Alsat 2019-06-17T11:44:32+02:00 Do të kërkohet ekstradim nga Budapesti për ish-kryeministrin e arratisur, azilanti Nikolla Gruevski. Ekstradimi do të kërkohet për ngjarjet në Kuvend më 27 prill të vitit 2017. Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska sot deklaroi se dosja është përfunduar dhe do t’i dërgohet autoriteteve hungareze. “Dosja e plotë për 27 prill nga Prokuroria dhe Gjykata ka arritur javën e kaluar. Këto ditë, do të dërgohen në Budapest”, tha ministrja Deskoska. Loading…
Author: almakos
Alsat 2019-06-17T11:28:20+02:00 Në poligonin e armatës “Krivolak” ka filluar Dita për mysafirë të lartë në stërvitjen “Goditje e vendosur” ku do të prezantohen operacione ofensive të grupit të këmbësorëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, së bashku me pjesëtarët e Gardës kombëtare të Pensilvanisë. Pak më parë ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska ka publikuar fotografitë ku shihen ministrat Bujar Osmani, Dragan Tevdevski, , Lupce Nikollovski, Oliver Spasevski si dhe kryeministri Zoran Zaev. Një pjesë e stërvitjeve në Ditën për mysafirë të lartë do të jenë të aviacionit të Armatës dhe aviacioni B-52 nga forcat e armatosura të SHBA-së,…
Alsat 2019-06-17T09:29:52+02:00 Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi, prej më 17 deri 20 qershor qëndron për vizitë zyrtare në Republikën Popullore të Kinës, me ftesë të Kryetarit të Konferencës Konsultative Politike të Popullit kinez, Vang Jang. “Kryetari Xhaferi është në shoqërim të Goran Misovski, nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Koordinatorit të grupit parlamentar të LSDM-së Jovan Mitreski, koordinatorit të grupit parlamentar të BDI-ë Ejup Alimi, koordinatorit të grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së Nikola Micevski, kryetares së Grupit parlamentar për bashkëpunim me Republikën Popullore të Kinës, Vladanka Aviroviq dhe sekretares së përgjithshme…
Alsat 2019-06-17T09:14:28+02:00 Në poligonin e armatës “Krivolak” sot do të realizohet Dita për mysafirë të lartë në stërvitjen “Goditje e vendosur” dhe do të prezantohen operacione ofensive të grupit të këmbësorëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, së bashku me pjesëtarët e Gardës kombëtare të Pensilvanisë. Siç informojnë nga Ministria e Mbrojtjes, një pjesë e stërvitjeve në Ditën për mysafirë të lartë do të jenë të aviacionit të Armatës dhe aviacioni B-52 nga forcat e armatosura të SHBA-së, forca speciale nga Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut, forcat e armatosura të Shqipërisë, të Bullgarisë dhe të SHBA-së,…
Alsat 2019-06-17T09:06:04+02:00 Në shkollat e mesme sot dhe nesër, fillon afati i parë i regjistrimit në vitin e parë të arsimit të mesëm për vitin shkollor 2019/2020 në afatin e qershorit. Rezultatet e regjistrimit do të shpallen më 19 qershor. Paraqitja e dytë për regjistrimin e nxënësve do të mbahet më 24 dhe 25 qershor, ndërsa i treti më 1 korrik. Në bazë të konkursit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës janë paraparë 35.690 vende, prej të cilave 24.581 në gjuhën maqedonase, 10.123 në gjuhën shqipe, 952 në gjuhën turke dhe 34 në gjuhën serbe. Në gjimnaz janë parashikuar 10.713…
Alsat 2019-06-16T21:23:28+02:00 Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hritijan Mickoski gjatë shënimit të përvjetorit të 29 të partisë tha se dy gjera janë të sigurta, se pushteti i Zaevi po bie ndërsa ai i VMRO-DPMNE-së po ngrihet. Ai tha se kurdo që të mbahen zgjedhjet ata janë të gatshme dhe se qeveria e re e cila do të formohet, Maqedonia do të shkojë vetëm përpara dhe më e fortë më VMRO-DPMNE-në. Nga kjo perspektivë, dy gjëra janë të sigurta; e para është siguria se LSDM-ja bie kurse e dyta është se Zaevi është në gjunjë dhe në baltën e tij kurse VMRO-DPMNE-ja në…
