Alsat 2019-06-21T15:47:19+02:00
Policia financiare ka ngritur padi penale kundër drejtorit të RTVM-së Marjan Cvetkovski. Kallëzimi në prokurori është për shpërdorim të detyrës zyrtare. Drejtori i shërbimit publik ka nënshkruar një marrëveshje kredie me një bankë me vlerë prej 2.2 milionë euro. Për ta marrë huan, e ka vënë në hipotekë tërë pasurinë e tundshme dhe të patundshme të RTVM-së me vlerë prej 4.7 milionë euro.
Ka lënë në hipotekë pasuri në vlerë më të lartë se vlera e kredisë që ka marrë prej 2.5 milionë euro, pa kërkuar dhe marrë pëlqimin nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, që është themeluesi dhe pronari i RTVM-së, që është në kundërshtim me Nenin 11 paragrafi 3 dhe paragrafin 4 të Ligjit mbi Ndërmarrjet Publike, duke kufizuar kështu të drejtën e disponimit të pronës së patundshme dhe të tundshme në dëm të RTVM-së në vlerë prej 2.5 milion euro – u shpreh Daniela Velkovska, Drejtoria e Policisë Financiare.
Policia financiare ngriti kallëzim penal edhe kundër noteres, e cila e ka verifikuar kontratën për vënie në hipotekë të pronës së televizionit shtetëror, pa pëlqimin e Kuvendit, si themeluese e RTVM-së. Pasi kryesia e servisit publik i ka marrë paratë e kredisë, menjëherë bankës e cila u ka dhënë mjete borxh, i kanë paguar borxh të vjetër.
Një pjesë e kredisë së fituar në vlerë prej 493 mijë euro, i paraqituri i parë M.C menjëherë e ka shfrytëzuar për shlyerjen e obligimeve të arritura ndaj bankës- dhënës i kredisë dhe kreditor, në bazë të blerjes paraprake të kërkesave nga subjekti juridik BEG- Furnizim Shkup – tha Daniella Vellkovska- Drejtoria e policisë financiare.
Alsat muajin e kaluar publikoi se në raportin e revizorit shtetëror për servisin publik janë notuar një varg parregullsish në punë. Mes tjerash, RTVM-ja për të marrë kredi nga banka, kanë hartuar edhe plan afarist me të cilin kanë dashur të dëshmojnë se paratë do t’i shfrytëzojnë për investim. Por në vend të investimit, revizorët kanë zbuluar se drejtori Marjan Cvetkovski ka autorizuar një udhëheqës të sektorit të firmosë dokumente në vend të tij. Megjithatë, autorizimi nuk është regjistruar në arkiv. Në RTVM revizori ka konstatuar edhe atë se mungon edhe pajisje – nuk dihet ku është, kush e përdor dhe për çfarë qëllimesh.
Bojan Stojanovski
Loading…



