Author: almakos

Alsat 2019-06-11T16:07:02+02:00 Në një mbledhje të jashtëzakonshme të BDI-së, kreu i kësaj partie Ali Ahmeti ka vendosur shkarkimin e të gjithë kryetarëve të degëve dhe nëndegëve partiake. Sipas vendimit të partisë asnjëri nga kryetarët e shkarkuar nuk ka të drejtë rikandidimi në pozicionin e njëjtë. Në vend të kryetarëve të shkarkuar janë caktuar koordinatorë për çdo degë deri në zgjedhjen e kryetarëve të rinj. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-11T15:57:53+02:00 Sasho Mijallkov, në rolin e të akuzuarit për përgjimin e paligjshëm 10 vjeçar në vend, i bëri pyetje sot dëshmitarit të PSP-së, Zvonko Kostovski. Ai është një nga dy punonjësit e DSK-së që e zbuluan skandalin. Ish-drejtori i policisë sekrete e pyeti Kostovskin nëse është i sigurt se përgjimi ka qenë në DSK, kur një kompani izraelite disa vite më parë ka hartuar një raport duke theksuar se në kryeqytet përgjohet nga pajisje që nuk janë në pronësi të Ministrisë së Brendshme. Kostovski u përgjigj se cilësia e bisedave është tregues se incizimet kanë qenë nga DSK-ja. Mijallkov,…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-11T15:50:13+02:00 Inspektorati për arsim të lartë nuk ka vërejtur parregullsi në avancimin arsimo-shkencor të funksionarëve shtetërorë Arbër Ademi dhe Agim Nuhiu. Kështu thuhet në inspektimin e jashtëzakonshëm të Inspektoratit i cili u iniciua nga vetë drejtori Tome Spirovski, pasi që u distancuan nga inspektori Gjorgji Ilievski, i cili ende mbanë qëndrim se janë shkelur procedurat, kur  Universiteti i Tetovës  Arbër Ademit i dha titullin docent ndërsa Agim Nuhiut profesor inordinar. Për rastin e avancimit të Arbër Ademit në docent, gjatë kohës kur ka qenë funksionarë shtetëror, nga Inspektorati thuhet:  Këtu nuk bëhet fjalë për pushim dhe vazhdim të afatit…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-11T15:47:42+02:00 Qeveria as sot nuk vendosi për shkarkimin e drejtorëve në kuadër të rikonstruimit të paralajmëruar. Kryeministri Zoran Zaev edhe sot përsëriti qëndrimin se fati i Qeverisë dhe hapat e ardhshëm të tij do të dihen pas takimit me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Zaev ndryshon periudhën kur do ta kompletojë rikonstruimin e kabinetit qeveritar. Pas takimit të enjten, në vikend pason mbledhja e Këshillit Qendror të LSDM-së. Me partnerët e koalicionit jemi në kontakt ta vazhdueshëm. Në varësi të vullnetit të shumicës parlamentare, nëse do të qëndrojë e bashkuar dhe a do të vazhdojë në atë drejtim, ashtu edhe…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-06-11T15:36:40+02:00 Azilanti Nikolla Gruevski nuk do të jetë më deputet. Kuvendi konstatoi dorëheqjen tij. Në seancën e sotme dorëheqjen nga posti i deputetit e arsyetoi edhe Pavle Bogoevski. Ai tha se dorëhiqet që mos ndikojë në vendimet e organeve hetuese, për rastin e tij dhe se nuk fshihet si ish-kryeministri Gruevski. Vlerat janë mbi funksionin, tani dhe gjithmonë. Përgjegjësia dorëzohet personalisht, me krenari dhe me kokën lartë para atyre që të zgjodhën, ndërsa jo në mënyrë qyqare në arrati dhe duke u fshehur tek diktatorë me bindje të njëjta. Nikolla Gruevski ende udhëheq me VMRO-DPMNE-në, ndërsa Mickovski dhe kryesia…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-11T15:27:02+02:00 Në opinion asnjë reagim rreth incidentit të djeshëm në Ohër kur në mes të seancës të Këshillit të komunës, këshilltari nga radhët e BDI-së, Nefi Useini, fizikisht ka sulmuar kolegun e tij nga Lëvizja BESA, Xhemal Mena. Nga policia thonë se pas dokumentimit të plotë të rastit, SPB Ohër kundër Useinit do të ngrit kallëzim përkatës. Më datën 10.06.2019 XH.M (25), këshilltar në Këshillin e komunës së Ohrit, ka denoncuar se ditën e njëjtë rreth orës 14:00, derisa ka kryer detyrat e punës në komunën e Ohrit, pas paraqitjes së tij nga seanca, fizikisht është sulmuar nga