Alsat 2019-06-24T14:06:03+02:00 Seanca e sotme për rastin “Maxhar Telekom” është shtyrë për shkak se ish-drejtor i DSK-së, Sllobodan Bogoevski, i cili sot duhej të dëshmonte nuk erdhi në gjykatë. Prokurorja Spaciale Lile Stefanova tha se për shkak të ndërrimit të adresës së tij, Bogoevski nuk ka marr ftesën për të dëshmuar në këtë seancë, me ç’ rast ajo zotohet se do ta kontaktoj personalisht atë dhe do ta rregulloj këtë çështje, që dëshmitari kyç në këtë lëndë të PSP-së, të jep dëshminë e tij më 24 shtator. Ndërkaq, në seancën e radhës së caktuar më 4 korrik, do të jep…
Author: almakos
Alsat 2019-06-24T14:00:00+02:00 Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut deri tek Gjykata Penale ka dërguar vendim me të cilën pranohet kërkesa e Gordana Jankullovskës për anulimin e mbajtjes së dënimit në rastin “Tanku”. Vendimi i Gjykatës Penale me datë 08.10.2018 i rishqyrtuar nga Gjykata e Apelit, ku me datë 25.03.2019 është konfirmuar dhe ndryshuar në pjesën e dënimit, me të cilën Jankulloska shpallet fajtor për veprën penale “Shpërdorim të pozitës zyrtare” dhe dënohet me 4 vite burg do të shtyhet derisa Gjykata Supreme të merr vendim rreth kërkesave të parashtruara për rishikim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit. Përndryshe, Jankulloska do…
ISTANBUL, TURKEY – JUNE 23: Istanbul mayoral candidate Ekrem Imamoglu of the Republican Peoples Party (CHP) celebrates his win during his victory rally after Binali Yildirim of ruling Justice and Development Party (AKP) conceded his defeat in the rerun local mayoral elections for Istanbul on June 23, 2019 in Istanbul, Turkey. Turkish election authorities sent voters back to the polls after invalidating the result of the mayoral election held in March, in which Ekrem Imamoglu of the opposition CHP party won a narrow victory. (Photo by Burak Kara/Getty Images) Alsat-M 2019-06-24T13:15:24+02:00 Kryetari i ri i Stambollit, Ekrem Imamogllu, ka theksuar…
Alsat-M 2019-06-24T13:05:51+02:00 “Kemi marrë informacione se shumë njerëz që janë nisur nga Kërçova, Kumanova, Struga janë kërcënuar nga policia, Stacioni Policor në Tetovë, dhe janë bllokuar në disa vende, dhe nuk kanë mundur që të vijnë. Unë vetë kam qenë i kërcënuar, nga punonjësi policor, Ali Kasami. Ai më tha: Kush je ti që të vish nga Kërçova që të organizosh protestë në Tetovë?”, tha Ahmeti. Përndryshe, kjo protestë u paralajmërua nga personi me emrin El Çeka i cili kohës së fundit, në rrjetin social “Fejsbuk” ka publikuar materiale të përgjuarat të ashtuquajtura “bomba” ku dëgjohen duke biseduar pjesëtarë të…
Alsat-M 2019-06-24T12:56:43+02:00 Petar Atanasov ka deponuar dorëheqjen nga funksioni Zv.Ministër për Arsim. “I nderuar Kryeministër z.Zoran Zaev Dëshiroj të ju njoftoj juve dhe publikun, se unë sot do të jap dorëheqje nga funskioni zv/ministër i Arsimit dhe shkencës. Për këtë vendim unë ju kisha njoftuar edhe para rikonstruimit, mirëpo edhe tani mund të procesuohet. Thjeshtë, funskioni im mbetet i pa mundur dhe jo efektiv. Njëkohësisht, jap dorëheqje edhe nga gjithë funskionet e tjera në kornizë të Ministrisë për Arsim dhe të Qeverisë të cilën Juve e udhëhiqni!” – ka reaguar Petar Atanasov, zv. Ministër i Arsmit dhe Shkencës në dorëheqje.…
Alsat 2019-06-24T12:52:57+02:00 Shtyrja e seancës së sotme për rastin “Monstra” për shkak të mungesës së dy dëshmitarëve, ka shkaktuar revoltë tek prindërit e djemve të vrarë në Liqenin e Smilkovës. Ata thonë se rasti po shtyhet vazhdimisht. Goran Nakjevski, babai Aleksandrit të vrarë tha se derisa BDI-ja është në pushtet rasti nuk do të zgjidhet ky rast dhe do të ketë shtyrje të vazhdueshme me vite të tëra. “Na jepni informacionet e klasifikuara, ne tashmë i dimë zyrtarët e BDI-së, Safet Nezirin, Bujar Osmanin, Nevzat Bejtën dhe Bekim Neziri”, tha Nakjevski. Prindërit e djemve të vrarë që nga fillimi argumentojnë…
