Alsat 2019-06-16T15:16:27+02:00 Qendra Kulturor në Tetovë ende është në fazën e parë të ndërtimit edhe pse në dhjetor të vitit të kaluar drejtuesit e saj kishin premtuar mbylljen punimeve brenda gjashtë muajve. Drejtori Artan Arsllani nuk ka një datë të saktë se kur pritet të mbyllen punimet ndërsa vonesat i arsyeton edhe me zhvillimet në Ministrinë e Kulturës duke aluduar në dorëheqjen e kreut të këtij dikasteri. [embedded content] Kishte ngecje të vogla që u zgjodhën për një kohë të shkurtër dhe punimet vazhdojnë në objekt dhe sa kam informacion prej firmës janë në përfundim e sipër po për afat…
Author: almakos
Alsat 2019-06-16T15:12:01+02:00 Rrugë e ngushtë me gropa të thella. Asfalt i vjetër, vende-vende i prerë. Në mbikalime duhet t’i hapësh krahun kolonës së veturave përballë, kurse nga automjetet e mëdha duhet të futesh në ara për t’iu shmangur aksidenteve. Kjo është përditshmëria e banorëve të Komunës së Likovës, të cilët udhëtojnë në rrugën rajonale që lidh pesë fshatra. Banorët thonë se i shkatërruan veturat. [embedded content] “Katastrofë është, shikojeni aspak nuk është puna mirë por s’kemi çfarë të bëjmë, na u prishën të gjitha veturat.” “Kjo është rrugë regjionale, të kuptohemi se nuk është rrugë lokale. Nga Konflikti i vitit…
Alsat 2019-06-16T15:06:08+02:00 Pushteti duhet seriozisht ta kuptojë paralajmërimin për grevë të përgjithshme të sektorit publik. Sindikalistët thonë se nuk heqin dorë dhe nëse shpejtë nuk realizohet takim me Qeverinë dhe nëse nuk ka zgjidhje për kërkesat e tyre, do ta paralizojnë administratën. Përveç rrogave më të larta, nga Konfederata e sindikatave të lira ku kryesisht anëtarë janë punonjës të administratës, kërkojnë edhe pagesën e K-15 në sektorin publik. Nuk pajtohen as me paralajmërimet e Qeverisë për transferimin e punonjësve nga sektori publik në atë privat. [embedded content] Qeveria bën hapa të gabuar. Nuk mund të dalin kundër popullit, kundër punonjësve…
Alsat 2019-06-16T14:59:53+02:00 Një vit pas Marrëveshjes së Prespës vazhdojnë përplasjet e subjekteve politike se a ka qenë e nevojshme arritja e ujdisë me Greqinë. Nga VMRO-DPMNE thonë se qytetarët e Maqedonisë u mashtruan nga pushteti aktual. VMRO-DPMNE “Zaev vazhdon t’i gënjej qytetarët, ashtu siç i ka mashtruar se Kushtetuta e Maqedonisë në negociatat për emrin nuk do të preket. Njëjtë ka gënjyer se do të dorëhiqet nëse nuk arrin sukses në referendumin për ndryshimin e emrit.” Ndërsa nga LSDM thonë se Marrëveshja e Prespës bëri kthesë historike për ardhmërinë e vendit. LSDM “Kjo është marrëveshja më e suksesshme në historinë…
Alsat 2019-06-16T12:50:07+02:00 Ambasadorja e Turqisë në Maqedoninë e Veriut, Tulin Erkal Kara vizitoi Xhaminë “Ali Pasha” në Ohër dhe njoftoi se Presidenti turk RexhepTaip Erdogan do të mbërrijë në ceremoninë që shënon promovimin e ndërtesës fetare të rindërtuar. Në të njëjtën kohë, ajo theksoi se puna me autoritetet maqedonase po harmonizohet për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së xhamisë së rinovuar, njofton Nova Tv. Xhamia “Ali Pasha” është rindërtuar dhe rinovuar në përputhje me vendimin e Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Historike, me mbështetjen financiare të Republikës së Turqisë. “Restaurimi i kësaj ndërtese ishte ëndrra e Presidentit…
Alsat 2019-06-16T11:08:15+02:00 VMRO-DPMNE-ja sot shënon 29-vjetorin e formimit të partisë. Shënimi qendror mbahet sonte në orën 19 në Filarmoninë e Maqedonisë, paralajmëruan nga partia. Në ngjarje fjalime do të ketë edhe nga kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski. Loading…