N.U…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-11T15:09:18+02:00 Sekretarit Shtetëror në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jahi Jahiu, prej sot ka filluar paraburgimin 30 ditor. Prokuroria për Krim të Organizuar kërkoi masë më të rreptë për shkak të frikës nga arratisja dhe mundësia për ta përsëritur veprën, prandaj që mbrëmë vonë gjykata i shqiptoi një masë të tillë kujdesi. Jahija u arrestua një ditë më parë. Pas dy muajsh hetim të autoriteteve tona hetuese dhe atyre ndërkombëtare, ekziston dyshimi se Jahiu dhe një koleg nga ministria kanë marrë ryshfet. Përkatësisht, kanë mundësuar që një kompani nga Italia të marrë pozitë më të mirë në procedurën…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-11T15:01:17+02:00 Deputeti i VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski, pas konstatimit të dorëheqjes së Nikolla Gruevskit në Kuvend, tha se organet e drejtësisë duhet të kërkojnë “dilerin” dhe jo shoferin e taksië në skandalin me tanimë ish-deputetin Pavle Bogoevski. “Nuk e di pse i dhatë famë dorëheqjes së Bogoevskit. Është normale që një deputet të japë dorëheqjen nëse shkel ligjin. Ai është kapur në veprime të paligjshme dhe normalisht është përgjegjës. Hetimi në çështje Booevski duhet të drejtohen për “dilerin” dhe jo për shoferin e taksisë për të cilin Bogoevski pohoi se e ka filmuar bisedën kur po porosiste vaj kanabisi për…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-11T14:40:42+02:00 Trembëdhjetë vende të BE-së, shumica anëtarë të rinj nga Evropa Qendrore dhe Lindore, si edhe Italia dhe Austria, do t’i drejtohen me kërkesë 28 vendeve të BE-së për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “EUROACTIV” raporton se pro hapjes se negociatave janë: Estonia, Lituania, Letonia, Republika Çeke, Polonia, Sllovakia, Hungaria, Bullgaria, Italia, Austria, Kroacia, Sllovenia dhe Malta. Kryeministri i Republikës Çeke, Andrej Babish gjatë vizitës në Shkup deklaroi se BE-ja duhet ta mbajë fjalën e dhënë dhe t’i jep Maqedonisë së Veriut datën për fillimin e bisedimeve. I pari Qeverisë çeke nuk e din kur…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-11T14:33:47+02:00 Sot kreu i Kuvendit Talat Xhaferi ka konstatuar dorëheqjen e Nikolla Gruevskit. Pas kësaj politikani i cili në 14 vitet e fundit ishte në pozicionet më të larta në vend, si ministër për tregti, ministër i financave në kohën e kryeministrit Lubço Georgievski dhe më pas 10 vite kryeministër, prej sot mbetet vetëm kryetar nderi i VMRO-DPMNE-së. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-06-11T14:21:22+02:00 Nikolla Gruevski, të cilit sot Kuvendi I RMV-së ia konstatoi dorëheqjen si deputet, do të shfrytëzojë të drejtën e apanazhit- kanë konfirmuar burime Brenda Kuvendit. Sipas rregullores së Kuvendit, deputeti I cili ushtron këtë funksion më shumë se 24 muaj, ka të drejtë të kërkojë apanazh për një vit. Kërkesa e apanazhit, ish-deputeti mundet ta dorëzojë në afat kohor prej 30 ditësh. Në këtë rast, Gruevski do të mund të gëzojë të drejtën e pagës në vlerë prej rreth 60.000 mijë denarëve gjatë 12 muajve të ardhshëm. Gruevski e ka lëshuar shtetin për më shumë se gjashtë muaj…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-11T13:52:47+02:00 Për më pak se katër muaj, më shumë se gjysma e shteteve anëtare e kanë ratifikuar Protokollin e anëtarësimit të vendit në NATO, që është një sinjal i qartë për vendin tonë, thotë Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministre e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska. Fokusi është kontakti me këto vende që nuk kanë filluar procesin e ratifikimit, por nuk ka kurrfarë ngecjesh në ratifikim. Nuk ka problem as me Turqinë, thotë Sheqerinska. Ju e dini që në Turqi tani do të ketë përsëritje të zgjedhjeve lokale në disa komuna. Na thanë që sapo parlamenti i tyre të vazhdojë të funksionojë në…

Lexo më Shumë