Alsat 2019-06-17T11:28:20+02:00
Në poligonin e armatës “Krivolak” ka filluar Dita për mysafirë të lartë në stërvitjen “Goditje e vendosur” ku do të prezantohen operacione ofensive të grupit të këmbësorëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, së bashku me pjesëtarët e Gardës kombëtare të Pensilvanisë.
Pak më parë ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska ka publikuar fotografitë ku shihen ministrat Bujar Osmani, Dragan Tevdevski, , Lupce Nikollovski, Oliver Spasevski si dhe kryeministri Zoran Zaev.
Një pjesë e stërvitjeve në Ditën për mysafirë të lartë do të jenë të aviacionit të Armatës dhe aviacioni B-52 nga forcat e armatosura të SHBA-së, forca speciale nga Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut, forcat e armatosura të Shqipërisë, të Bullgarisë dhe të SHBA-së, si dhe mbështetje artilerike nga forcat e armatosura të Lituanisë.
Stërvitja “Goditje e vendosur” është më e madhja deri më tani në vend në të cilën janë të përfshirë mbi 2.700 pjesëtarë nga forcat e armatosura nga Maqedonia e Veriut, SHBA-ja, Shqipëria, Bullgaria, Mali i Zi dhe Lituania. Filloi më 5 qershor, ndërsa do të zgjasë deri më 9 korrik.
Aktiviteti stërvitor, është i orientuar ndaj arritjes së interoperabilitetit të pjesëtarëve të forcave të armatosura të vendeve pjesëmarrëse me qëllim të mundësimit të kontribuimit të rritur në operacioneve vijuese dhe të ardhshme nga Aleanca e NATO-s.
Loading…




