Ilustrim Alsat 2019-06-21T19:50:51+02:00 Një i vdekur dhe tre të lënduar është bilanci i aksidentit të sotëm të trafikut që ka ndodhur në qarkoren e Shkupit rrugës për Kosovë. Aksidenti ka ndodhur kur policia ka tentuar të ndaloj një automjet të tipit BMW. Pas frenimit, një kamion ka goditur veturën BMW e cila pas goditjes është përplasur me veturën e policisë Yeti. Vetura BMW është përfshirë nga flakët. Shoferi i veturës BMW ka vdekur në vendngjarje, ndërsa dy policë dhe shoferi i kamionit janë transportuar në spitalin e qytetit të Shkupit “Nënë Tereza”. Loading…
Author: almakos
Alsat 2019-06-21T19:14:41+02:00 Ndaj vendimit të gjykatës për rastin e Almirit kanë reaguar partitë politike shqiptare. Ata thonë se kjo është dukuri e drejtësisë selektive në vend. Partia shqiptare në pushtet BDI-ja thotë se është i papranueshëm një vendim i tillë, duke kërkuar ndërprerjen e vendimeve diskriminuese të gjykatave në Republikën e Maqedonisë së Veriut. [embedded content] Vendimi skandaloz i gjykatës së apelit që dëshmon aplikimin e drejtësisë selektive në vend në vazhdimësi. Një vendim për maqedonasin, tjetër për shqiptarin është e papranueshme dhe prandaj nevojitet veting i menjëhershëm për ta ndërprerë këtë praktikë diskriminuese dhe selektive në gjykata”, thonë nga…
Alsat 2019-06-21T16:09:13+02:00 Me asistencë të policisë u larguan platformat joligjore të lokaleve në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Deri te një hap i tillë erdhi pas shkeljes së afatit nga pronarët e bizneseve për largimin e platformave. Autoritet komunale kishin paralajmëruar ditë më parë se nëse vetë nuk tërheqin tarracat, të njejtat do të hiqen me dhunë dhe pa paralajmërim. [embedded content] “Komuna Çair ka dërguar 35 paralajmërime për largimin e tarracave të vendosura pa leje. 29 prej tyre kanë respektuar këtë paralajmërim dhe vetë kanë bërë largimin e tarracave, kurse 6 prej tyre kanë filluar të largohen gjatë ditës…
Alsat 2019-06-21T15:47:19+02:00 Policia financiare ka ngritur padi penale kundër drejtorit të RTVM-së Marjan Cvetkovski. Kallëzimi në prokurori është për shpërdorim të detyrës zyrtare. Drejtori i shërbimit publik ka nënshkruar një marrëveshje kredie me një bankë me vlerë prej 2.2 milionë euro. Për ta marrë huan, e ka vënë në hipotekë tërë pasurinë e tundshme dhe të patundshme të RTVM-së me vlerë prej 4.7 milionë euro. Ka lënë në hipotekë pasuri në vlerë më të lartë se vlera e kredisë që ka marrë prej 2.5 milionë euro, pa kërkuar dhe marrë pëlqimin nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, që…
Alsat 2019-06-21T15:42:55+02:00 Pasi që Policia Financiare ngriti padi penale kundër drejtorit të RTVM-së, Marjan Cvetkovski, ka reaguar servisi publik. Në deklaratë thonë se kredia e marrë është në përputhje me ligjin, paratë janë shpenzuar në mënyrë të duhur ndërsa udhëheqja ka punuar sipas ligjit. Përveç kësaj, ata shpjegojnë se RTVM punon me një ligj të posaçëm për shërbimet audiovizuale që ua rregullon punën përmes së cilës Bordi Mbikëqyrës ka autoritetin për t’i dhënë televizionit pëlqim për të marrë kredi dhe për këtë arsye nuk kanë qenë të detyruar të kërkonin pëlqimin e Kuvendit për të marrë kredi. Sipas njoftimit, drejtori…
