Alsat 2019-06-14T15:28:01+02:00
Shtohet numri i aksidenteve në rajonin e Pollogut. Për vetëm dy ditë dhjetëra aksidente kanë ndodhur në autostradat Tetovë- Gostivar dhe Tetovë -Shkup madje me pasoja fatale. Sipas policisë arsyeja kryesore është shpejtësia. Megjithatë shumë aksidente shkaktohen edhe nga kafshët nëpër autostrada si pasojë e vjedhjes së telave mbrojtës nga shitësit e hekurit.
Fakti që shtohet bindshëm numri i makinave intensiteti i komunikacionit rritet dukshëm, kështu që ajo sjelle dhe deri tek rritja e numrit të aksidenteve në trafik. Problem kryesor tek ne paraqet edhe rrjeta mbrojtëse e autostradës që shpesh nga ana e ca qytetarëve të papërgjegjshëm të vidhet si rasti i para dy javëve ku u vodhën rreth 120 metra rrjetë mbrojtëse bashkë me shtyllat mbrojtëse të rrjetit- deklaroi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.
Nga ana tjetër, ekspertët kritikojnë institucionet, sidomos Rrugët e Maqedonisë për mosmirëmbajtjen e autostradave dhe Sektorin e Punëve të brendshme, të cilët duhet t`i shtojnë masat ndaj atyre që tejkalojnë shpejtësinë.
Shpejtësia është faktor 80 për qind e ndodhjes së aksidenteve, vozitësit duhet të jenë të kujdesshëm. Pastaj, gjatë mirëmbajtjes shumë hapësirë është lënë për sanimin e këtyre zbrazëtirave ku mund të kalojnë kafshë të egra dhe kafshë shtëpiake, pra këto duhet të mirëmbahen- tha Sulejman Rahimi, ekspert.
Qytetarët shprehen autokritik, thonë se pavarësisht dënimeve shoferët duhet të ndërgjegjësohen dhe respektojnë rregullat në komunikacion.
“Qytetarët vetë duhet të jenë të vetëdijshëm për rreziqet që kanosen nga përmbajtja e shpejtësisë, normave shenjave, sepse s’është puna vetëm te dënimet dhe policia mbase mund ta bëj punën e saj por nuk mund të jetë në secilën kohë në secilin vend”.
“Rregullat absoulitsht nuk respektohen aspak, ndërsa më shqetësuese është çështja e motoristëve rreth shkollave që duhet të na shqetësojë. Vozisin me shpejtësi trefish mbi të lejuarën”.
Në këtë kuadër nga MPB-ja thonë se është duke u përgatitur edhe plani për vendosjen e radarëve me fotoaparate, sidomos nëpër autostrada.
Bashkim Sulejmani
Loading…



