Alsat 2019-06-24T18:24:12+02:00 Duke komentuar protestën e sotme në Tetovë kundër zyrtarëve të lartë të Bashkimit Demokratike për Integrim, zëdhënësi i partisë së Ahmetit, Bujar Osmani tha se sot u dëshmua qartës se qytetarët nuk mbështesin tentimin që nëpërmjet shpifjeve dhe publikimit të privatësisë së funksionarëve, të arrihet në pushtet. Porositi opozitën që të ndjekin BDI-në dhe nëpërmjet programit t’i konkurrojnë ata. Mendoj se vet protestat, nëse mund t’i quaj ashtu treguan se qytetarët nuk mbështesin politikë të tentimit për të ardhur në pushtet nëpërmjet zbulimit të privatësisë së funksionarëve dhe shpifjeve, por kërkon program serioz, njerëz serioz me bagazh të…
Author: almakos
Alsat 2019-06-24T16:55:52+02:00 Plani i paqes së SHBA-së për Lindjen e Mesme ka hasur nё kundërshtim në botën arabe. Plani nuk përmban asnjë zgjidhje politike, bëhet fjalë vetëm për kërkesa ekonomike, është mendimi i përbashkët i kritikëve. „Konkluzioni se një ringjallje ekonomike pasohet nga paqja, është jo realist dhe një iluzion”, tha ministri palestinez i Financave, Schukri Bishara, gjatë një takimi të Ligës Arabe. Organizata për Çlirimin e Palestinës, PLO, e gjen planin si të bazuar „në premtime abstrakte”. Vetëm një zgjidhje politike mund ta zgjidhte konfliktin në Lindjen e Mesme. Organizata radikale islamike Hamas, që kontrollon Rripin e Gazës, deklaroi…
Alsat 2019-06-24T16:33:29+02:00 Edhe pse jo me intensitetin e vjetër, por megjithatë Moska edhe më tej do të tentojë të ndikojë në vend dhe rajon. Ky është vlerësimi i ekspertëve të cilët në Ohër ishin pjesë e Konferencës ndërkombëtare për siguri. Në mënyrë shtesë, thonë se nuk duhet të anashkalohet prezenca shumë më e madhe e Turqisë dhe Kinës, përmes investimeve të tyre në sektorë të ndryshëm. [embedded content] Rruga jonë është drejt NATO-s dhe pres më shumë investime nga Gjermania dhe Franca. Franca e ka strategjinë e re për Ballkanin, e cila mbetet operative dhe do të fillojë të funksionojë…
Alsat-M 2019-06-24T15:51:38+02:00 Qeveria dhe Prokuroria Themelore Publike nuk kanë përgjigje konkrete pas akuzave të ish këshilltarit në Ministrinë e financave, Branimir Jovanoviq për kurdisjen e tenderëve milionëshe. Tentuam të marrim të dhëna më konkrete edhe personalisht nga Jovanoviq, por u përgjigj se ka obligime private. Dje Jovanoviq në profilin e tij në Facebook, shkroi se nuk pajtohet me hapin e kryeministrit Zaev, që ministri aktual Dragan Tevdovski të largohet nga posti, pasi sipas tij, ai është personi që ka bërë reforma reale. Jovanoviq më tej shton se “fshesa” është dashur të përfshijë edhe zyrtarë që kanë kurdisur tenderë me shumë…
Alsat 2019-06-24T15:42:24+02:00 Prenotimet turistike patjetër të sigurohen. Lartësia e garancisë bankare që do duhet ta paguajnë tur-operatorët do të duhet në mënyrë shtesë të precizohet. Punonjësit turistik apelojnë sa më shpejtë të miratohet ligji për veprimtari turistike dhe hotelerike. Me këtë sipas tyre do të vendoset rend në këtë sektor dhe qytetarëve do t’u ofrohen udhëtime më të sigurta. Në propozim-ligjin e përgatitur nga Ministria e ekonomisë është paraparë garancia të jetë në lartësinë e të ardhurave që tur-operatorët i kanë siguruar gjatë vitit paraprak. Por, për agjencitë zgjidhja e këtillë mund të çojë në mbylljen e shumë agjencive turistike.…
Alsat-M 2019-06-24T15:35:12+02:00 Në të gjitha shkollat e mesme të vendit sot dhe nesër zhvillohet procesi i regjistrimit të nxënësve. Kryesisht nxënësit janë të orientuar për drejtime shoqërore, por nuk mungon as interesimi për drejtimet profesionale dhe ato ekzakte. Në gjimnazin Zef Lush Marku vetëm sot janë regjistruar rreth 120 nxënës, ndërsa në gjimnazin “Cvetan Dimov” janë regjistruar rreth 140 nxënës kryesisht në drejtimin ekonomik. Në Zef Lush Marku na kanë ngelur edhe 223 vende të lira. Deri më tash janë paraqitur afër 120 nxënës. Në shkollën tonë ekzistojnë gjashtë drejtime, matematiko-natyror kombinimi A dhe B. Gjuhësor artistik kombinimi A B…
