Author: almakos

Alsat 2019-06-12T11:18:58+02:00 Mbrëmë pak para mesnate në rrugën rajonale Dibër – Mavrovë zyrtarët policorë kanë privuar nga liria dy shtetas të Republikës së Shqipërisë, E.L. 18 vjeç dhe E.Ç. 33 vjeç. Gjatë kontrollit në makinën e tyre ‘Mercedes” me targa të Shqipërisë të drejtuar nga E.L. është konfiskuar një çantë me afro 2 kg marijuhanë. Dy shtetasit shqiptarë janë dërguar në stacionin policorë për procedura të mëtejme. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-12T10:50:08+02:00 Delegacioni i Republikës së Italisë, i kryesuar nga Federiko Kafiero De Raho, prokuror publik nacional për ndjekje të mafies dhe terrorizmit dhe Franko Gabrieli, drejtor i policisë italiane – drejtor i përgjithshëm për siguri publike, sot ndodhen për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Delegacioni italian do të marrë pjesë në konferencën “Bashkëpunim i përbashkët dhe ndihma juridike në luftën kundër krimit të organizuar transnacional” që do të mbahet në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në kuadër të vizitës prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Lubomir Joveski dhe prokurori publik nacional…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-12T10:36:10+02:00 Pas konferencës për shtyp, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta mësohet se do nisë konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve. Takimet e para do të nisen sot në orën 19:00  me krerët e partive të Grupimit të Qendrës së Djathtë. Takimet nisin fill pas vizitës në Kosovë ku Presidenti Meta do të marre pjesë në festimet e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës. Grupimi i Qendrës së Djathtë janë partitë e para që kanë kërkuar takim me Metën. Në daljen e dytë për mediat, Presidenti i Shqipërisë, Meta komentoi vendimin e dekretit që anulon zgjedhjet e…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-12T10:22:42+02:00 Një numër i madh i pasagjerëve kanë mbetur të bllokuar në aeroportin e Shkupit. Ata përmes disa agjencive turistike kanë paguar aranzhmane për në Egjipt, por siç shprehen aeroplani për këtë destinacion nuk ka ardhur fare, njofton 24 vesti. Sipas udhëtarëve agjencitë i kanë njoftuar se ka pasur një problem teknik me aeroplanin dhe se po presin që të arrij një avion tjetër. Fluturimi është dashur të realizohet një orë pas mesnate, ndërkohë që sipas informatave të fundit do të realizohet sot në ora 10:40 minuta. (foto, 24 vesti) Loading…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-06-12T09:51:42+02:00 Pas paralajmërimeve të shumta nga mëngjesi I sotëm ka filluar rrënimi dhe aksioni kundër ndërtimeve të paligjshme në Komunën Qendër. Në cak të inspektoratit kanë qenë lokalet. Gjithsej 16 pronarëtë terracave të verës, vetëm mbrëmë kanë marrë vërejtje se të njëjtit kanë shkelur rregulloren dhe se duhet ti rrënojnë objektet, mirëpo pasi që nuk kanë ndërmarrë vetë një hap të tillë, është detyruar komuna që ditëve në vijim të rrënojë të gjitha ndërtimet pa leje. Edhe mëngjesit e sotëm janë vërejtur kontrolle të shtuara të Komunës Qendër në shoqërim me zyrtarë të MPB-së, duke kryer kontrolle përgjatë kompleksit…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-12T09:48:12+02:00 Kryeministri Zoran Zaev  në vigjilje të samitit të Këshillit Evropian që duhet të mbahet  në fund të qershorit në Bruksel, në të cilën duhet të konfirmohet data  për negociatat inkuadruese të vendit tonë me BE-në,  sot shkon për vizitë në Gjermani ku pret porosi pozitive  nga kancelarja Angela Merkel në lidhje me marrjen e datës për negociata. “Të enjten pres porosi pozitive nga kancelarja