Author: almakos

Alsat-M 2019-06-13T08:39:07+02:00 Sot një tjetër ditë me diell dhe me temperatura të larta në vendin tonë. Pas motit të ndryshueshëm në vazhdimësi gjatë periudhës së fundit, sot termometri do të kalojë mbi 30 gradë celsius. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-33 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-9m/s. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-13T00:43:36+02:00 20-vjeçari  S.SH. nga fshati Batincë është njëri prej dy të vdekurve në aksidentin tragjik në rrugën 1 maji(“Përvomajska”) në Shkup në drejtim të Draçevës, gjegjësisht në Pintia. 20-vjeçari ka qenë duke drejtuar makinën e tipit VW Golf 5. Aksidenti kishte ndodhur mes dy makinave, përveç 20-vjeçarit ka vdekur edhe shoferi i makinës tjetër, identiteti i të cilit ende nuk dihet. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-12T20:34:47+02:00 Maqedonia e Veriut duhet së bashku me Shqipërinë të marrë datë për fillimin e negociatave në periudhën qershor – korrik, tha sot në Bruksel në takim me presidentin Stevo Pendarovski, përfaqësuesja e lartë e BE për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federica Mogerini Pendarovski . Mogerini tha se javën e ardhshme këtë do t’ia rekomandojë të gjithë ministrave të jashtëm të BE-së. Në takim u theksua se Marrëveshjen e Prespës dhe Marrëveshjen me Bullgarinë janë shembuj se si çështjet e vështira mund të mbyllen me vendime të guximshme. “Republika e Maqedonisë së Veriut është e vetmja në rajon…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-12T19:32:57+02:00 Përveç aktiviteteve të ndryshme që u shënuan sot për nder të 20-vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë, pasdite është mbajtur edhe Konferenca Ndërkombëtare e Sigurisë “20 Vite Liri: Një Vizion për Paqe të Qëndrueshme”. Në pamundësi për të qenë sot në Kosovë, ish-sekretarja e shtetit amerikan, Hillary Clinton një ndër miket e Kosovës, ka dërguar një video-mesazh drejtuar pjesëmarrësve për qytetarët e Kosovës. Clinton tha se SHBA-të e kanë mbështetur dhe do të vazhdojnë t’i mbështesin kauzat e Kosovës. “Shënimi i sotëm është për një përparim, për një paqe, për një të ardhme të ndritshme që qytetarët…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-12T19:24:12+02:00 Sipas informacioneve të Institutit Hidro-Meteorologjik, gjatë dy ditëve të ardhshme i gjithë vendi do të kaplohet nga temperaturat e larta, respektivisht nga faza e verdha (alarmuese). Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje qytetarëve që të respektojnë rekomandimet e përgjithshme për mbrojtjen nga temperaturat e larta, siç janë: – Mbrojtja nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell, shmangja e daljes jashtë në periudhën prej orës 11 deri në 17:00. – Veshja e rrobave të lehta, vendosja e syze mbrojtëse dhe kapelave. – Konsumimi i ushqimeve të lehta dhe i lëngjeve. -Shmangien e produkteve të papërpunuara termikisht, për shembull majoneza, akullore…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-12T17:00:17+02:00 Policia e Kumanovës ka ngritur padi penale kundër 47 vjeçarit  L.I. nga fshati Llojan, polic në vendkalimin kufitar në Tabanoc. Siç informon Ministria e Brendshme, padia është ngritur për dyshim për kryerjen e veprës penale “falsifikim të dokumentit”. 47-vjeçari dyshohet të ketë falsifikuar një diplomë nga shkolla e mesme “25 Maji” në Preshevë, më pas në fillim të vitit 2003 të njëjtën diplomë e ka dorëzuar deri tek Ministria e Mbrojtjes gjatë nënshkrimit të kontratës për punësim si ushtar profesionist. Gjatë vitit 2005 i dyshuari të njëjtën diplomë e ka përdorur gjatë transferimit të tij në Ministrinë e…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-12T16:17:21+02:00 LSDM ka zgjedhur 30 kryetar degësh në disa qytete. Prej tyre gjysma janë emra të rinj, ndërsa ditëve në vijim do të emërohet edhe krerët e bashkësive lokale. Në Kumanovë, kryetar dege është caktuar drejtori aktual i Gazetës Zyrtare, Martin Kostovski, për Ohër është zgjedhur Laze Tanevski, në Qendër, Goran Gerasimovski dhe Strugë është caktuar Sonja Stojkoska. Socialdemokratët paralajmërojnë se procesi i “fshesës” në LSDM do të përfundojë me zgjedhjen e kryesisë së re qendrore të LSDM-së. [embedded content] Loading…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-06-12T15:35:26+02:00 Në një aksident tragjik, rrugës nga Italia për në Francë, jetën e kanë humbur një çift bashkëshortor nga lagjja Metodija –Andonov – Çento. Bëhet fjalë për personin Ebubekër Sulejmani dhe bashkëshorten e tij Egzona Maksuti, të cilët kishin qenë nga 24 vjet. Në aksidentin tragjik, ka mbijetuar fosnja e tyre 6 muajshe. Çifti ka jetuar në Lion të Francës, ndërsa në Itali kishin shkuar për pushime. Fartkeqësia ka ndodhur gjatë kohës që po ktheheshin për në Francë. Sipas policisë italiane, shkaku ka qenë lodhja e tepërt e shoferit të makinës. Un grave incidente questa mattina sull’autostrada A21, nell’Oltrepò…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-06-12T15:25:02+02:00 Ka ndërruar jetë një vajzë në bazenin “Dovlexhik” në Manastir. Policia e Manastirit e ka konfirmuar rastin por nuk ka shpalosur detaje më shumë, pritet që gjatë ditës të dalin me informacione. Vajza mendohet të ketë hyrë për tu freskuar në bazenin i cili ende nuk ka qenë i hapur për sezonin e verës. Bazeni theksohet të jetë pronësi e NP “Strezhevo”, ndërsa koncesioner privat është kompania “Mega Grup”./Alsat Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-12T15:04:24+02:00 Prokuroria Italiane në bashkëpunim me organet e hetuesisë në Maqedoninë e Veriut vazhdon të hetojë edhe funksionarë të tjerë shtetërorë të përfshirë në krim financiar dhe korrupsion. Për shkak se janë të hapura procedurat para hetimore, Prokurori për ndjekjen e mafisë dhe terrorizmit në Itali Frederiko Kafiero De Raho, nuk deshi të jep detaje, por thotë se dyshohet edhe për keqpërdorime tenderësh nga paratë e shtetit prej kompanive italiane të infiltruara në Maqedoninë e Veriut. Kur bëhet fjalë për hetime të përbashkëta për vepra të rënda penale, në të cilat garantohet e drejta e informacioneve sekrete nuk mund…

Lexo më Shumë