Alsat 2019-06-22T15:23:38+02:00 Numri i vogël i vendeve për parkim në krahasim me numrin e madh të makinave, e sidomos në stinën e verës kur ofrohet edhe ardhja e mërgimtarëve, shkaktojnë kaos të vërtetë në komunikacionin e Tetovës. Ndërtimin e garazheve shumëkatëshe, sipas sektorit për veprimtari komunale, është i pamundur, shkaku i kostos së lartë. Ndërkohë nga komuna paralajmërojnë zgjidhje të përkohshme. Oborret e shkollave gjatë verës do të shfrytëzohen si vend-parkime. [embedded content] “Zgjidhja e vetme që parashihet për këtë sezon të verës kur edhe ndodh shtimi enorm i numrit të makinave në qytet, shihet hapja e oborreve të shkollave…
Author: almakos
Alsat 2019-06-22T15:18:53+02:00 Pushteti gjyqësor funksionon me shumë vështirësi. Revizioni i arkës shtetërore tregon se për gjyqësorin ndahen dy herë e gjysmë më pak para se sa parashikohet ligjërisht. Revizori shtetëror zbuloi se gjyqësori vitin e kaluar në vend të 0.8 për qind të garantuar të Prodhimit Bruto Vendor mori vetëm 0.31 për qind. Raporti i revizorit thotë se situata e njejtë është përsëritur edhe në vitin 2017 dhe 2016. Por shifrat tregojnë se gjyqësori nuk merr mjaft para me vite. Paratë për pushtet gjyqësor nga PBV-ja “Në vitin 2012, është dashur të ndahen 0.5% – realizimi 0.45%Në vitin 2013, në…
Alsat 2019-06-22T15:01:37+02:00 Iniciativa “5 në 12” para Ministrisë së Drejtësisë erdhi pikërisht pesë minuta para mesditës, me simbolikën që ky institucion e ka mundësinë e fundit për t’i plotësuar kërkesat e sindikalistëve përpara se ata të radikalozojnë protestën. Disa prej krerëve të Sindikatave dhe shoqërive civile u mblodhën tek kjo Ministri një ditë pas dorëzimit të kërkesës për të paralajmëruar edhe grevë nëse nuk hiqet “regjimi” i përmbaruesve. Sipas Marjan Risteskit, Ligji i ri për përmbarim nuk është retroaktiv, edhe pse pushteti këtë e paralajmëronte dhe premtonte. Ata ankohen se përmbaruesit i kanë aktivizuar të gjitha lëndët që i kanë…
Alsat 2019-06-22T14:55:29+02:00 Me ndryshimet ligjore për rastet sociale, kërkesat për pensionin e pleqërisë janë rritur dukshëm por shumë pak i plotësojnë kushtet për përfitimin e kësaj lloj ndihme. Në mungesë të informacioneve, shumë njerëz që kanë dëgjuar për ligjin e ri u drejtohen institucioneve kompetente për tu njoftuar me kushtet që duhet plotësuar për të marrë ndihmë prej 100 euro. I tillë ishte edhe ky banor i Komunës së Çairit që kishte ardhur për tu njoftuar me kushtet e nevojshme për të gëzuar të drejtën e mbështetjes sociale për personat e moshuar. Kam dëgjuar për ligjin e ri, por thanë…
Alsat 2019-06-22T14:47:35+02:00 Ministri i Arsimit, Arbër Ademi u bën thirrje të gjithë profesorëve të diplomuar që janë të kualifikuar dhe të paangazhuar, të konkurrojnë në shkollën e mesme të Velesit “Koço Racin”, që të jenë mësimdhënës në paralelen në gjuhën shqipe. Megjithatë, ligji nuk parashikon që ministria të kujdeset për transportin e profesorëve që udhëtojnë në qytete të tjera për të dhënë mësim. Kur pyetet se çfarë mund të bëjë ky dikaster që profesorëve t’ua lehtësojë së paku çështjen e transportit, ministri përgjigjet: Mirëpo, Ministria e Arsimit nuk mund të detyrojë kuadrin e kualifikuar të shkojnë atje edhe të angazhohen.…
Alsat 2019-06-22T14:31:46+02:00 Pas njoftimit të kryeministrit Zaev se ka mundësi të kemi zgjedhje, disi VMRO-DPMNE nuk kishte qëndrim të qartë? Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Aleksandar Nikollovski me përgjigje. [embedded content] “Jemi gati për zgjedhje edhe nëse mbahen nesër, ky është problem i vogël. Problemi është se Zaevi bëhet joserioz për komentimin dhe krijimin e çfarëdo lloj strategjie në lidhje me deklaratat e tij, sepse shpesh i ndryshon. Ai tha nëse nuk ka datë në qershor do të ketë zgjedhje, ja nuk ka datë, e shihni se nuk flet për zgjedhje. Ashtu që është joserioze të komentohet Zaevi. Ndryshe ne jemi të…
