Author: almakos

Alsat 2019-06-13T18:20:41+02:00 Po përfundon procesi gjyqësor për rastin “Titanik 3” ku të akuzuar janë funksionarët e BDI-së, Ejup Alimi dhe Ismet Guri. Sot përfundoi dhënia e dëshmisë nga dëshmitarët. Në gjykatë nuk u dëgjua vetëm dëshmia e Resmie Budlimovës. Ajo ka dhënë deklaratën e saj në Prokurorinë Speciale, por me fillimin e gjykimit, ajo u martua dhe u shpërngul në Gjermani dhe nuk është e kapshme për të dëshmuar në gjykatë. Ajo e ka dëshminë kryesore që tregon keqpërdorimet zgjedhore gjatë zgjedhjeve lokale në Çair në vitin 2013. Me kërkesë të PSP-së, gjykata sot lejoi të lexohet dëshmia e saj.…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-13T17:39:35+02:00 Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e vjetër Tetovë-Shkup, ku së paku ka një të lënduar, sipas informacioneve të para. Dëshmitarë okular, thonë për Alsat-in se makina ka dalë nga rruga, siç shihet edhe në foto, në përpjekje për të ikur nga dy makina të tjera të cilat me një shpejtësi marramendëse po e ndiqnin nga pas. Pas ndjekjes, në një farë momenti makina ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përmbysur në anën tjetër. Televizioni Alsat ka kontaktuar Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe po pret informacione zyrtare lidhur më këtë rast.…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-13T16:21:43+02:00 Në afat prej 90 ditësh që nga marrja e raportit përfundimtar të revizionit, Ministria e Shëndetësisë është e detyruar që ta njoftojë Revizionin Shtetëror mbi ecurinë e procesit të ndërmarrjes së masave të cilat figurojnë në raportin e revizionit. Megjithatë dikasteri i Shëndetësisë nuk shpalos mbi atë se kush do të bartë përgjegjësi për lëshimet dhe parregullsitë e konstatuara nga revizioni, marrë parasysh faktin se raporti i revizorit prek Todorovin, Taravarin, Çakarovskin dhe Filipeçn. [embedded content] Ministria e Shëndetësisë “Personat udhëheqës të secilit organ i cili është subjekt i revizionit janë përgjegjës për saktësinë dhe përmbajtjen e formës…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-06-13T15:58:35+02:00 Katica Janeva ka dhënë llogari për punën e bërë në gjysmën e parë të vitit. Ajo prezantoi raportin për punën e ekipit të saj para Këshillit të prokurorëve. Janeva shtoi se anëtarët e këtij trupi janë të kënaqur nga puna e Speciales. Janeva dhe Këshilli i prokurorëve vlerësojnë se patjetër në afat sa më të shkurtë të sillet ligji për prokurori, ku rregullohet statusi i ardhshëm i  PSP-së. Biseduam rreth Raportit, për sfidat e Speciales dhe për ligjin e ri. Mund të them që ishin të kënaqur sepse raporti është i ngarkuar, ka shumë detaje dhe se nuk…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-13T15:40:45+02:00 Opozita e konsideron si të pritur qëndrimin e vendeve anëtare të BE-së dhe konkretisht Gjermanisë, për shtyerjen e vendimit për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut. Për opozitaren maqedonase VMRO-DPMNE-ja arsyeja qëndron te paaftësia e kryeministrit dhe qeverisë. Zoran Zaevi si kryeministër gënjen. I gënjen qytetarët çdo muaj se veç sa nuk kemi marrë datë për fillim të negociatave. Ky është edhe një fakt tjetër se kjo qeveri nuk punon asgjë, se Zoran Zaevi është një nga kryeministrat më të paaftë dhe se i gjithë faji për mos-marrjen e datës për fillim të negociatave si shtet i…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-06-13T15:23:00+02:00 Marrja e datës për fillimin e negociatave me BE, do tu jepte më shumë mundësi Organizatave qytetare dhe gazetarëve t’i bëjnë presion pushtetit për të realizuar reformat e duhura për anëtarësim. Këtë e konstaton analiza e bërë nga Eurothink, e ndihmuar nga Fondacionit Shoqëri e hapur. Fani Karafilova-Panovska nga ky Fondacion deklaron se në periudhën 2016-2019 shihet përparim në të gjitha kapitujt, në kriteret politike edhe ekonomike. Ndërsa dëshmohet se vendi nga shtet i robëruar është shndërruar në shtet me një sërë reformash. Ka përparim të theksuar që neve na çon në konstatimin dhe insistimin që Këshilli