Alsat 2019-06-24T15:29:53+02:00 Zv.minsitri i Arsimit Petar Atanasov ka dhënë dorëheqje nga ky post. Në një shkrim në Facebok Atanasov ka thënë se dorëheqja e tij nuk ka të bëjë me rikonstruimin e Qeverisë dhe se për këtë gjë e kishte njoftuar më herët edhe vet kryeministrin Zaev. Ai thotë se dorëhiqet për shkak se nuk ka hapësirë të reflektoj dhe të kontribuojë për reformat e duhura në Arsim. Në këtë periudhë të shkurtër në MASH punova në më shumë çështje dhe probleme dhe u përpoqa që të inkuadrohem në sa më tepër procese. Patjetër të potencoj se që në fillim…
Alsat 2019-06-24T15:17:18+02:00 Ekspertët vlerësojnë se propozimet e kryeministrit Zoran Zaev në kuadër të rikonstruimit të Qeverisë, nuk plotësojnë pritjet e qytetarëve të shprehura përmes zgjedhjeve presidenciale. Sipas tyre, Zaev më tepër ka propozuar emra për plotësimin e vendeve boshe. Naser Ziberi vlerëson se ndryshimet nuk do të sjellin rezultat për faktin që periudha deri në përfundimin e mandatit të kësaj Qeverie është e shkurtër. Lidhur me vendimin që Zaev të ushtrojë detyrën e ministrit të Financave, Ziberi shton se me këtë kryeministri i garanton vetëm një vend në kabinetin Qeveritar gjatë periudhës së Qeverisë Teknike. Konstatimi im është se ndryshimet…
Alsat 2019-06-24T15:11:59+02:00 Pas rikonstruimit të ministrave, partnerët e koalicionit pritet që negociatat t’i fillojnë për ndryshime në eshalonin e dytë dhe të tretë. Nga Qeveria thonë se bisedimet do të vazhdojnë menjëherë pas votimit të kabinetit të ri Qeveritar. Nga BDI konfirmojnë se me LSDM-në janë zhvilluar negociata për ndërrimin e drejtorive, por nuk potencojnë institucione konkrete. Është diskutuar për një këmbim drejtorish mes dy partive më të mëdha bartëse të koalicionit qeverisës, por akoma nuk ka asgjë konkrete. Do të shohim ndikimin e ndryshimeve në eshalonin e parë dhe më pas do të vendosim, gjë që pritet të ndodhë…
Alsat 2019-06-24T15:03:16+02:00 Pas dorëheqjes së Petar Atanasovit nga funksioni zv.ministrit për Arsim, kanë reaguar nga partia e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së. Nga LSDM dorëheqjen e kuadrit të tyre e quajnë si përgjegjësi ndaj qytetarëve “Sjellim vendime për zbatim thelbësor të ndryshimeve në nivel qendror dhe lokal, me qëllim të vetëm, përshpejtimin e avancimit ekonomik të vendit, për kushte më të mira në shoqëpri dhe jetë më të mirë për të gjithë qytetarët. Siç njoftuam pas rekonstruimit, deri në fund të këtij muaji, procesi i filluar për ndryshime duhet të vazhdojë me ndryshime në pozitat tjera udhëheqëse si vendet e zëvendësve dhe…
Alsat-M 2019-06-24T14:49:51+02:00 Pas publikimit të bisedave të përgjuara nga “El Cheka”, dhjetëra persona protestuan në Tetovë kundër drejtuesve të BDI-së. Protestuesit të cilët nga Universiteti i Tetovës u nisën drejt selisë së BDI-së në Reçicë u penguan nga kordoni policor që kishte bllokuar rrugën. Njëri nga organizatorët e protestës, Blerim Ahmedi, vëllai i El Chekës tha se nëpërmjet këtyre protestave kërkojnë përgjegjësi nga krerët e BDI-së dhe LSDM-së si dhe hetim ndërkombëtar për proceset gjyqësore. Mos besimi ynë ndaj institucioneve na detyroi që të marrim këtë hap, duke protestuar dhe kërkuar hetim ndërkombëtar për këto institucione. Po ashtu të japin…
Alsat-M 2019-06-24T14:42:43+02:00 Mungesa e dëshmitarëve kyc në rastin Monstra bënë sot që seanca e radhës në Gjykatën Penale të anulohej javën tjetër. Gjykata kishte kërkuar paraprakisht ndihmën e policisë për sjelljen në seancë të dëshmitarëve Dragi Ivanovski dhe Dime Veskov, por sqarimi i sotëm ishte se personat nuk ishin në adresat e mëparshme të tyre. [embedded content] Gjykatësi Osman Shabani komunikoi personalisht përmes telefonit me stacionet policore të Butelit dhe Gazi-Babës, por nga organet e rendit mori përgjigjen se dëshmitari Dragi Ivanovski nuk gjendej në adresë, madje e kishte shitur shtëpinë që figuronte në adresë. Për dëhsmitarin tjetër Dime Veskov,…

