
Alsat 2019-06-18T18:00:42+02:00
Këshilli Gjyqësor u zgjua nga gjumi. Më në fund me nismë personale formuan komision i cili duhet të konstatojë ndonjë përgjegjësi të mundshme tek gjykatësi Vlladimir Pançevski. Në seancën e sotme anëtarët vendosën se duhet të hetohen pretendimet për keqpërdorime dhe manipulime të sistemit AKMIS dhe ndarjen e lëndëve në dorë. Hetimi i grupit të punës që e formoi Ministria e Drejtësisë, tregoi se në kohën kur Pançevski ishte kryetar i Gjykatës Penale, ka pasur raste kur lëndët janë ndarë në dorë ndërsa më pas janë shënuar në mënyrë elektronike me shenjë ‘në dorë‘. Kryetari i ri i Këshillit Gjyqësor, Kiro Zdravev shkurt tha:
Bëhet fjalë për gjykatës që kanë lidhje me rastin AKMIS dhe bëhet fjalë për gjykatës të Gjykatës Penale nga gjykatat e Shkupi? :Një gjykatës, pra shqyrtohet kërkesa për vërtetimin e përgjegjësisë së një gjykatësi që ka të bëjë me sistemin AKMIS, ndërsa për të tjerët është për punë joprofesionale dhe e pandërgjegjshme- deklaroi Kiro Zdravev, kryetar i Këshillit gjyqësor.
Por, grupi i punës i Ministrisë së Drejtësisë, tregoi shumë keqpërdorime në sistemin AKMIS edhe në Gjykatën Supreme. Procesi për vërtetimin e përgjegjësisë tek kryetari i gjykatës më të lartë Jovo Vangellovski është në rrjedhë e sipër. Paralelisht keqpërdorimet në sistemin AKMIS i heton edhe Prokuroria e rregullt publike.
Bojan Stojanovski
Loading…

