Alsat 2019-06-21T13:18:55+02:00 “Policia e komunikacionit nga SPB-Tetovë, si në të kaluarën, po ashtu edhe në të ardhmen, ka ndërmarr dhe do të ndërmerr të gjitha masat ligjore, në lidhje me sanksionimin e shkeljeve që kanë të bëjnë me ,,mosrespektimin e përkufizimit të shpejtësisë së lëvizjes,,. Kjo në veçanti nga fakti që nga të dhënat statistikore tregojnë se gati secili aksident i dytë që ndodhë, është për shkak të mosrespektimit të përkufizimit të shpejtësisë, apo për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë, sipas kushteve dhe gjendjes së rrugës, kushteve atmosferike, shikueshmërisë e kështu me radhë, që të mundet secili vozitës në kohë…
Author: almakos
Alsat 2019-06-21T11:41:30+02:00 “Viti i dytë me radhë qeveria e paaftë e Zoran Zaevit nuk merr datë për negociata me BE-në edhe krahas asaj që ndryshoi emrin e shtetit dhe i shiti interesat shtetërore dhe kombëtare. Tetë vitet e kaluara kur Maqedonia kishte rekomandime pozitive për negociata me BE-në kusht për datë ishte zgjidhja e kontestit të emrit, por tani realiteti është se Maqedonia nuk mori datë për negociata pasi qeveria nuk ka realizuar reforma. Plani për reforma 3-6-9 me të cilën aq shumë janë lavdëruar është shndërruar në fiasko. Nuk arritën të përmbushin as 42 për qind të të njëjtës.…
Alsat 2019-06-21T11:21:01+02:00 “Drejtoria për Polici Financiare, kundër personit me iniciale M.C. person zyrtar, drejtor i RTVM-së, ngre padi penale për shkak se gjatë 2015 ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare. I dyshuari ka nënshkruar marrëveshje për kredi 140 milion denarë, me ç’rast e ka lënë kapar pronën e RTVM-së”, deklaroi Daniella Vellkovska, nga Policia Financiare. Loading…
Alsat 2019-06-21T10:33:56+02:00 Alsat nga burime brenda Qeverisë mëson emrin e njërit nga ministrat e rinj të kabinetit qeveritarë. Sipas burimeve tona bëhet fjalë për profesorin universitar Hysni Ismaili, i cili do të drejtoj dikasterin e Kulturës. Hysni Ismaili është profesor universitar dhe ligjëron në Universitetin e Tetovës. Ndërkohë për emrat e tjerë Alsat do t’ju njohë në edicionin e lajmeve të orës 16:00. Loading…
Alsat 2019-06-21T10:11:38+02:00 Sot në hemisferën veriore fillon vera ndërsa në të njëjtën kohë në hemisferën jugore të Tokës do të fillojë Dimri. Vera do të zgjatë 95 ditë, ndërsa do të përfundojë më 23 shtator në vitin 2019, kur në ora 9:50 sipas orës së Evropës së Mesme do të fillojë vjeshta.Sot është dita e 172-të e vitit, ndërsa deri në fund të vitit mbeten edhe 194 ditë. Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe më i nxehtë, me vranësira të vogla deri mesatare. Në pjesët e skajshme lindore do të ketë kushte për reshje të rrëmbyeshme dhe…
Alsat 2019-06-21T10:05:14+02:00 Në prag të vendimit gjyqësor për rastin e Almir Aliut, institucioni ligjvënës i cili gjatë procesit në fazën e parë kishte ngritur iniciativë për Komision Anketues, vazhdon të heshtë edhe një vit pas fillimi të rigjykimit.“Një vit pas iniciativës për formimin e Komisionit anketues për rastin e Almir Aliut dhe tani në fund të procesit të rigjykimit, ky Kuvend dhe këta deputet shqiptar nuk u mblodhën as edhe një herë për të debatuar për parregullsitë gjatë procesit të gjykimit”. Iniciativa për formimin e Komisionin Anketues ishte shpalosur në një takim që familja Aliu kishte me grupin parlamentar të…
