Alsat 2019-06-24T15:42:24+02:00
Prenotimet turistike patjetër të sigurohen. Lartësia e garancisë bankare që do duhet ta paguajnë tur-operatorët do të duhet në mënyrë shtesë të precizohet. Punonjësit turistik apelojnë sa më shpejtë të miratohet ligji për veprimtari turistike dhe hotelerike. Me këtë sipas tyre do të vendoset rend në këtë sektor dhe qytetarëve do t’u ofrohen udhëtime më të sigurta. Në propozim-ligjin e përgatitur nga Ministria e ekonomisë është paraparë garancia të jetë në lartësinë e të ardhurave që tur-operatorët i kanë siguruar gjatë vitit paraprak. Por, për agjencitë zgjidhja e këtillë mund të çojë në mbylljen e shumë agjencive turistike.
Garancia bankare është shumë e rëndësishme që të mund t’i mbrojmë udhëtarët nëse ndodhë diçka, nëse ata ngelen jashtë të munden të sigurt të kthehen. Disa nga propozuesit propozojnë të jetë kompani sigurimi dhe aranzhamni të sigurohet dhe në rast të tillë, nëse ndodhë diçka të gjitha përgjegjësitë i merr kompania e sigurimit- deklaroi SINKRON – Sllave Siraçevski, kryetar i Odës së Turizmit
Punonjësit turistik kërkojnë kushtet e përgjithshme për udhëtim të rregullohen me akte nënligjore, e jo me ligj, që ndryshimet eventuale të munden më lehtë të zbatohen. Sipas zgjidhjes së re ligjore, në mënyrë të posaçme trajtohen tur-operatorët që janë organizatorë të udhëtimit dhe Agjencitë turistike që i shesin aranzhmanet. Në inspektoratin e tregut do të ketë inspekcione të posaçme turistike, ndërsa do të kontrollohen edhe ofruesit privat të dhomave dhe banesave që reklamohen përmes “Booking” dhe “Airbnb”. Nga Oda Ekonomike paralajmërojnë se do kërkojnë edhe rregullimin e organizimit të ekskursioneve në shkollat fillore dhe të mesme sipas ligjit për turizëm. Pritjet janë se Ligji do të miratohet para mbarimit të verës.
Aleksandra Spasevska
Loading…


