Alsat 2019-06-24T10:10:32+02:00 Republika e Maqedonisë së Veriut do të merr datë për fillim të negociatave në tetor, kanë shprehur bindje eurodeputetët Ivo Vajgël, Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn në pres konferencën e mbrëmshme të përbashkët me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi pas përfundimit të takimit të dytë në procesin Zhan Mone në Shkup. “Asgjë nuk ka përfunduar. Ky është vetëm një nga fillimet e afrimit drejt BE-së. Së shpejti vendi juaj do të bëhet anëtare e NATO-s. Ky është një hap i rëndësishëm për gjithë ne. Vendimet që liderët e Maqedonisë së Veriut i sollën duke pranuar kushtet e dhembshme…
Author: almakos
Alsat 2019-06-24T09:53:41+02:00 Ministri për Punë të Jashtme dhe Tregti i Republikës së Hungarisë, Peter Siarto sot do të qëndrojë për vizitë në vend. Siarto do të takohet me zëvendëskryeministrin për Çështje evropiane Bujar Osmani, ndërsa është paraparë të mbajnë pres konferencë të përbashkët.] Nuk dihet nëse ministri Siarto do të tregojë hollësi rreth azilantit maqedonas, ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili strehohet në Budapest. Siarto në vitin 2016 u shfaq në tubimin e VMRO DPMNE-së në Shtip, ku mbajti një fjalim në gjuhën maqedonase. Atëherë, ai në emër të Hungarisë dhe popullit hungarez i dha mbështetje Gruevskit dhe kërkoi nga qytetarët…
Alsat 2019-06-24T09:45:49+02:00 Presidenti Stevo Pendarovski sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Gjermani. Siç informojnë nga Kabineti i tij, ai do të realizojë takime të ndara me presidentin gjerman Frank Valter- Shtajnmaer dhe me ministrin e Jashtëm, Hajko Mas. Gjatë kohës së vizitës zyrtare, Pendarovski do të jetë mysafir nderi në darkën e organizuar nga ana e Institutit Aspen në Berlin. Loading…
Alsat-M 2019-06-24T07:17:31+02:00 Moti sot në mbarë vendin do të jetë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe me periudha me diell. Pasdite në pjesën perëndimore të vendit do të jetë mot i ndryshueshëm, ndërsa në vendet më të larta malore do të ketë reshje të shiut. Gjithashtu do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 16 deri 23 gradë celsius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 20 deri 31 gradë celsius. Loading…
Alsat 2019-06-23T19:58:37+02:00 Me ndryshimet e reja në përbërjen qeveritare, kryeministri Zoran Zaev përveç udhëheqjes me ekzekutivin, do të udhëheq edhe me Ministrinë e financave, ndërsa ministri aktual i financave, Dragan Tevdovski, do të jetë këshilltar i tij. Ministri aktual i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraku do të udhëheqë me Ministrinë për Sistem Politik. Përpos këtyre emrave tashmë të njohur për publikun, qeveria do të ketë edhe katër ministra të rinj, respektivisht Naser Nuredini, Hisni Ismaili, Trajan Dimovski dhe Goran Milevski. Alsat ju sjell biografitë e shkurtra të ministrave të rinj. Naser Nuredini Ministri i ri i Mjedisit Jetësor…
Alsat 2019-06-23T18:39:34+02:00 Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka caktuar mbledhje kuvendore mbi propozimet e kryeministrit Zoran Zaev për ministrat e rinj. Kreu i Kuvendit mbledhjen kuvendore e ka caktuar për ditën e mërkurë në ora 11:00, kumtojnë nga Kuvendi. Përveç kryeministrit Zaev, i cili pritet të udhëheqë Ministrinë e financave, ministrat e rinj do të jenë Naser Nuredini (Ekologji), Hisni Ismaili (Kulturë), Trajan Dimkovski (Bujqësi), Goran Milevski (Vetëqeverisje lokale). Ndërsa me Ministrinë për Sistem Politik, pritet të kryeson ministri aktual i Ekologjisë, Sadulla Duraku. Loading…
