Alsat 2019-06-18T17:34:56+02:00 Komisioneri për zgjerim Johanes Han konfirmoi se data për fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut do të jepet në tetor. Ky afat është caktuar edhe si afati i fundit gjatë takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare. Përsëri, BE-ja nuk ofron asnjë garancë për këtë përveç bindjes. Unë s’mund të jap asnjë garancë por kam dëgjuar me kujdes vendet anëtare dhe qëndrimet e tyre dhe ata ishin me shumë vlerësime për Maqedoninë e Veritu. Jam i bindur dhe duhet të them se ishte një qëndrim i sinqertë nga ministri gjerman Mihajl Rot kur na thoshte se…
Author: almakos
Alsat-M 2019-06-18T15:40:30+02:00 Rreth 300 pacientët në Spitalin psikiatrik në Demir Hisar e kanë kaluar mbrëmjen në terr të plotë dhe në pamundësi për të marrë ndërhyrjet e nevojshme mjekësore, si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike. Moti i ke me reshje të shiut dhe bubullima kanë shkaktuar defekte serioze tek centrali i energjisë elektrike. Burimet e ALSAT-it brenda Spitalit thonë se ndërprerja e energjisë ka zgjatur dhjetë orë të plota, ndërsa mjekët nuk kanë mundur t’u vendosin pacientëve as infuzione. Jam pacient këtu vij për të tretën herë me radhë. Nuk ka rrymë prej 5- 6 orësh. Nëse dikujt i…
Alsat 2019-06-18T15:39:02+02:00 Këtë vit shkollat e mesme profesionale po fitojnë terren përkundrejt gjimnazeve, sa i takon interesimit të nxënësve për t’u regjistruar. Madje në Shkollën e Mesme Profesionale “ Marija Kiri Sklodovska” ku ka shumë drejtime me perspektivë, për herë të parë ndodhë që numri i nxënësve që kanë aplikuar për t’u regjistruar të jetë tre herë më i lartë se ai i viteve të kaluara. Drejtori i kësaj shkolle, Blerim Nebiu, thotë se nga 272 nxënës, në afatin e parë kanë aplikuar 210. Sipas tij, disa drejtime, si ato të shëndetësisë preferohen shumë, gjë që do t’i shtyjë që…
Alsat-M 2019-06-18T15:33:40+02:00 Në një takim disaorësh, ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së diskutojnë për fatin e vendeve aspirante, duke u kushtuar vëmendje më të madhe Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Përfundimet e takimit do të mësohen në një konferencë të paralajmëruar për media kurse vendimi përfundimtar i Këshillit Evropian do të merret në datën 20 dhe 21 qershor. Mediat e huaja që një ditë më parë kanë publikuar mundësinë e kthesës së debatit në këtë takim me vendimin që rasti i Maqedonisë së Veriut dhe ai i Shqipërisë të ndahen. Media zviceriane “Tagesancajger” shkruan se “shtyerja eventuale e…
Alsat-M 2019-06-18T15:15:45+02:00 Pas “shpërthimit” të aferës së përgjimit masiv në vitin 2015, kreu i Drejtorisë së Pestë në DSK i asaj kohe, Goran Grujevski iu ka thënë punonjësve se pajisjet e përgjimit, së bashku me dokumentet duhet të shkatërrohen edhe atë në dy raste. Këtë e konfirmoi Sasho Trajkovski, inxhinier në DSK, i cili është dëshmitar i Prokurorisë Speciale në rastin e përgjimit masiv “Target – Fortesa”. Trajkovski ishte gjithashtu kryetar i Komisionit për shkatërrimin e pajisjeve dhe tha se ata nuk kishin kapacitet të bëjnë evidentimin se çfarë do të shkatërrohej. Vendimin për shkatërrimin e sistemeve e ka nënshkruar…
