Alsat-M 2019-06-11T14:21:22+02:00
Nikolla Gruevski, të cilit sot Kuvendi I RMV-së ia konstatoi dorëheqjen si deputet, do të shfrytëzojë të drejtën e apanazhit- kanë konfirmuar burime Brenda Kuvendit.
Sipas rregullores së Kuvendit, deputeti I cili ushtron këtë funksion më shumë se 24 muaj, ka të drejtë të kërkojë apanazh për një vit.
Kërkesa e apanazhit, ish-deputeti mundet ta dorëzojë në afat kohor prej 30 ditësh.
Në këtë rast, Gruevski do të mund të gëzojë të drejtën e pagës në vlerë prej rreth 60.000 mijë denarëve gjatë 12 muajve të ardhshëm.
Gruevski e ka lëshuar shtetin për më shumë se gjashtë muaj për të evituar vuajtjen e burgut prej dy vitesh për rastin e PSP-së “Tanku”. Kundër tij po zhvillohen edhe disa lëndë gjyqësore të cilat I ka hapur PSP-ja.
Gruevski është arratisur në Hungari, ku ka fituar azil nga miku I tij kryeministri hungarez Viktor Orban./Alsat
Loading…