Merkel me agjenda të përpikta dhe detaje  sepse të gjitha vendet nuk kanë kurrfarë  dilema as ndonjë argument kundër datës  për Maqedoninë e Veriut për fillim të  negociatave me BE-në. Vetëm duhet ta dimë…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-12T09:40:10+02:00 Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot qëndron për vizitë në Bruksel. Kjo do të jetë vizita e tij e parë në Bruksel, pasi mori detyrën si President i vendit. Shefi i shtetit do të ketë takime të ndara dypalëshe me kryetarin e Këshillit Evropian, Donlad Tusk dhe përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini, Ai pret se në takimet në Bruksel do të marrë konfirmim të plotë se Maqedonia e Veriut do të marrë datë për fillimin e negociatave. Në intervistën për Dojçe Velen, të publikuar dje…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-06-12T07:22:00+02:00 Edhe sot pritet që moti të jetë me diell dhe i nxehtë. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 5 deri më 13 gradë celsius, ndërsa ato ditore prej 26 deri më 35 gradë celsius. Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me diel dhe erë të dobët. Temperatura minimale e mëngjesit do të jetë 8, ndërsa ajo maksimale ditore do të arrijë 33 gradë celsius. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-11T18:49:05+02:00 Në një mbledhje të jashtëzakonshme të BDI-së, kreu i kësaj partie Ali Ahmeti ka vendosur shkarkimin e të gjithë kryetarëve të degëve dhe nëndegëve partiake. Sipas vendimit të partisë asnjëri nga kryetarët e shkarkuar nuk ka të drejtë rikandidimi në pozicionin e njëjtë. Në vend të kryetarëve të shkarkuar janë caktuar koordinatorë për çdo degë deri në zgjedhjen e kryetarëve të rinj. Nga partia thonë se nuk bëhet fjalë për shkarkime por se shefave të degëve u ka skaduar mandati që vitin e kaluar kurse janë emëruar përgjegjësit për zbatimin e zgjedhjeve për çdo degë. Me këtë, partia…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-11T17:22:40+02:00 Esad Rahiq eshte emëruar drejtor i ri i burgut hetues të Shutkës..Ai nuk është pjesë e rikonstrktimit dhe propozimi për atë ka qenë prej kur dha dorheqjen drejtori i deritanisgëm, për skandalin me Mile Janakievskin dhe Spiro Ristovskin që u keqtrajtuan nga Grupi i Kumanoves në hapsirat e burgut. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-11T17:04:51+02:00 I nxehti afrikan pritet të prekë Maqedoninë e Veriut gjatë kësaj jave. Temperaturat do të shkojnë deri në 38 gradë në fundjavë, ndërsa mjekët bëjnë apel për të moshuarit dhe fëmijët që të mos ekspozohen në diell gjatë orëve të temperaturave të larta. Ndërsa java e dytë e qershorit nis veç me temperatura të larta, vlerat e të cilave do të arrijnë deri në 39 gradë. Meteorologët bëjnë me dije se ky muaj do të sjellë të nxehtin afrikan. Stina e verës sjell edhe shtimin e virozave, ndaj ushqyerja e kujdesshme do të eleminonte shqetësimet shëndetësore gjatë kësaj…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-11T16:11:11+02:00 Ende pa nisur me punë, agjencia për zbatimin e ligjit për gjuhët kërkon rritjen e fondeve të këtij institucioni. Drejtori, Ylber Sela zvarritjen e procesit për kompletimin të stafit të agjencisë e arsyeton me mungesën e fondeve të mjaftueshme. Tani bëjmë edhe informacion për në Qeveri për gjitha projektet dhe sfidat që na dalin ne i paraqesim në Qeveri sepse këto kanë implikacine Buxhetore dhe duhet buxhet shtesë dhe normal do ketë përkrahje nga Qeveria sepse është e patjetërsueshme”-tha Ylber Sela, drejtor i Agjencisë. Agjencia ka të përcaktuar një buxhet vjetor prej 8 milion e 425 mijë denarë,…

Lexo më Shumë