Author: almakos

Alsat 2019-06-18T13:50:19+02:00 Aksident i rende trafiku ne autostradën Shkup-Tetove ne afërsi te fshatit Zhelinë. Një kamion ka humb kontrollin dhe është rrokullisur. Gjatë këtij aksidenti mbetet i lënduar vozitësi kamionit. SPB Tetovë dhe organet tjera kompetente kanë dalë në vendngjarje dhe po hetojnë rastin. Nuk dihet se ka ardhur deri tek humbja kontrollit dhe rrokullisja e kamionit. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-18T12:45:53+02:00 Ka filluar takimi i ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të cilët pritet të debatojnë edhe për rastin e Maqedonisë së Veriut dhe mundësinë për fillimin e negociave me BE-në. Mediat e huaja që një ditë më parë kanë publikuar mundësinë e kthesës së debatit në këtë takim me vendimin që rasti i Maqedonisë së Veriut dhe ai i Shqipërisë të ndahen. Vendimi përfundimtar do të mësohet më 20 dhe 21 qershor nga Këshilli Evropian. Megjithatë, datë konkrete nuk mund të ketë pa vendimin e Bundestagut në të cilin, siç është bërë e ditur, rasti i Maqedonisë së…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-06-18T12:36:51+02:00 Dy të rinj nga Maqedonia, kanë humbur jetën ditë më parë, në një aksident të rëndë trafiku në Itali, teksa po ktheheshin në Francë ku edhe jetonin. 24 vjeçarët, Ebubekër Sulejmani nga Haraçina e Shkupit dhe bashkëshortja e tij Egzona Maksuti nga Kumanova, pas vetës kanë lënë një fëmijë rreth 6 muajsh, i cili fatmirësisht i kishte shpëtuar aksidentit. Varrimi i tyre do të bëhet sot pas namazit të Ikindisë, në varrezat e Kamenikut, bënë të ditur familjarët. Tragjedia ka ndodhur rreth orës 03.00 të mëngjesit, rreth gjashtë ditë më parë, në autostradën Piaçenca-Turin, në rajonin Pavija në…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-06-18T11:56:19+02:00 Reformat në institucionet kyçe për luftën kundër korrupsionit, patjetër të vazhdojnë, madje dhe të forcohen kompetencat e institucioneve me qëllim edhe të konfiskimit të pronave të përfituara me korrupsion. Kështu porositi Freek Janmat, përfaqësues i BE-së. Këtë qëndrim. Janmat këtë e deklaroi në konferencën për ndjekjen e reformave të anti korrupsionit. Ai nënvizoi se vazhdimi i luftës kundër korrupsionit është i domosdoshëm, sidomos për fillimin e negociatave qasëse me BE-në. Përfaqësuesi i Komisionit për antikorrupsion, Vlladimir Georgiev deklaroi se qytetarët kanë filluar të kthejnë besikin tek Komisioni për ndalimin e korrupsionit, pasi vetëm për tre muaj kanë paraqitur…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-18T11:40:07+02:00 Sasho Trajkovski, inxhinier në ish-DSK si dhe dëshmitar i Prokurorisë Speciale Publike në rastin “Target-Fortesa”, në deklaratën e tij gjatë seancës së sotme tha se kanë parë ish- drejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov dhe ish-shefin e drejtorisë së pestë në DSK, Goran Grujevski duke u futur në sistemi e përgjimit të komunikimit. “Futeshin përmes kompjuterëve të lidhur me sistemin Najs”, tha dëshmitari në gjykatë. Trajkovski tha se Mijallkov dhe Gruevski kanë pasur mundësinë të dëgjojnë të gjitha bisedat dhe të shihnin të gjitha objektivat të sistemuar në grup të veçantë të quajtur “të rëndësishëm”, por sipas tij nuk…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-18T11:19:38+02:00 Ministri gjerman për Evropë, Mihael Rot deklaroi se strategjia për zgjerim është më rëndësi të madhe për BE-në dhe u angazhua për hapjen e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ai pas arritjes në Këshillin e ministrave të BE-së në Luksemburg theksoi se Parlamentit gjerman, Bundestag, i nevojitet kohë që ta shqyrtojë raportin e Komisionit Evropian dhe të japë “dritë të gjelbër”. “E kuptoj se bëhet fjalë për çështje të rëndësishme për vendet partnere, por duhet t’i japim kohë Bundestagut. Shpresoj në rezultat pozitiv sa më shpejtë që është e mundur, deri në tetor”, theksoi…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-18T11:16:19+02:00 Kryesuesi në detyrë i OSBE-së dhe Ministri sllovak i Punëve të