Author: almakos

Alsat 2019-06-20T15:53:25+02:00 Këshilli Evropian pritet të konfirmojë në orët e mbrëmjes vendimin e këshillit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare për tetorin, si afat përfundimtar për datën e negociatave për Maqedoninë e Veriut. I njëjti vendim pritet të përfshijë në pako edhe Shqipërinë. Vendet anëtare më herët arsyetuan shtyerjen e vendimit me pamundësinë teknike të Bundestagut gjerman që ta vendosë në agjendë dhe të debatojë për fatin e vendeve të Ballkanit Perëndimor para muajit shtator. Gjatë prezantimit të vendimit, autoritetet evropiane bënë të ditur se asnjë vend anëtar nuk ka qenë kundër fillimit të negociatave me Maqedoninë e Veriut.…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-20T15:49:29+02:00 Të premten kryeministri Zaev pritet t’i dorëzojë në Kuvend propozimet për ministrat e rinj. Emrat mbetet anonim. Nga Qeveria nuk tregojnë nëse në mesin e tyre ka edhe zëvendësministra, por shtojnë se pas propozimeve të kryeministrit në ligjvënës, emrat do të bëhen të ditur për opinionin. Deri në momentin e dorëzimit zyrtar të emrave nga ana e kryeministrit në Kuvend, nuk mund të themi nëse ka edhe zëvendësministra për shkak se kryetari i Qeverisë akoma është në konsultime me krerët e partive politike të cilët janë pjesë e shumicës qeveritare- deklaroi Muhamet Hoxha, Zëdhënës i Qeverisë. Në mesin…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-20T15:21:27+02:00 Qeveria nuk i merr për serioze “bombat” e El Chekës në të cilat protagonistë kryesorë janë zyrtare të lartë të BDI-së përfshirë edhe vet kryetarin e partisë Ali Ahmetin. Zëdhënësi i Qeverisë Muhamet Hoxha nuk tha nëse bisedat e publikuara kanë lëkundur besimin mes partnerëve të koalicionit. Ai kërkoi që me këtë rast të merren organet e hetuesisë. Institucionet, të cilat janë kompetente në raste të tilla i kanë ndërmarrë të gjitha masat dhe kanë komunikuar qëndrimet e tyre me opinionin. Assesi ato nuk ndikojnë në rikonstruimin apo ndryshimet kadrovike, të cilat janë paralajmëruar në Qeveri, të cilat…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-06-20T15:17:17+02:00 Më 17 korrik, biznesmeni Sead Koçan shkon në burg. Gjykata Penale përpiloi akt udhëzues me të cilin Koçani për më pak se një muaj duhet të fillojë vuajtjen e dënimit me burg në lartësi prej 4 vite e 8 muaj. Ai është i dënuar në lëndën e PSP-së me emrin “Trust”, meqë si drejtor i ndërmarrjes “Transmet” me dokumente të rrejshme ka marrë tenderë për gërmimin e thëngjillit në “REK Bitolla” për një shumë prej 17 milionë euro. Gjykata Penale e shkallës së parë e dënoi Koçanin me 6 vite burg më 20 korrik të vitit 2018, ndërsa…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-20T15:07:06+02:00 Gjykata Penale Themelore e Shkupit i ka shqiptuar dënim prej 6 muajsh burg, me kusht, ish-myftiut të Myftinisë së Shkupit, Ibrahim Shabani. Gjyqi e ka nxjerrë fajtor më 31 maj 2019, me vendimin XXIII K nr. 1998/18, të shqiptuar nga gjykatësja Verka Petkovska, informon gazeta KOHA. Përndryshe, në janar të vitit 2015 myftiu i mëparshëm Shabani, në kundërshtim me Kushtetutën dhe rregullat e brendshme të BFI-së, nga arka e Myftinisë ka marrë 10.108 euro (621.642,00 denarë) kinse për të blerë veturë zyrtare, të cilat të holla i ka shfrytëzuar për nevojat e veta personale. “Vendimi mbi bazë të…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-20T13:26:39+02:00 Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot e ka pranuar ambasadoren e Turqisë, Tulin Erkal Kara. Në takim, dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale mes RMV-së dhe Turqisë me çka kanë shprehur kënaqësi nga miqësia e fuqishme tradicionale dhe trendit pozitiv të vazhdueshëm si në marrëdhëniet politike ashtu edhe ekonomike midis dy vendeve. Pendarovski, bën të ditur kabineti i tij, ka theksuar se nxitja e partneritetit strategjik me Turqinë është e rëndësisë esenciale për Maqedoninë e Veriut dhe ka shprehur pritshmëri për mbarëvajtje të mëtejmë dhe forcimin e bashkëpunimit në gjitha sferat me interes…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-20T11:47:11+02:00 Seanca e sotme për rastin “Tortura” është anuluar për shkak se i pandehuri Metush Shabani nuk u paraqit në sallën e gjyqit. Avokati i tij shpjegoi se Shabani ka probleme shëndetësore. Në seancë nuk u paraqitën as dëshmitarët Orce Kamçev, gazetarja Olivera Trajkovska dhe ish- zëdhënësi, Ivo Koteski. Gjyqtarja Aleksandra Risteska theksoi se, Kamçev ka pranuar thirrjen gjyqësore, ndërsa Trajkovska dhe Koteski nuk kanë pasur thirrje. Prokurori Ljubomir Lape kërkoi që seancën e ardhshme, dëshmitari Kamçev të sillet me forcë në gjykatë, respektivisht me polici. Gjyqtari Ristoska bëri të ditur se se do të informon stacionin policor për…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-20T10:44:20+02:00 Kanadaja ka ratifikuar Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO. “Gëzohemi që në të ardhmen e afërt do të mirëpresim Maqedoninë e Veriut si anëtare të 30 të aleancës”, ka bërë të ditur në twitter Ambasada e Kanadasë në Serbi Kanadaja është vendi i 18 nga gjithsej 29 shtete anëtare të NATO-s që tashmë ka ratifikuar Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-20T10:33:51+02:00 Zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani i është përgjigjur akuzave të nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski për “marrëveshje” me ish-minsistrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati. Osmani në shkrimin e tij në Facebook ka shkruar  se Maqedonia nuk mund të ndikoj në procesin e eurointegrimeve në Shqipëri dhe anasjelltas. Nikollovski më parë kishte deklaruar se Osmani dhe Bushati me planin 3-6-9 janë marrë vesh për frenimin e reformave në Maqedoni, me qëllim që të mbulohen dështimet e Shqipërisë në këtë fushë, duke marrë parasysh se të dy vendet pretendojnë të marrin datën për fillimin e negociatave me…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-20T09:32:59+02:00 Në Kuvend sot seanca do të mbajnë Komisioni Ligjvënës-juridik dhe Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive. Komisioni për Sistem Politik do t’i shqyrtojë Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për të punësuarit në sektorin publik, në lexim të dytë, si dhe Informacionin për zbatimin e dispozitave të Avokatit të Popullit për tejkalimin e gjendjeve të konstatuara të cilat i përmban Raporti i Avokatit të Popullit, nga ana e organeve të administratës shtetërore të përfshira në të njëjtin. Komisioni Ligjvënës-juridik do të mbajë dy seanca. Në të parën janë Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për të punësuarit në…

Lexo më Shumë

Fokus Alsat 2019-06-19T17:51:40+02:00 Stuhia që goditi Maqedoninë gjatë pasdites ka shkaktuar probleme në disa qytete. Në Negotinë përsëri janë përmbysur rrugët. Lumi i Negotinës përsëri ka dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbysje në rrugën kryesore, duke dëmtuar disa makina. Rruga kryesore “Marshall Tito” është e përmbysur, ndërsa rryma është në ndërprerje të vazhdueshme për shkak të motit të ligë. Fokus: Foto/Video Loading…

Lexo më Shumë