Alsat 2019-06-18T15:12:39+02:00 Korrupsioni është njëri nga problemet më të mëdha në vend, por edhe sfida më e madhe për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Kështu deklaroi Freek Janmaat, përfaqësues i BE-së, i cili porositi autoritetet se patjetër duhet të vazhdojë me reformat në luftën kundër korrupsionit. Unë mendoj se korrupsioni është njëri nga problemet më të mëdha dhe sfida më e madhe për fillimin e negociatave aderuese me BE-në. Punët kanë filluar të bëhen më konkrete. Kur e mbyll një kapitull i sheh punët të cilat janë realizuar. Unë shpresoj se hapja e negociatave do të jetë stimulim për…
Alsat-M 2019-06-18T15:07:19+02:00 Nëpër gjykatat e vendit mungojnë më shumë se 300 punonjës administrativ. Për shkak të gjendjes së këtillë, një person kryen obligimet e punës që realisht janë për tre ose katër persona, thonë nga Shoqata e Administratës Gjyqësore. Ata thonë se viteve të fundit nuk janë plotësuar të gjitha vendet e punës që janë të nevojshme. Megjithatë, gjithçka varet nga Këshilli buxhetor gjyqësor i cili merr vendime për punësime. Sipas planit vjetor për punësime që na vjen dhe ku gjykatat për momentin kërkojnë rreth 300 punësime, nuk pranohen kërkesat që ne i cilësojmë si më të domosdoshme. Lejohen vende…
Alsat-M 2019-06-18T15:04:13+02:00 Aktvendimin për autorët e sulmit të përgjakshëm të 27 prillit, i cili u shkrua në 1.055 faqe, gjykatësja Dobrila Kacarska e dorëzoi tek të pandehurit dhe avokatët. Tani mbrojtja ka afat prej 15 ditësh për të paraqitur ankesë për 211 vjet burg për 16 të pandehur për 27 prillin e përgjakshëm. Edhe pse Gjykata Penale duhej ta dorëzonte aktgjykimin me shkrim për 60 ditë, ajo e shtyu afatin për shkak të madhësisë së rastit dhe numrit të të pandehurve. Avokatët tashmë kanë filluar të përgatisin ankesa për në Gjykatën e Apelit. Dënim më të lartë me burg mori…
Alsat-M 2019-06-18T14:55:39+02:00 Defekti në njërin nga gypat e ujësjellësit ka shkaktuar panik te banorët e komunës së Butelit, pasi uji nga çezmat e tyre ishte tejet i ndotur. Banorët nga frika refuzojnë ta përdorin ujin për pije. Megjithatë autoritetet këmbëngulin se sot uji është i sigurt për pije. Nga Komuna e Butelit përmes telefonit na thanë se uji sot mund të përdoret për pije. Sqaruan se bëhet fjalë për një defekt i cili është shfaqur derisa shërbimet komunale kanë punuar në sanimin e njërit nga gypat e ujësjellësit”. Disa nga banorët e anketuar nga ALSAT, thonë se me vite të…
Alsat 2019-06-18T14:41:21+02:00 Reshjet e reja të shiut sërish shkaktuan dëme në Poroj të Tetovës, duke lënë të ndarë fshatin në gjysmë, shkaku i rrënimit të urës së vogël që lidh të dy anët. Kjo është hera e tretë me radhë që brenda tre viteve, ky fshat përmbytet ndërkohë që pushtetarët edhe pse vazhdimisht kanë premtuar se do të marrin masa për vendosjen e digave me qëllim mbrojtjen e fshatit nga përmbytjet e reja, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Banorët shprehen të revoltuar nga premtimet e parealizuara. “Pesëqind herë na kanë mashtruar, secilën herë na kanë mashtruar. Gjashtë hektar…
Alsat-M 2019-06-18T14:23:08+02:00 Ministrat e Jashtëm të BE pritet të nxjerrin vetëm një deklaratë për rëndësinë strategjike të Ballkanit për Evropën e nuk do të japin një datë përfundimtare për çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Në mbledhjen e sotme (18.06) të ministrave të vendeve anëtare të BE-së për Punët e Jashtme dhe të Evropës nuk duket se do të merret ndonjë vendim përfundimtar për çeljen e negociatave me Shqipërinë apo Maqedoninë e Veriut, por do të lëshohet një deklaratë apo vendim paraprak që do të tregojë rëndësinë strategjike të Ballkanit për Evropën. Franca, Holanda dhe Danimarka kanë…
Alsat-M 2019-06-18T14:08:33+02:00