Jashtme Miroslav Lajçak do të vizitojë Maqedoninë e Veriut më 18 dhe 19 qershor 2019. Gjatë vizitës, Lajçak do të takohet me Presidentin e Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, kryeministrin Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministrin Bujar Osmani dhe ministrin e jashtëm Nikola Dimitrov. Ai do të takohet gjithashtu me kryetarin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski. Kryesuesi i OSBE-së do të takohet me përfaqësues të sektorit civil në Maqedoninë e Veriut, si dhe do të vizitojë Institucionin për Rehabilitimin e Fëmijëve dhe të Rinjve, ku do të ketë mundësi të…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-18T10:17:37+02:00 Presidenti Stevo Pendarovski dhe kryeministri Zoran Zaev po fluturonin me linja ajrore të rregullta ndërsa avioni qeveritar është në servisim. Ata javën e kaluar publikuan foto në profilet e tyre në rrjetet sociale ku shihen duke udhëtuar në linjat ajrore komerciale. Nga departamenti qeveritar për shërbime të përgjithshme dhe të përbashkëta për SDK thonë se avioni qeveritar “lirxhet 60” gjendet për servisim në Nirnberg të Gjermanisë. Sipas të dhënave nga sajtet e specializuara të aviacionit, avioni i qeverisë për herë të fundit fluturoi nga Shkupi në aeroportin Tegel të Berlinit më 12 qershor dhe është kthyer në bazë…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-06-18T08:56:04+02:00 Sot do të vendoset fati i Shqipërisë. Liderët e vendeve të Bashkimit Europian do të vendosin nëse Shqipërisë dhe Maqedonisë do t’u jepet drita jeshile për hapjen e negociatave tani, apo do të shtyhet në një datë të dytë në vjeshtë, sikur është lakuar nga disa zyrtarë gjermanë gjatë vizitave në Shqipëri, pasi Holanda e konsideron hapjen e negociatave aktualisht si të parakohshëm. Qershorin e kaluar vendimi u shty pikërisht për tani pas skepticizmit të tre vendeve, Holandës, Francës dhe Danimarkës. Pak javë më parë Komisionin Europian vendosi që të japë sërish rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave,…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-17T19:17:49+02:00 Ish-presidenti i Egjiptit, Mohamed Morsi, 67 vjeç, ka vdekur në gjykatë, pas një seancë në procesin që po zhvillohej kundër tij. Lajmi është konfirmuar nga televizioni shtetëror i Egjiptit. Morsi u rrëzua nga pushteti në vitin 2013-të, nga një grusht shteti që solli në pushtet Abdel Fattah el-Sisi. Ai u zgjodh president i Egjiptit në vitin 2012-të, si rezultat i zgjedhjeve të para demokratike të zhvilluara në këtë shtet, pas ‘Pranverës Arabe’, që i dha fund sundimit 30 vjeçar të Hosni Mubarak. Ish-presidenti ishte duke vuajtur një dënim 7 vjeçar të dhënë për shkak të falsifikimit të aplikimit për…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-17T19:13:32+02:00 Reshjet e shiut siç duket kanë dëmtuar edhe gypat e ujësjellësit në disa komuna. Ujë i ndotur gjatë gjithë ditës së sotme ka rrjedhur në rubinetet e Komunës Butel. Banorët e alarmuar nga uji i ndotur, siç shihet edhe nga fotot dhe video, i kanë dërguar pranë redaksisë së televizionit Alsat për të paraqitur rastin. Banorët thonë se ka pasur një ndërprerje të ujit të pijshëm sot prej orës 10:00 të mëngjesit deri në orën 13:00, më pas uji ka ardhur, por i turbullt dhe ka vazhduar gjatë gjithë pasdites. Ndërsa nga Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime nuk kanë…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-17T19:05:24+02:00 Punëtorët me të ardhura mujore të cilat nuk i kalojnë 22 mijë denarë mund të aplikojnë për pushime në disa nga qendrat turistike vendore. Prej sot deri më 30 gusht, vazhdon shpallja publike nga Ministria e Ekonomisë. Për këtë vit janë parashikuar 1200 punonjës me të ardhura më të ulëta për ta shfrytëzuar këtë mundësi në ndonjërin nga hotelet në Ohër dhe Strugë, në bregun e Prespës ose për të shijuar bukuritë natyrore të Kodrës së Diellit ose në Berovë.  Kjo masë zbatohet që nga viti 2017 dhe është përdorur nga 2200 familje. [embedded content] Kjo masë ka…

Lexo më Shumë