i…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-06-13T15:11:16+02:00 Një ditë pas aksidentit tragjik në lagjen Pintia të Shkupit ku humbën jetën dy persona, autoritetet nuk japin detaje që çuan deri tek ky aksident. Nga Prokuroria thonë janë duke u analizuar të gjitha detajet e ekspertizës nga terreni dhe së shpejti do të konstatohen shkaqet. Sipas MPB-së ende është herët të dihet se kush ishte fajtori dhe a ishte shpejtësia faktori kryesor. Më datë 22.06.2019 në ora 22:00 në Bulevardin “Boris Trajkovski” në Shkup ndodhi një aksident ndërmjet veturës ‘Volksvagen Golf’e drejtuar nga SH.S. 21 vjeç nga fshati Batincë dhe veturës ‘Pezho’ e drejtuar nga Z.Gj. 48…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-06-13T15:08:00+02:00 Asociacioni maqedon i mediave ku bëjnë pjesë televizionet nacionale, Alsat, Kanal5, Telma, Sitel dhe Alfa, janë të habitura nga vendimet skandaloze të Gjykatës Themelore dhe Gjykatës së Apelit sa i përket kontesteve me Industrinë Maqedonase të Muzikës. Ky asociacion i udhëhequr nga Bodan Arsovski në mënyrë krejtësisht joligjore po tenton të kërkoj pagesa të majme nga shtëpitë tona televizive, por edhe nga subjekte tjera juridike të hotelerisë, transportit, shërbimet e zejtarëve e tjerë. Rikujtojmë me këtë rast se Ministria e Kulturës më datë 23.12.2015 ka miratuar vendimin për marrjen e lejes IMM-së për shkak se në mënyrë joligjore…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-06-13T15:02:56+02:00 Qershori nuk do të sjellë datë për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut. Një vendim i pozitiv nuk do të merret as në korrik. Kjo mësohet nga komunikimi i kryeministrit Zoran Zaev pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel nga e cila ka marrë premtimin se Bundestagu do të vendosë pozitivisht për vendin në shtator. Kancelarja Merkel na informoi se Bundestagu do të sjellë vendim në shtator për miratimin e fillimit të bisedimeve në BE me Maqedoninë e Veriut, sipas procedurave të vërtetuara në Gjermani për çështjen e zgjerimit të BE-së. Më takim kancelarja potencoi…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-13T14:54:17+02:00 Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me deputetë të Bundestagut gjerman, z. Josip Juratovic, z-nja Renata Alt, z. Hansjerg Miler, dhe ishin të shoqëruar nga ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, SH.T. Tomas Gerberih. Kreu i Kuvendit në fillim të takimit u uroi mirëseardhje dhe shprehu falënderim të sinqertë ndaj Bundestagut për ratifikimin e Protokollit aderues për vendin tonë për anëtarësim në NATO dhe i informoi deputetët e nderuar se deri tani, 17 vende e kanë ratifikuar Protokollin aderues. Në vazhdim, u theksua bashkëpunimi…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-13T14:21:50+02:00 Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit ka ngritur procedurë ndaj dy personave, shtetas të Republikës së Shqipërisë, për veprën penale prodhim të paligjshëm dhe lëshim në qarkullim të mjeteve narkotike. Të dyshuarit më 11 qershor kanë lëvizur me makinë të tipit golf me targa të Shqipërisë. Gjatë kontrollit rutinor nga ana e policisë është gjetur një çantë në të cilën ka pasur afro 2 kg marijuhanë. Të dyshuarit drogën në Maqedoninë e Veriut e kanë futur përmes vendkalimit Blato-dibër, me qëllim që t’ia shesin një blerësi nga Gostivari.Dy të dyshuarve u është caktuar masa e paraburgimit 30 ditorë. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-06-13T13:57:18+02:00 Kamerat do të munden të njohin kundërvajtje të caktuara dhe direkt të shqiptohen dënime për kryerësit e veprave, kështu do të evitohen ndikimi nga jashtë dhe do të shkurtohet koha për shqiptimin e dënimeve. Këtë sot e ka paralajmëruar ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski, i cili ishte prezent në projektin “Të sigurt në shtëpi”, duke komentuar për gjendjen e komunikacionit dhe fatkeqësitë, para se gjithash aksidentin tragjik të mbrëmshëm në bulevardin “Borsi Trajkovski” ku jetën e ka humbur një 21 vjeçar dhe një tjetër 48 vjeçar. Ai nuk precizoi kur  do të ndodhin ndryshimet ligjore, të…

Lexo më Shumë