Alsat 2019-06-16T20:28:32+02:00 Lideri i VMRO-DPMNE-së Hritijan Mickoski sot gjatë shënimit të përvjetorit të 29 të partisë tha se VMRO-ja është nder, ideologji dhe vlerë. Ai theksoi se dy gjëra janë të sigurta, se LSDM-ja po bie dhe se VMRO-DPMNE-ja së bashku me popullin po fiton. LSDM-ja bie por VMRO-DPMNE-ja bashkë me popullin po fiton. Zaevi është në gjunjë kurse VMRO-DPMNE-ja në zgjedhje kurdo që të mbahen do të fitojë. LSDM dhe Zoran Zaev po shkon drejt fundit nga i cili s`ka kthim. Fitorja e VMRO-së do të jetë fitorja e Maqedonisë dhe këtë ua premtoj prej këtu nga 29 vjetori…
Alsat 2019-06-16T20:07:20+02:00 Lidhja social-demokrate ka vendosur që të mos ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare edhe pse kryeministri Zoran Zaev kishte paralajmëruar një mundësi të tillë, nëse nuk do të merret këtë verë data për çeljen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Pas mbledhjes së Këshillit Qëndror të LSDM-së, Zaev tha se zgjedhjet nuk sjellin gjë tjetër po radikalizimit, nacionalizimit dhe ndarjes në shoqëri. Ai tha se është vendosur për riformatim të qeverisë, por jo më shumë se të tetë ministrive. Zaev njoftoi për ndryshimin edhe së paku të 20 drejtorëve. Ndryshimet tha do të bëhen deri në fund të…
Alsat 2019-06-16T20:01:33+02:00 LSDM sot në Ohër ka zgjedhur anëtarë e rinj të Komitetit Ekzekutiv, sekretar të ri organizativ dhe sekretar për bashkëpunimin ndërkombëtar. Kreu i partisë, Zoran Zaev njoftoi në dhjetë ditët e ardhshme do të zgjedhën edhe nënkryetarët e rinjt të partisë pas shkarkimeve muajin e kaluar. Anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv janë Frosina Remenski, Bllagojçe Boqvarski, Renata Deskovska Kostadin Kostadinov, Esra Salihi, Djoko Tanasovski Vesna Gershan, Vasko Taleski, Tanja Stojanovska Ivanova, Dragan Tevdovski, Salija Ljati,f Stefan Bogoev, Keti Vasilevska, Nina Velkova, Petre Shilegov dhe Marinela Ojleska. Sekretari i ri organizativ i partisë është Dushko Veskovski, drejtor aktual…
Alsat 2019-06-16T15:59:40+02:00 Këshilli Drejtues i Lidhjes social demokrate në këto çaste në Ohër pritet të nis debatin për zhvillimet aktuale pas konfirmimit që kryeministri Zaev mori në Berlin se këtë verë nuk do të ketë datë për hapjen e bisedimeve me BE-në. Zaev ka paralajmëruar më shumë opsione si zgjedhje të parakohshme, riformatim të plotë të qeverisë, por edhe kthim të mandatit. Lajmet 16:00 | 16.06.2019 Publiée par Alsat sur Dimanche 16 juin 2019 Loading…
Alsat 2019-06-16T15:52:09+02:00 Me zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, Stevo Pendarovski, filluan edhe përllogaritjet, cili do të jetë propozimi i tij për anëtar të Këshillit Gjyqësor. Vendi i lënë bosh akoma nuk është plotësuar. Para Vitit të Ri, ish-Presidenti Gjorge Ivanov propozoi Bujar Sabriun nga Tetova, por propozimi ishte i papranueshëm për BDI-në. Nga kabineti i Pendarovskit në pyetjen se kë do ta propozojë për në Këshillin Gjyqësor, ata u përgjigjën shkurtimisht se publiku do të informohet me kohë. [embedded content] Kabineti i Presidentit Stevo Pendarovski “Publiku do të informohet me kohë”. Sipas burimeve të Alsat, interesim për anëtar…
Alsat 2019-06-16T15:27:30+02:00 Nga dita e nesërme Ministria e Punëve të Brendshme do të lësho në përdorim target reja me kodin NMK, bazuar në marrëveshjen e Prespës. Procesi ndërrimit të tabelave do të bëhet gradualisht gjatë regjistrimit të automjeteve, qytetarët të cilët nuk kanë nevojë të ndërrojnë tabelat menjëherë do të jenë në gjendje të përdorin afishe të cilat u shpërndan kohë më parë në të gjitha pikat kufitare e të cilat mund të përdoren deri më 12 shkur 2024. Ndërrimi i tabelave për automjete pason marrëveshjen mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, ku pjesë e marrëveshjes është edhe ndërrimi i…

