Author: almakos

Alsat 2019-06-19T13:09:27+02:00 Ndërmarrja Publike për Infrastrukturë Hekurudhore, Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore e kanë riparuar tërësisht kalimin rrugor në rrugën rajonale Kumanovë – Opajë – Likovë, te fshati Llopatë e cila ka qenë e dëmtuar dhe paraqiste problem serioz për kalimin automjeteve. “Për shkak dëmtimeve të rrugës dhe vështirësisë së lëvizjes së automjeteve së bashku me Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore organizuam aktivitete të përbashkëta për zgjidhje më afatgjate të problemit. Ndërmarrja Publike për Infrastrukturë Hekurudhore, Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka bërë demontim të elementeve ekzistuese të…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-06-19T12:06:57+02:00 Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Dhunës Seksuale tha se dhuna seksuale në konflikte është një shembull i metodave më brutale të luftës dhe fenomeneve më të ashpra që shoqërojnë konfliktet e armatosura. “Shfrytëzoj rastin të përsëris angazhimin tonë të plotë për të eliminuar rreziqet e dhunës seksuale në konflikte, por edhe për këmbënguljen në sigurimin e drejtësisë, mbështetjes dhe asistencës për të gjithë viktimat e këtij krimi të tmerrshëm “. Daçiq tha se pasojat e krimeve të tilla mund të transmetoheshin përmes gjeneratave, të karakterizuara nga trauma afatgjata, shpesh të shoqëruara nga…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-06-19T11:17:54+02:00 Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ministri i finansave Dragan Tevdovski dhe drejtorja e DAP, Sonja Lukarevska, sot kan paraljamëruar fillimin e projektit pët kthim të TVSH-së tek qytetarët, edhe atë për 15% duke filluar nga 1 korriku, ndërsa pagesa në transaksionet bankare do të bëhet në dhjetor. Një familje prej katër anëtarëve mund të kthejë më së shumti deri në 28.800 denarë, gjegjësisht më të pasurit këtu do të kufizohen. “Është me rëndësi se kjo masë do të jetë njësoj për të gjithë, gjegjësisht do të pasojë limit për të pasurit. Secili mundet që të bëjë matematikë të…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-19T11:05:30+02:00 Shefi i diplomacisë sllovake, Mirosllav Lajçak dhe kryesues aktual i OSBE-së në konferencë për mediat pas takimit me ministrin e Jashtëm, Nikolla Dimitrov, tha se Marrëveshja e Prespës ka qenë akti më heroik që ka bërë ky vend deri më tani. Ai tha se ndodhet këtu për t’i siguruar Maqedonisë së Veriut, se Sllovakia është një vend mik dhe se do të mbështesë fuqishëm Maqedoninë e Veriut në integrimet euroatalantike dhe se shumë shpejt vendi i tij do të ratifikojë Protokollin për në NATO.  Ai shtoi se ndodhet në Maqedoninë e Veriut për të përgëzuar politikanë e këtushëm…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-19T10:51:10+02:00 “Në rast se kjo nuk do të ndodhë, atëherë barra bie mbi Bashkimin Evropian. Miq tan na kanë thënë se ne e kemi përmbushur detyrimet tona. Unë nuk dua të flas për zgjerim, por për kompletimin e BE-së”, deklaroi Nikolla Dimitrov, ministër i jashtëm i Maqedonisë. Loading…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut arriti më larg se që mund të supozohej para disa viteve dhe tani është koha të shpërblehen angazhimet e shtetit. Diskutimet për datën për negociata vazhdojnë ndërsa disa muaj nuk do të bëjnë dallim shumë të madh për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Ky vit duhet ta sjellë suksesin e merituar për hapjen e një kapitulli të ri në marrëdhëniet e vendit me Unionin. Këtë e porositi shefi i diplomacisë sllovake, Mirosllav Lajçak dhe kryesues aktual i OSBE-së në intervistën ekskluzive për MIA-n, të cilën e dha një ditë para fillimit zyrtar të vizitës së tij në…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-19T10:21:09+02:00 Në takimin me nënkryetarin e Komitetit Nacional të Konferencës Konsultative Politike Popullore, z. Xhang Qingli, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi i cili e paraprin delegacionin e Kuvendit në vizitë oficiale të Republikës Popullore të Kinës theksoi se vizita e vitit të kaluar e z. Xhang në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kjo vizitë kthyese e tregojnë interesin e përbashkët për avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dhe thellimin e bashkëpunimit. Kryetari Xhaferi theksoi se, vizitat e këtilla në nivel të lartë dhe marrëdhëniet e mira politike, sjellin me vete edhe përfitim…

Lexo më Shumë

Moti sot paradite me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Nga orët e mesditës vranësirat do të rriten dhe do të ketë mot jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar. Lokalisht do të ketë paraqitje të motit të ligë me reshje të mëdha, erë të fuqishme dhe paraqitje të bubullimave. Temperatura minimale do të lëviz prej 11 deri 19 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 25 deri 33 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë 8. Në Shkup dhe rrethinë moti paradite do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa pasdite…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-18T19:21:44+02:00 Vendimi për datën eventuale për fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut me BE-në do të merret në tetor, njoftoi komisioneri për zgjerim Johanes Han, duke vendosur tetorin edhe si afatin e fundit për këtë. Ky ishte konkluzioni i arritur në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare në Luksemburg, afat në të cilin Han beson se është i mjaftueshëm edhe për vendet të cilat gjatë kësaj periudhe nuk kanë qenë në gjendje të marrin një vendim. Përveç bindjes për këtë, komisioneri Han nuk ofron asnjë garanci. [embedded content] Unë s’mund të jap asnjë garancë por kam…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-18T19:05:51+02:00 Drejtori i Entit Shtetërorë të Statistikave Apostoll Simovski, tha se regjistrimi provë i popullsisë po shkon më mirë se që ka menduar dhe se deri tani nuk janë regjistruar probleme teknike. Sipas tij, ndryshimet ligjore paraprake pamundësojnë ndikimin politik në regjistrimin e popullsisë si dhe manipulimet me numra. Në lidhje me reagimet e opozitës, përkatësisht VMRO-DPMNE-së, Simovski në Emisionin 200 që do të transmetohet sonte me fillim në orën 22 në Alsat, tha se duke shpjeguar të gjitha detajet e mënyrës së regjistrimit, do të bind opozitën se regjistrimi nuk është i manipulueshëm e as i dëmshëm. Nga…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-18T18:00:42+02:00 Këshilli Gjyqësor u zgjua nga gjumi. Më në fund me nismë personale formuan komision i cili duhet të konstatojë ndonjë përgjegjësi të mundshme tek gjykatësi Vlladimir Pançevski.  Në seancën e sotme anëtarët vendosën se duhet të hetohen pretendimet për keqpërdorime dhe manipulime të sistemit AKMIS dhe ndarjen e lëndëve në dorë. Hetimi i grupit të punës që e formoi Ministria e Drejtësisë, tregoi se në kohën kur Pançevski ishte kryetar i Gjykatës Penale, ka pasur raste kur lëndët janë ndarë në dorë ndërsa më pas janë shënuar në mënyrë elektronike me shenjë ‘në dorë‘. Kryetari i ri i…

Lexo më Shumë