Alsat 2019-06-22T12:58:11+02:00 Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, përveç në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Tabanoc, ku pritet rreth 30 minuta, informojnë nga LAMM. Loading…
Alsat 2019-06-22T12:24:02+02:00 Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni ku ka mbetur i vdekur një 25-vjeçar me shtetas i Zvicrës. Në të vërtetë, ky ka qenë një vetaksident ku ka humbur jetën drejtuesi i mjetit. Fillimisht, policia njoftoi se bëhet fjalë për një person me inicialet A.J., 34-vjeç, por me pas rezultoi se personi që kishte humbur jetën ishte shtetasi zviceran, S.K., 25-vjeç. “Në automjetin e aksidentuar, ne momentin kur ka arritur policia ka qenë një person (ngasësi), dhe aty janë gjete dokumentet me inicialet A.J. Mirëpo gjatë hetimit te rastit është konstatuar se dokumentet personale të…
Alsat 2019-06-22T10:51:23+02:00 Janë shfaqur pamje të reja në rrjetet sociale nga aksidenti tragjik në qarkoren e Shkupit, ku jetën kanë humbur dy persona. Ndryshe, aksidenti ka ndodhur dje pasdite në qarkoren e Shkupit rrugës për në Kosovë ku në vendngjarje jetën ka humbur shoferi i makinës së përfshirë nga flakët pas aksidentit, ndërsa gjatë mbrëmjes së vonshme pas lëndimeve të marra nga aksidenti jetë ka ndërruar edhe polici shqiptar, Safet Bajrami. Aksidenti ka ndodhur kur policia ka tentuar të ndaloj një veturë të tipit BMW. Pas frenimit, një kamion ka goditur veturën BMW e cila pas goditjes është përplasur me…
Alsat 2019-06-22T09:09:45+02:00 Temperaturat e larta që mbretërojnë në sezonin e verës ndikojnë negativisht në organizmin e njeriut sidomos te të moshuarit. Duke u ekspozuar në diell për një kohë të gjatë mund të pësojmë goditje nga të nxehtit që çon në dehidratim të organizmit përcjellur me ngërçe, vjellje, çrregullime diarreike, skuqje dhe djegie të lëkurës duke komplikuar sistemin kardiovaskular deri në insufiçiencë renale.Instituti Kombëtar doli me masat e rekomanduara mbrojtëse për shëndetin e personave të moshuar gjatë ekspozimit ndaj temperaturave të larta të ajrit mbi 30 gradë celsius, posaçërisht për të moshuarit me sëmundje kardiovaskulare dhe sëmundje tjera kronike, e…
Alsat 2019-06-21T23:17:11+02:00 Presidenti Stevo Pendarovski në një intervistë për “360 gradë” që u emetua sonte në Alsat, deklaroi se ka kompletuar përbërjen e Këshillit për Siguri. Ky trupi presidentit të shtetit numëron gjithsejtë 9 anëtarë, 6 prej të cilëve në këtë pozitë emërohen me automatizëm në bazë të funksionit që ushtrojnë. Presidenti i shtetit, ai i Kuvendit, i Qeverisë, ministri i mbrojtjes dhe ai për punë të brendshme. Tre anëtarë vijën me propozim të presidentit, bëhet fjalë për Trajan Gocevski, Veton Latifi dhe Nenad Markoviq [embedded content] Loading…
Alsat 2019-06-21T23:00:11+02:00 Bilanci i të vdekurve nga aksidenti në qarkoren e Shkupit ka shkuar në dy. Sipas informacioneve të fundit pas lëndimeve të mara nga aksidenti ka ndërruar jetë edhe polici shqiptar Safet Bajrami, i cili sa po kishte marrë vendimin e punës. Ndryshe, sot pasdite në qarkoren e Shkupit rrugës për në Kosovë ka ndodhur një aksident tragjik ku në vendngjarje jetën ka humbur shoferi i makinës së përfshirë nga flakët pas aksidentit. Aksidenti ka ndodhur kur policia ka tentuar të ndaloj një veturë të tipit BMW. Pas frenimit, një kamion ka goditur veturën BMW e cila pas goditjes…