Alsat 2019-06-21T15:36:41+02:00 “Bombat” me të cilat LSDM erdhi në pushtet, tani nuk shihen si relevante nga funksionarët e saj. Në pyetjet e gazetarëve për një sërë insinuatash që dalin nga qarkullimi i tyre në rrjetet sociale, Oliver Spasovski tha se MPB vepron vetëm sipas urdhëresave të Prokurorisë dhe se aktualisht ka proceduar vetëm çështjen e ndjekjes së Shoqërim Ahmetit, me pseudonimin “EL Cheka”, për publikimin e paautorizuar të materialeve të përgjuara. Unë kam informuar se tani më kemi të hapur procedurë për publikimin e bisedave të përgjuara. Bashkëpunojmë me Prokurorinë, marrim koordinime dhe urdhëresa, të cilat i dërgojmë edhe tek…
Alsat 2019-06-21T15:30:08+02:00 Presidenti Stevo Pendarovski konsideron se procesi gjyqësor për Lagjen e Trimave nuk i përfshin aktorët kryesorë që kanë marrë pjesë në përgatitjen e ngjarjeve të Kumanovës. Në emisionin “360 gradë” në Alsat, Pendarovski nuk kishte dilema se është ngjarje e dakorduar. Përfshihen kryesisht njerëzit që në aspektin operativ hynë në terren dhe i shkaktuan problemet e sigurisë në Kumanovë. Me sa e di unë, ndërsa e kuptoj këtë fushë, nuk përfshihen njerëzit që kanë dhënë urdhër të bëhet kjo, pasi bëhet fjalë për ngjarje të dakorduar, të mos ketë dyshime askush për këtë. Dhe njerëzit që kanë realizuar,…
Alsat 2019-06-21T14:56:32+02:00 Shënon rënie numri i të prekurve nga fruthi. Brenda javës së shkuar janë regjistruar 59 raste të reja, numër ky i cili është i përgjysmuar krahasuar me javët e shkuara. Epidemiologët thonë se situata me fruthin në kryeqytet po qetësohet sepse vaksinimi ka arritur rreth 95% ndërsa në qytetet e tjera të vendit mbeten ende shumë qytetarë të pa vaksinuar. Më kritike gjendja paraqitet në Tetovë, Gostivar, Kërçovë dhe Kumanovë të cilat kryesojnë për nga numri i të prekurve dhe tek të cilat vazhdon procesi i vaksinimit. Që nga fillimi i epidemisë e deri më tash, numri i…
Alsat 2019-06-21T14:52:58+02:00 Gazetari Barko Gerovski, ka shkuar sot në Selinë e LSDM-së, pasi tha se mbrëmë është kërcënuar nga personi me emrin Borçe Ginovski, i cili është prezantuar se punon si sigurim i partisë socialdemokrate. Gerovski u prit nga përfaqësuesit e zyrës për komunikim në LSDM. Pas takimit, ai deklaroi se ka kërkuar nga kryetari i partisë dhe partia që të zbardhin se për se bëhet fjalë. Ai ka potencuar se nga LSDM i kanë thënë se personi Borçe Ginovski nuk është i punësuar si sigurim i partisë. Gerovski për Alsat tha se nuk do ta paraqes rastin në polici,…
Alsat 2019-06-21T14:46:51+02:00 Kryeministri Zoran Zaev deklaroi se emrat e ministrave të rinj në Kuvend do t’i dorëzoj të dielën pasdite. Ndërkohë që nuk konfirmoi por as hodhi poshtë informacionin për ministrin e ri të Kulturës. Alsat nga ana tjetër mëson se BDI-ja do të propozoj Naser Nuredinin për ministër të ekologjisë si dhe Sadulla Durakun për ministër të Ministrisë për Sistem Politik. Loading…
Alsat 2019-06-21T14:34:21+02:00 Kancelarja gjermane Angela Merkel sot në Bruksel është zotuar se do të bëjë gjithçka që Maqedonisë së Veriut t’i jepet data për fillimin e negociatave me BE-në deri në tetor, duke shtuar se në pyetje janë vetëm disa javë. Duke u përgjigjur në pyetjen e agjencisë së lajmeve MIA në përfundim të samitit dyditor të liderëve të BE-së, për atë nëse mund të garantohet datë për negociata, pas shtyrjes së vendimit deri në fund të tetorit, Merkel deklaroi se liderët e BE-së mbrëmë kanë diskutuar për Maqedoninë e Veriut. Do të bëjë gjithçka që mundem që të merret…
Alsat 2019-06-21T14:08:06+02:00 “Rigjykimi”, 6 vjet burg për vrasësin e Almir AliutBoban Iliq i ri shqiptohet dënimi prej 6 vite burg. Iliqit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Ndërkohë edhe babait të Almirit, Sadat Aliut gjykata i rikonfirmoi dënimin prej 6 muaj burg. Pala mbrojtëse akuzon për drejtësi selektive. Loading…

