Alsat 2019-06-13T21:34:36+02:00
Në emisionin “Rruga drejt” në Alsat ku po diskutohet nëse do të ketë ose jo datë për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian, Ministrja e Mrojtjes Radmilla Sheqerinska, tha se Maqedonia e Veriut i ka bërë detyrat e shtëpisë që i ka caktuar Bashkimi Evropian dhe se gjatë procesit të Skriningurt nuk është gjetur asnjë gabim. Ajo theksoi se ndryshe nga Shqipëria që ka problem me Holandën apo me deputetët e CDU-së në Gjermani, ne nuk kemi problem me asnjë vend apo politikan të BE-së, pra sipas saj, është vetëm çështje kohe dhe se datë për fillimin e negociatave do të ketë brenda vitit.
Kur Bashkimi Evropian nuk sjell vendime të prera, lë shumë hapësirë të zbrazët të cilët e shfrytëzojnë grupet ekstremiste dhe nacionaliste të ndikuara nga qarqe të ndryshme. Pavarësisht se për çështje të ndryshme nuk janë dakord , kur vjen puna për integrimin e vendit tonë janë goxha konsensualë. Pra nuk është pyetja se a do integroheni por kur do integroheni.Këtë vit jemi marrë me procesin e Skringut, rrjedhimisht nuk është proces i humbur. Ndryshe nga Shqipëria se ka probleme me Holandën dhe deputetët t CDU-së. Absolutisht asnjëri vend apo politikan nuk ka gjetur asnjë justifikim për shtyrjen e negociatave me vendin tonë, Ne i kemi kryer detyrimet tona, ne nuk kemi bërë asnjë gabim, kemi bërë detyrat tona- tha Ministrja e Mrojtjes Radmilla Sheqerinska.
Rruga Drejt | 13.06.2019
Publiée par Alsat sur Jeudi 13 juin 2019
Loading…