Nga e hëna pritet të jepen targat e reja të regjistrimit për automjetet me kodin NMK. Ndërrimi i targave të vjetra të regjistrimit me të rejat do të bëhet gradualisht gjatë regjistrimit të automjeteve, përcjellë KOHA. Obligimi për ndërrimin e tabelave të reja në të cilat shenja e deri tanishme MK ndërrohet me të rejën NMK del nga Marrëveshja e Prespës me të cilën u zgjidh kontesti për emrin me Greqinë. Nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Prespës, deri më tani janë dhënë shenja ngjitëse me kodin NMK në vendkalimet kufitare gjatë hyrjes dhe daljes së automjeteve nga Republika…
Alsat 2019-06-16T10:56:43+02:00 Zgjedhja e udhëheqësisë së re të partisë, si dhe kompletimi i ndryshimeve të brendshme të partisë, pritet sot në seancën e Këshillit Qendror të LSDM-së në pushtet. Këshilli qendror do të mbajë seancë në Ohër ndërsa seanca e nëntë, siç njoftoi partia, do të fillojë në orën 16:00. Në rendin e ditës janë ndryshimet thelbësore në parti, sistemi i ri i veprimit dhe punës së partisë dhe përparimi i shtetit. Fshesa e cila u paralajmërua nga lideri i LSDM-së dhe kryeministri Zoran Zaev pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale, filloi pikërisht në partinë e tij. Të 78 kryetarët e…
Alsat 2019-06-16T09:47:00+02:00 Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira lokale. Pasdite priten reshje të shiut në disa pjesë të vendit. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri më 20 gradë, ndërsa temperaturat maksimale do të jenë mbi mesataren vjetore dhe do të shkojnë nga 28 deri më 36 gradë Celsius.Në ditët në vijim priten në orët e pasdites të ketë kushte për reshje lokale të shiut. Loading…
Alsat 2019-06-15T16:12:33+02:00 Frika e punonjësve të statistikave nga kafshët shtëpiake është njëra nga vështirësitë jo formale që hasin në terren. Gjatë realizimit të regjistrimit provë të popullsisë, shtëpive dhe amvisërisë, në Kisella Vodë – njëra nga 13 komunat që po realizohet ky pilot, Monika thotë se po i marrin shumë kohë edhe banesat e zbrazëta që duhet t’i vizitoj derë më derë sipas renditjes në adresë. Sipas draft-ligjit të ri, anketuesit e kanë për detyrë t’i kontrollojnë rishtazi këto lokacione. [embedded content] Unë u shkoj në adresë deri në tri herë dhe nëse shoh se në atë objekt banimi jeton…
Alsat 2019-06-15T15:29:59+02:00 Akademiku Izet Zeqiri në një intervistë për Alsat deklaron se propozim/ligji për regjistrimin e popullsisë në formën që ndodhet në procedurë parlamentare nuk është garancë për një proces të suksesshëm. Zeqiri thotë se periudha e regjistrimit nuk është e përshtatshme që të mund të regjistrohet e gjithë diaspora. Sipas tij, që procesi të jetë i besueshëm duhet të rishikohen kompetencat e zv.drejtorit dhe të sigurohet përfaqësim i drejtë etnik në organet që do ta zbatojnë atë. [embedded content] Loading…
Alsat 2019-06-15T15:25:36+02:00 Ka shkuar në shkollë dhe kurrë më nuk është kthyer në shtëpi. 18 vjet familja Rexhi nga Veleshta e Strugës bredh nëpër institucionet për ta dëgjuar, por edhe dëshmuar për të vërtetën e vrasjes së djalit të tyre Aliut. Në ditën fatale të 13 nëntorit 2001, ai ishte vetëm 9 vjeç. Ka qenë klasa e katërt. Të afërmit e tij tregojnë se çdo gjurmë ka humbur rreth orës 16 pas mbarimit të orëve të mësimit. Edhe pse gjithë natën kanë kërkuar në lumin lokal, trupin e kanë gjetur të nesërmen. Ata thonë se asnjë institucion i sistemit të…