Alsat 2019-06-21T10:02:34+02:00 Sot kryeministri Zaev pritet t’i dorëzojë në Kuvend propozimet për ministrat e rinj. Emrat mbetet anonim. Nga Qeveria nuk tregojnë nëse në mesin e tyre ka edhe zëvendësministra, por shtojnë se pas propozimeve të kryeministrit në ligjvënës, emrat do të bëhen të ditur për opinionin. Në mesin emrave të cilët do të përfshihen nga rikonstruimi janë emri i ministrit të Ekologjisë, Sadulla Duraku i cili do të emërohet në ministrinë e re për Sistem Politik. Në vendin e tij do të vijë Naser Nuredini. Me këto propozime, nga BDI thonë se kanë mbyllur kapitullin e rikonstruimit të ministrave.…
Alsat 2019-06-21T09:56:48+02:00 Moti sot në mbarë vendin do të jetë me diell dhe vranësira të vogla. Parashikohet që pasdite do të ketë kushte për reshje të shiut dhe do të fryjë erë.Temperaturat e mëngjesit lëvizin prej 12 deri 19 gradë celsius, ndërsa gjatë ditës pritet të jenë në interval prej 24 deri 35 gradë celsius. Gjatë fundjavës moti pritet të jetë me diell, ndërsa në disa vende do të vazhdojnë reshjet e shiut. Loading…
Alsat 2019-06-20T18:39:00+02:00 Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë orëve të pasdites së sotme në pjesën veri-perëndimor të vendit kanë rënduar qarkullimin rrugor në autostradën Shkup-Tetovë. Dhe si pasojë e këtyre reshjeve të dendura të shiut janë krijuar edhe radhë të gjata në pikat pagesore, siç shihet në fotografitë e mëposhtme, për shkak të grumbullimit të sasisë së madhe të ujit që është grumbulluar përpara tyre duke vështirësuar në këtë mënyrë edhe lëvizjen e automjeteve. Loading…
Alsat 2019-06-20T16:20:30+02:00 Prokuroria Themelore Publike njofton se kanë kryer inspektime në Karposh të Shkupit, ku para një ndërtese është gjetur trupi i pajetë i një 38 vjeçari. Në mënyrë që të zbardhet plotësisht rasti dhe të përcaktohen shkaqet e vdekjes, prokurori publik ka lëshuar urdhër për autopsi të trupit të pajetë dhe urdhër për kontroll të banesës dhe makinës së personit të vdekur. Loading…
Alsat 2019-06-20T16:00:53+02:00 Sistemi i pensionit shkon drejt stabilizimit ndërsa vrima në shtyllën e pensionit vazhdimisht zvogëlohet. Ministrja e punës dhe politikës sociale Milla Carovska tha se pensionistët nuk duhet të kenë frikë për sigurinë e të ardhurave të tyre pasi në vazhdimësi ka pasur rritje të pensioneve, të cilat nga 13.200 denarë në fillim, tani kapin vlerën prej 14.600 denarë. Kemi pensione cilësore për pensionistët aktual, por është e rëndësishme se edhe pensionistët e ardhshëm që sot investojnë në Fond, duhet të jenë të sigurt se do ta marrin pensionin e tyre. Nga 3 miliardë sa ishte në vitin 2006,…
Alsat 2019-06-20T15:54:41+02:00 Gjermania dhe Franca arsyetojnë vendimin e ministrave të Jashtëm të BE-së për dhënien eventuale të datës së negociatave për Maqedoninë e Veriut, në tetor. Ata kërkojnë që vendi të thellojë reformat që t’i ndjejnë qytetarët kurse Franca këmbëngul edhe në reformën e brendshme të BE-së. Këto mesazhe në Shkup i përcollën ambasadorët e të dyja vendeve në Këshillin nacional për eurointegrime. Askush nuk guxon të lihet në procesin e eurointegrimit. Kjo nënkupton që tani duhet të zgjerohet dhe të thellohet procesi reformues me qëllim që secili qytetar i cili është pjesë e shoqërisë të shohë rezultate të dukshme.…