Alsat-M 2019-06-24T12:19:08+02:00 Kanë filluar protestat e paralajmëruara para selisë së Bashkimit Demokratik për Integrim nga qytetarët e pakënaqur pas publikimit të disa prej përgjimeve ku pretendohet që bashkëbisedues të kenë qenë figura të larta të BDI-së. Blerim Ameti apo i njohur dryshe si vëllau i publikuesit të përgjimeve “EL Cheka”, deklaroi se sot para fillimi të protestave është kërcënuar nga një punonjës policie i quajtur Ali Kasami nga Tetova. Ai theksoi se kërcënimet kishin ardhur përshkak se i njëjti ka organizuar protesta në Tetovë dhe jo në Kërçove prej naga edhe rrjedh vet Blerim Ameti./Alsat Kane filluar protestat ne Tetove!…
Alsat 2019-06-24T12:14:11+02:00 Seanca e sotme për rastin “Maxhar Telekom” është shtyrë për shkak se ish-drejtor i DSK-së, Sllobodan Bogoevski i cili sot duhej të dëshmonte nuk erdhi në seancë me arsyetim se nuk është ftuar sipas rregullave, kurse në seancën e ardhshëm të planifikuar më 4 korrik dëshmitar duhet të jetë Mikhail Kefalojanis, ish-drejtor i Telekomit të Maqedonisë , i cili ishte i dyshuari i parë dhe ndërsa tani më 4 korrik duhet të paraqitet në cilësinë e dëshmitarit. Kurse me 1 korrik do të vazhdojë seanca për lëndën “Monstra” e Prokurorisë Speciale Publike për vrasjen e pesëfishtë afër Liqenit…
Alsat 2019-06-24T12:00:34+02:00 Çdo moment pritet të filloj protesta e paralajmëruar para selisë së BDI-së në Tetovë. Pjesë e protestës do të jetë edhe vëllai i El Chekas, personit i cili po publikon të ashtuquajturat “bomba”, që kanë të bëjnë me funksionarët e lartë të BDI-së. Protestuesit pritet të shfaqin revoltën e tyre dhe të kërkojnë largimin e selisë së BDI-së nga Tetova. Protesta vjen pas fyerjeve që zyrtarët e lartë të kësaj partie i drejtuan në adresë të tetovarëve. Në afërsi të selisë së BDI-ja vërehet një numër i madh i forcave policore. Loading…
Alsat 2019-06-24T11:49:46+02:00 Një valë nga më të nxehtat e dekadës së fundit, me temperatura që mund të arrijnë deri në 40 gradë Celsius do të përfshijnë këtë javë Italinë, sidomos qendrën e vendit dhe veriun e tij. Sipas meteorologëve të 3Bmeteo dhe Meteo Expert, javën e fundit të qershorit temperaturat do të arrijnë shifra rekord edhe në disa kryeqytete europiane.Vala e fuqishme e nxehtësisë do të arrijë kulmin mes 27-29 qershorit në qytete si Torino, Milano, Bolonja, Romë, Frozinone, Rieti dhe Sasari me temperatura 37-40 gradë Celsius. Kjo valë e nxehtësisë i atribuohet anticiklonit subtropikal, që do të ndikojë kryesisht…
Alsat-M 2019-06-24T11:23:30+02:00 Ministri i Punëve të jashtme i Hungarisë, Peter Siarto sot do të qëndrojë për vizitë në Maqedoninë e Veriut. Siarto do të takohet me zv/kryeministrin për çështje evropiane, Bujar Osmani, ndërsa është parashikuar që së bashku të mbajnë pres konferencë. Nuk bëhet e ditur nëse Ministri Siarto do të shpërndajë detale për azilantin nga Maqedonia, ish-kryeministrin Nikolla Gruevski. Siarto në vitin 2016 ishte pjesëmarrës në njërin nga mitingjet e VMRO-DPMNE-së në Shtip, me çka kishte mbajtur fjalim në gjuhën maqedonase. Loading…
Alsat 2019-06-24T10:53:06+02:00 Më 23 qershor 2019, në orën 12:30, në MPB është njoftuar se në fshatin Skudrinjë, I.E. (57) ka vdekur pasi është goditur nga kamioni i tipit “Tam” (nën pronësi të tij) i cili kishte filluar të lëvizte pasi ishte parkuar për të ngarkuar bagëtitë për të cilat duhej ti transportuar në një thertore. Ekipi i Stacioni Policor të Gostivarit ka kryer inspektim në vendin e ngjarjes. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi. Loading…

