
Alsat 2019-06-20T15:53:25+02:00
Këshilli Evropian pritet të konfirmojë në orët e mbrëmjes vendimin e këshillit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare për tetorin, si afat përfundimtar për datën e negociatave për Maqedoninë e Veriut. I njëjti vendim pritet të përfshijë në pako edhe Shqipërinë. Vendet anëtare më herët arsyetuan shtyerjen e vendimit me pamundësinë teknike të Bundestagut gjerman që ta vendosë në agjendë dhe të debatojë për fatin e vendeve të Ballkanit Perëndimor para muajit shtator. Gjatë prezantimit të vendimit, autoritetet evropiane bënë të ditur se asnjë vend anëtar nuk ka qenë kundër fillimit të negociatave me Maqedoninë e Veriut.
Alsat
Loading…



