Alsat 2019-06-20T16:00:53+02:00
Sistemi i pensionit shkon drejt stabilizimit ndërsa vrima në shtyllën e pensionit vazhdimisht zvogëlohet. Ministrja e punës dhe politikës sociale Milla Carovska tha se pensionistët nuk duhet të kenë frikë për sigurinë e të ardhurave të tyre pasi në vazhdimësi ka pasur rritje të pensioneve, të cilat nga 13.200 denarë në fillim, tani kapin vlerën prej 14.600 denarë.
Kemi pensione cilësore për pensionistët aktual, por është e rëndësishme se edhe pensionistët e ardhshëm që sot investojnë në Fond, duhet të jenë të sigurt se do ta marrin pensionin e tyre. Nga 3 miliardë sa ishte në vitin 2006, arritëm deri në 17-18 miliardë denarë në vrimë. Me atë që, ne tani shkojmë me minus 3,5-4 miliardë këtë vit. Që do të thotë se për herë të parë janë paguar pensionet pa marrë hua dhe kjo është punë e madhe”, tha Milla Carovska- ministre e Punës dhe Politikës Sociale.
Në pyetjen- nëse heq dorë nga pohimet e saja për gjoja abuzime në sistemin e pensionit, për çka kishte reagime të ashpra nga BDI, Carovska tha se çdo gjë që ka pasur, e ka dorëzuar në Gjykatë.
Nuk do të komentojë asgjë për atë që komenton opinioni. Atë që si ministre e kanë obligim ligjor, është se çdo abuzim i mundshëm në sistem duhet të denoncohet pranë institucionit përkatës. Çdo gjë që kam pasur si informacion, e kam dorëzuar pranë institucionit përkatës, përgjegjës për hetimin. Shpresoj që institucioni në fjalë, me përgjegjësi dhe përkushtim e ka zhvilluar hetimin dhe ka ardhur deri në përfundimin e duhur”-tha Milla Carovska- ministre e Punës dhe Politikës Sociale.
Për momentin nuk do të ketë ulje apo ngritje të kufirit të moshës për dalje në pension, edhe krahas rekomandimeve të institucioneve financiare për rritjen e tij.
“Kufiri i moshës për burrat është 64 ndërsa për gratë 62 me plotësimin e stazhit prej 15 viteve, që është normale në vendet e rajonit, për dallim nga vendet më të zhvilluara ku kufiri shkon deri në moshën 67 vjeçe”.
Përfaqësues të fondeve për sigurim pensional nga ish Jugosllavia debatuan në Ohër për harmonizimin e problemeve dhe nevojave të pensionistëve.
Miki Trajkovski
Loading…



