrënimin e ndërtimeve të paligjshme të kafeneve. Punëtorët e angazhuar nga Komuna në bashkëpunim me policinë, kanë filluar që ti largojnë ndërtimet e paligjshme në rrugën Leninova. Edhe pse mbrëmë kishte paralajmërime se pronarët do ti rrënojnë vetë ndërtimet ilegale, ata nuk kishin ndërmarrë një veprim të tillë, për këtë shkak ka intervenuar vetë Komuna. Pronari i njërës nga kafenetë mëngjesin e sotëm kanë filluar që vetë ti largojnë tarracat njofton portali sdk.mk Në rrugën Leninova ka disa tarrace të paligjshme dhe siç kanë njoftuar nga Komuna një…
Alsat-M 2019-06-12T11:34:53+02:00 Ish-kryeministri azilant, Nikolla Gruevski do të dënohet në mungesë për rastin e PSP-së, “Talir”, i cili rast ka të bëjë për financim të paligjshëm të VMRO-DPMNE-së. Gjykata ka sjell një vendim të tillë pasi paraprakisht nga PSP-ja është kërkuar pasi që Nikolla Gruevski tashmë gjendet në arrati dhe nuk është i kapshëm për organet e vendit. Në seancën e sotme pala mbrojtëse ka insistuar që të shtyhet seanca, përshkak se Kuvendi ende nuk ka dal me vendim pas kërkesës së Gjykatës dhe Prokurorisë- cili mundet të përfaqësojë në gjykatë rastin “Talir” dhe se cilit do ti takojnë kompetencat…