Alsat-M 2019-06-23T16:09:22+02:00 Kryeministri Zaev do të ketë rol të dyfishtë në Qeveri pasi do të jetë edhe ministër i financave. Këtë vendim e ka marrë pasi në planin e tij qëndron se këtë vit fokusi kryesor do të jetë në ekonomi. Edhe më tej, ministri aktual i financave, Dragan Tevdovski, i cili deri më tani është i vetmi të cilin me plotë kuptimin e fjalës e ka kapur operacioni “fshesa”, do të mbetet pjesë e kabinetit. Ai do të jetë këshilltar i Zaevit ndërsa do të jetë edhe pjesë e përbërjes së ardhshme të Këshillit ekzekutiv të LSDM-së. [embedded content]…
Alsat-M 2019-06-23T15:53:41+02:00 “Që nga java e ardhshme do të dalim me ndryshimet e tjera kadrovike në pushtetin ekzekutiv në institucionet tjera. Besoj se këtë proces do të kemi mundësinë që me sukses ta mbarojmë deri në fund të këtij muaji, edhe pse në pyetje janë vetëm disa ditë. Analizat dhe bisedat janë duke përfunduar me njerëzit të cilët ju falënderohemi për kontributet e dhëna por edhe me njerëz nga të cilët kërkojmë që të pranojnë angazhim të ri në institucione të ndryshme”.- Zoran Zaev – Kryeministër [embedded content] Loading…
Alsat-M 2019-06-23T15:22:44+02:00 Edhe pse janë bërë dy vite nga ndërrimi i pushtetit të VMRO-DPMNE-së, megjithë premtimet e shumta nga qeveria e Zaevit nuk është bërë asnjë hap sa i përket projektit “Shkupi 2014”. Përveç përmendores së Andon Qoses, personalitet kundërthënës historik apo i njohur si likuidues i VMRO-së, i cili ishte i vendosur pranë Gjykatës Themelore, nuk është lëvizur asnjë nga përmendoret dhe statujat tjera kontestuese dhe të vendosura në mënyrë të paligjshme. irosllav Gërçev, koordinator i grupit punues në Ministrinë e Kulturës, për të analizuar projektin “Shkupi 2014” deklaroi për ALSAT se deri më tani kanë rekomanduar heqjen e…
Alsat-M 2019-06-23T15:19:14+02:00 Mos-koordinimi i mirë mes drejtorit të Teatrit të Tetovës dhe atij të Shtëpisë së Kulturës, ka lënë publikun e Tetovës pa reprizat e shfaqjeve që kohë më parë, jepeshin ditëve të mërkura. Drejtori i Teatrit Arsim Fazlia, këtë ndërprerje e arsyeton me zënien e ditës së paraparë për Teatrin nga ana e Shtëpisë së Kulturës, por edhe me mungesën e hapësirave për prova. Por ndryshe thotë drejtori i Shtëpisë së Kulturës. Sipas tij nuk ka kurrfarë pengesash për realizimin e shfaqjeve. [embedded content] Filluam që të kemi njëfarë repertori dhe u morëm vesh për një ditë në javë…
Alsat-M 2019-06-23T15:08:10+02:00 Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin kanë shtuar numrin e qytetarëve të cilët frekuentojnë pishinat. Por, pos freskimit pishinat shpesh dinë të sjellin infeksione të ndryshme kryesisht të lëkurës por dhe sëmundje të tjera. Qendra për Shëndet Publik ka nën kontrollin e saj dhjetë pishina të kryeqytetit tek të cilat kryen analiza javore. Sipas saj, cilësia e ujit rezulton mbi 90% i pastër. [embedded content] Ekspertët e higjienës alarmojnë se shumë pishina të tjera, kryesisht në zonat jashtë qendrës së Shkupit janë jashtë standardeve. Por pavarësisht alarmit, Inspektorati sanitar ende nuk ka shqiptuar sanksione për këtë sezon.…
Alsat-M 2019-06-23T15:02:11+02:00 Nëse dëshironi të parkoni këtë verë në qendër të Ohrit atëherë do të duhet të paguani 100 denarë për një orë në vend të 30 sikurse deri më tani. Bëhet fjalë për të ashtuquajturën. zonë premium që do të shtrihet nga Posta deri në sheshin e qytetit ku ka shumë objekte hotelierike. Autoritetet lokale besojnë se kështu do t’i japin fund bllokimit të trafikut në kulmin e sezonit turistik. [embedded content] Do të paguhet me tiketë, me të cilën pastaj do të kryhet pagesa në arkë. Qëllimi është të destimulohet lëvizja e automjeteve në qendër të qytetit “.-deklaroi…

